Pushteti prej letre nuk mund të quhet ndryshe veçse i djegur!…

0
28

Bekim Rexhepi

Edhe në këto zgjedhje të 15 nëntorit 2009, u afirmua edhe njëherë mosbesimi i madh i qytetarëve, i mosvotuesve të shumtë, edhe për kundër thirrjeve të zëshme të politikanëve vendor e të huaj. Prej, shpalljes se pavarësisë dhe disa njohjeve solide qe kemi pasur, janë pak tregues të tjerë qe do të mund të krijonin një besim të ri për votuesit e ardhshëm. Votuesit e ardhshëm nuk mund te ishin më shumë por veç më pak se sa në vitin 2007.

Bekim Rexhepi

Thirrja “voto për mu” ka qenë një nga më të përdorurat gjatë gjithë këtyre fushatave. Por, a është kjo në të vërtetë thirrje e vetme dhe e njëmendët me vend që të bëhej apo ishte vetëm sehire e radhës për mashtrim. Sa ishte larg statusi i pazgjidhur i Kosovës politika ditore e kontestonte atë në variante të ndryshme dhe madje si të vetmin problem politik për ndryshim të gjendjes kaotike në vend. Gjithçka u lidh me statusin, edhe problemet më të vogla u justifikonin me kallëzuesin e “statusit” dhe nuk mund të gjenin as farë zgjidhje, fundi pa u vendos statusi politik i Kosovës. Tani qe statusin politik e kemi goxha „të zgjedhur“, ikin dhe dalin prapë kontestime tjetër për të justifikuar problemet që mbeten të pazgjidhura aty ku ishin edhe para se te vendosej statusi politik.

Edhe në këto zgjedhje të 15 nëntorit 2009, u afirmua edhe njëherë mosbesimi i madh i qytetarëve, i mosvotuesve të shumtë, edhe për kundër thirrjeve të zëshme të politikanëve vendor e të huaj. Prej, shpalljes se pavarësisë dhe disa njohjeve solide qe kemi pasur, janë pak tregues të tjerë qe do të mund të krijonin një besim të ri për votuesit e ardhshëm. Votuesit e ardhshëm nuk mund te ishin më shumë por veç më pak se sa në vitin 2007. Standardi demokratik me 32% apo edhe me maksimum 38% nuk mund të quhet legjitim, e sidomos me rastin e Kosovës. Kosova si shtet i ri, mbase do të duhej të kishte tregues të tjerë, të mjaftueshëm të atyre tregues që zgjojnë gjithsesi besim e votueseve, apo më shumë besimin në aktet politike të vendit.

As standardet demokratike për të pasur pushtet legjitim, dhe as treguesit e paktë të arritjeve nuk arritën ta trullosin mendjen e qytetarit në shërbim të sehireve politike. Qytetari i vërtetë mbet besnik vetvetes së tij, ajo u tregua edhe në këto zgjedhje, asnjëri nuk e fal votën pa prova politike në favor të vendit dhe jetës së tij.

Do të ketë dredha të ndryshme lidhur me numrin e përgjithshëm të popullatës dhe njëkohësisht me përqindjen e pjesshme të votuesve në këto zgjedhje, por ne esencë do të mbetet ajo qe tashmë dihet dhe pritej një dalje e vogël e zgjedhësve në këto zgjedhje.

Qytetari edhe në këto zgjedhje të themi se u ndërgjegjësua, për atë se nuk do të njoh pushtete personale të një individi, të një familjeje apo të një kaste. Ky pushtet i cili u ngrit nga mbi kontestime nacionale sot vazhdon të sjellë akoma më shumë dëme nacionale për vendin dhe për politikën shqiptare në përgjithësi.

Duke e mbajtur në distancë qytetarin e lirë, politika ka arritur ta ruaj kontrollin e vet brenda ati numri dhe përqindëshi qe kishte gjatë vitit 2007, madje më këtë po orvatet të ruaj pushtetin e saj prej letre. Pushteti prej letre nuk mund të quhet ndryshe veçse i djegur…

Shpesh kem arritur në vlerësime politike të shtrembëruar, qe demokracinë e kuptojnë vetëm në favor të akteve politike për vet politikën dhe jo siç edhe duhet kuptuar nganjëherë demokracinë e qytetarit të lirë kur ay nuk pranon atë politikë autoritare që sillet brenda demokracisë me avangardë e saj autokratike.

Sikur të kishim numërim të regjistruar të popullatës në Kosovë do të mund të vinim në përafrim të identifikimit të përqindjes se votueseve dhe mosvotueseve në këto zgjedhje. Madje kush do ta besonte se në këto zgjedhje nuk ka pasur manipulime, si vije fjala për diasporën shqiptare (kosovaret) e cila do të duhej të ishte pjesë në këto zgjedhje dhe nuk është e përfshirë në to pasi kanë dështuar mekanizmat organizativë të zgjedhjeve. Janë shumë bashkatdhetar qe në nuk kanë pasur mundësin të jenë pjesë e zgjedhjeve 15 nëntorit 2009, sepse kanë munguar insativatë se si të bëhet ato nga jashtë Kosova.

01 pas mesnatës së 15 Nëntorit 2009

Çakallimi fillon nga kryeministri i Kosovës, nëse keni pasur pak vëmendje dhe kohë ta ndiqni në media “festimin e PDK-së”, para se të komentohen të dhënat e para të numërimit të votave nga KQZ-ja, Hashim Thaqi, ja nisi turbo tallave prej urimesh dhe fitoresh në të gjitha komunat e Kosovës. Këtë çakallim më se paku politik nuk do të duhej ta bënte vet kryeministri, për të mos u dukur akoma më i papjekur se ç’është në të vërtetë. Çakallimin duhej t’ia linte reperave partiak, të cilët siç mund të kuptojmë po bëhen kopje apo hije të tij edhe në ato pak aktivitet ku shoqërohen ata me lëvizje komike apo me simptome kronike të kryeministrit. Ora 01 pas mesnatës së 15 nëntorit 2009 na e nxirri PDK-në dhe Hashimin fitues të zgjedhjeve lokale, kjo ka qenë e pritshme sepse konkurrenca ka qenë e dobët ndaj tij. Lëvizja për Vetëvendosje nuk qe rival i ashpër në këto zgjedhje, andaj edhe do të kemi një politik e cila duket se do të rrëshqas në të njëjtën vrimë pa ja parë hairin. Kryeministri do të duket më i ngjeshur në këto zgjedhje, më i gishtëruar ndaj të tjerëve duke u treguar së është edhe më i besuari. Ndofta brenda kësaj ëndrre do të zgjohet paksa i shqetësuar edhe për numrin e lartë të mos votuesve.

16 Nëntor 2009