Pushteti i frikës dhe frika e pushtetit

0
74

Nga Petrit Rama, 20 Gusht 2012

Ndoshta keqardhja më e rëndë që kam ndjer si qytetar i shtypur i këtyre dy legjislaturave qeverisje autoritare, është deklarata në ikje e ambasadorit danez ku theksonte se në këte vënd të rinjtë nuk protestojnë nga frika se kryeministri mund ti vrasë.

E rënda është se ndërgjegjia shoqërore ka krijuar një apati fataliste që e ndërthurur me friken e ngjarjeve të Janarit ka si produkt Llukashenkizem mendor. Po ashtu dhe te rinjtë, e zhveshin vehten prej funksionit dhe detyres historike: permbysjen e regjimeve të padrejta e tejet kriminale. Pra, e keqja është se populli është vetëskllavëruar përballë një kryeministri të pashpirtë që në dukjen e tij simbolizon dhunën dhe diktatorin që vdes nga mosha,por në përmbajtje nuk është gjë tjetër përveç një njeriu të dobët e tejet frikacak.

Natyra frikacake e kryeministrit duket qartë në monopolin e dhunës të krijuar rreth vehtes: që nga përqendrimi i çdo pushteti të mundësh shtetëror dhe pamundësis për ta zbutur nga frika se mund të shembet nën të,masat e ndërmara për sigurinë personale si automobili,veshja antiplumb dhe gjer tek teknologjia e shtrenjtë e shërbimeve informative, e se fundmi shtimin e paprecedentë të truprojave në 129, përbën një nga rastet më të paprecedenta për një kryeministër te nje shteti europian ne raport me natyren pranojake a skizofrenike te tyre.

Thënë shkurt: Pushteti i Berishes po shndërrohet nga autoritar në diktatorial nga menyra sesi ka përftuar aftësinë e njëhsimit të të kundërtave por me kuptimësi të njëjtë .Përshembull është për tu mbajtur mënd dhe për tu llogaritur saktë si tregues dhe ushtrues frike deklarata e kryegardistit Prendi që aktakuzës së prokurorisë mbi ekzekutimin gjakftohtë të qytetarëve shqiptarë iu përgjigj se nuk kishte bërë kurrfarë faji përveç ushtrimit të funksionit dhe detyrës së tij shtetërore.

Për tu mbajtur mënd sepse Prendi perfaqëson logjikën e pushtetit dhe forcës së dhunës ligjore të kryeministrit, kryesisht kur duartrokisnin për komandantin e tyre në fund të çdo séance gjyqësore.

E nga ana tjetër, po këta gardistë qëndrojnë nën frikë permanente mbi aktin e mundshëm fatal që mund të ndërmeret ndaj kryeministrit Berisha, i cili qesharakisht tradhton vehten me deklarata populiste nga njëra anë dhe shton ushtrin e rojave për tu mbrojtur nga populli në anën tjetër. Megjithatë e ka kot,krimet do ta ndjekin nëpër ëndrra atë dhe nuk do ti ketë në ndihmë truprojat e tij ,as kur të përballet me vullnetin popullor, sepse historia ka dëshmuar qartë e në shembuj konkret sesi populli shqiptar qëlloi mbi kryet e politikës dhunuese dhe pse këta të fundit patën me qindra, ndoshta me mijëra bjellogardistë më shumë se Saliu.