Pse sulmohet Dom Anton Kçira

0
28

Patriotizmi i gjallë energjik,dallon pikërishtë për atë që ai përjashton cdo armiqësi ndërkombtare, dhe njeriu, i frymzuarë nga një patriotizem i tillë, është i gatshem të punojë për gjithë njerzimin, në qoftë se puna e tij do të jetë e dobishme për atë.

Dobroljubov

Nga Krist Gjinaj

Shkrime e lexime, shtyp e botime gjanë në mbarë webfaqet shqiptare dhe neper gazeta. Këtu e kam fjalen për Dom Anton Kçiren dhe për thanjen e tij të fjalimit ne Detroit.

Por, sa për çudi, duke u munduarë të e shofin kimen ne sy të huj, nuk e shofin kaun para syve të vetë, e kjo vlenë për shumë ata/ato që mundohen me e gjykue të madhin Dom Antonin e sidomos Bashksia Islame e cila kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Por, thonin pleqet e vjeter se “Dhija i pau deles njeher bishtin perpjet e e qeshin, por harroj se t´vetin e mbanë çdo here perpjetë”.

Kemi sa të dojmë edhe të dhena edhe fakte për fjalimin e hoxhallarve të cilet që moti kan qenë vegel e huja ( disa prej tyre ) kemi edhe ne kohen e pasluftes kur shumë figura kombtare shqiptare të perkatsis fetare të krishtera u shanë dhe u ofenduanë publikishtë e të tjeret heshten, po, heshten sepse ashtu u pelqente edhe atyne e ma e mira e të mirave ishte thanja në heshtje.
Si Don Antoni por edhe shumë të tjerë u revoltuan edhe u befasuan kur mbasë luftes në Kosovë , ndrroj ajo thanje e vjeter , ndrroj kahja e percaktimit drejt Evropes se Krishter, e kjo ndodhi posaqerishtë nga ata të cilet si nxante as kisha ne kohen e paraluftes në Kosovë, pra cipat e ftyrave u ndryshuan si maskat e errta në diten e bardhë.

Shumë u mundun që të e fusin urrejtjen sidomos ndaj mikut ma të madhë që e ka njoftë poplli shqiptarë, pra mikut Amerikan i cili u solli driten e bardhë shqiptarve-driten e lirisë, e ky mik urrehej nga shqipfolsit sepse i thonin kryqali, e me nji valë të madhe filloj bashkimi dhe miqasia me vendet islame arabe, filloj ndertimi i xhamive sikur të ishin kpurdha pas shiut, e kurrë nuk u gjetë ndoj shqiptar i krishter që e kundershtoj ketë ndertim, ndersa për ndertimin e kishave dhe të Katedrales u shkrun libra, u mbajten fjalime, u duk kjart e mirë helmi dhe urrejtja e mbrendshme, e askush për historianet e per imamet nuk kërkoj që të heqen nga detyra dhe nga posti që kan, e sot, kerkojnë heqjen e Dom Antonit nga detyra. Peshku kalbet nga koka e jo nga bishti.

Poplli shqiptar nuk e psoi fatin si të boshnjakve, sepse ky popull nuk quhej si popull musliman ashtu si quhej poplli boshnjak, edhe pse ktij islami i kemi pa sherrin cdo here dhe jemi izoluar nga bota sikur të ishim njerez të xhunglles, sepse veq shqiptaret e boshnjaket janë popull me perkatsi islame ne Evropë.Puna e shumë intelektualve, luftarve edhe pa Dom Antonin është mundu me u hudh poshtë , sepse kërkohej bajraku pas dasmes e ne dasem nuk kishte hiq bajraktar qe guxonin me marrë flamurin.U dashtë punë e madhe me i tregu botes se nuk jemi turq as musliman por jemi shqiptarë , jemi pra bijt e Nanes Tereze që mulla Naimi e quan magjupe e Shefqet Krasniqi e quan të pamoralshme dhe çdo gja që i del nga goja. e askush nuk u ngrit ne ndoj protest kunder ketij ose atij.

Jemi popull i Krishter dhe i salvum e i përvujtun, jemi popullë që i dhamë shumë figura të shqume Evropes, Vatikanit dhe botes.
Puna e Dom Antoinit nuk mundet të matet nga askush, sepse ai dha shumë per nderkombtarizimin e çeshtjes shqiptare, ai edhe foli edhe punoj, e ma vonë,si normale që është, ndjen veten dhe popllin shqiptar të cenuar para mikut ma të madhë-pra mikut Amerikan.

Neper lisa të thatë dihgjet edhe i njomi, e kjo kishte të bente me tre shqiptaret e burgosur për veper terroriste në SHBA.
Burgosja e shqiptarve për vepra terroriste ishte edhe pas këtyre tre, e më e fundit ajo në Prizren ne vitin e kaluar.

Ne ngrisim balada neper ” fakte ” dhe “histori” por nuk ngrisim të vertetat që poplli shqiptar i pagoi me gjakë e lak për të mbijetuar, e ata që i mohojnë vrasjet e masakrat e shqiptarve në 500 vjet roberi e dhunë nen sundimin turk ata tash ”duhet t´a dërgojn në rrugen drejt vendeve islame” se aty e paskan ”shpetimin” e jo ne rrugen drejt vendeve të krishtera, e për ketë arsye i madhi Dr Rugova urrehej shumë nga ” hoxhallaret ” dhe e thrrisnin të kthehet ” kah kilbla ” po jo se jo , e për ktë edhe fotografia e tij së bashku me Papen Gjon Pali II nuk gjindet ma askund, e hoqen ,e hoqen bajraktaret e shtetit që s´janë asgja ma të mirë , për qeshtjen e kombit shqiptarë. Këta, duke mendu se veç me pushkë qenka arritë dhe fitu liria , çka ne fakt, pushka është leht të përdoret kur ke në diçka me u mbajtë dhe me u arsytu, harrojnë se pushka do të ishte e padobishme se do t´psonim ma keq se boshnjaket edhe pse nuk shpetum pa masakra që mbeten mbi dhe , e pushka ngrehet atehere kur të mbron çdo kush, pra bota e dinte se shqiptari nuk është si thoshte turku e shkau, por shqiptari është dhe ishte ne vendin e vetë, ne vendin e bekuar edhe nga vetë Zoti.Duhet marrë parasysh , pra ato të verteta që duhet të futen ne librin e historis e për dikand është e hidhun por s´ke çka i bënë.

Ishte edhe Dr Rugova që cenohej për se gjalli nga shumë “gazetar” e ” hoxhallarë” sepse i madhi Dr. Rugova nuk e donte islamin as nuk e shifte Kosoven drejt rruges së Lindjes por vetem drejt Evropes së Krishter.
Nese kërkojnë falje antishqiptaret për kokqamje e trazira që po i sjellin, ateherë kuptohet se me të vertet kan gabuar rand por e kuptojn gabimin shekullorë.

Çdo kush ndjehet dhe duhet të ndjehet i shqetesum kur shqiptari i kthen Amerikes me të keq ,pra bëhet bukpërmbyses,duke u mundu që t´a damton, të e damton mikun më të fortë që i solli lirin dhe e mban n¨n krahet e vetë ketë popull të harruar.

Të tjert heshtin për akte të tilla , s´flet askush as se donon aktin e tillë.Heshtja e të tjerve e banë me të drejtë të revoltum Dom Antonin ku ai edhe sçarohet kur thotë se:

“Fjala ime aty ka shprehur ne menyre emocionale indinjaten ne lidhje me ngjarjen e bazes ushtarake te Fort Dix te New Jersey -it, dhe ndoshta fjalori i perdorur nga ana ime ne ket rrethana nuk ka qene i perzgjedhur mire dhe me kujdes. Sa per sqarim, une kam shprehur indinjaten time qe tre shqipetare te marrin guximin per te marre pjese ne nje akt te tille terrorist te mbetur ne tentative kunder interesave Amerikane dhe vecanerisht ne nje baze ushtarake Amerikane, e cila ka strehuar 20,000 refugjate te ardhur nga Kosova, gjate luftes. Duke e vleresuar kete si nje akt te pamoralshem tradhetie dhe te nxitur nga individe ekstremiste fetare, pa marre parasysh detyrimin e madh moral qe ne si komb kemi dhe do te kemi ndaj shtetit Amerikan, kam shprehur hapur indinjaten time personale per kete çeshtje.” (Dom Anton Kçira)

Le të kerkon falje Bashksia Islame e Kosoves, por edhe e Shqipnis, që mundohet me e fut popllin shqiptarë ne terr e zi , e shifet se ku jemi deri me sot.Ata le të kërkojnë falje për vujtjet e popllit që vetë poplli i vun në kurriz të vetin për shkak të tyre.

Le të kërkojnë falje ata që ndalojnë vendosjen e bustit të Nanes Tereze e i fusin explozivin vetem pse është e krishter.
Le të kerkojnë falje ata që kishat tona të lashta i falin me dorë e shpirt serbve duke e mohuar se janë kishat tona , pra kisha të ndertume shekuj me heret para se me ardhë sllavet.

Të tillet që e akuzojnë Don Antonin , duhet të kërkojnë falje shekullore për të bamet kunder vetë popllit të vetë qe e quajnë shqiptarë.
Le të kërkojnë falje ndaj popllit këta hoxhallarë që e mashtrojnë popllin duke e klasifikuarë me shumë si musliman sesa shqiptarë.

Të gjitha këto falje është dashtë me shekuj të i kërkojnë këta por nuk kërkuan, e ju i nderumi Dom Anton keni ba mjaftë për kombin tandë e mos u çuditni se të tillet që të gjuhen ty në kokë , janë po ata që dikur j´u gjujten Bogdanit e për hakmarrje i ndertun edhe xhamin mbi vorrë dhe akoma nuk janë të ngopur ndaj tij, duke u munduar çdo ditë e natë të njollosin figuren kombtare të Bogadanit si dhe të çdo figure të krishten në token tonë-çka në fakt , është merita e krishterimit që e mbanë popllin shqiptar të pa shkombtarizuar-këtë e dijn shumë por nuk dojnë të e dijn.

Naim Trnava duhet të i kërkon falje popllit që e genjen çdo ditë se vendet arabe kan me e pranu Kosoven si shtet por s´po pranohet , sepse “nuk është islamizu Kosova ” që është dashtë të behet simbas tyne.

Ky me grupen e tij duhet me i kërku falje popllit që e genjen se islami është pranu me deshirë, duhet të i tregon popllit se ishim ne shkombtarizim total , por edhe duhet të i tregon popllit se filmi i vendosur në Youtube.com është edhe veper e tij që është lshu në perdorim me lejen e tij , se ky e ka marrë kaseten e pregaditur me dinakri nga Luigj Gjoka që e njohin gjithë shqiptaret për të bamet e tij.Kaseta i ishte dërgu edhe kryetarit të Kosoves.
Për krejt këto fakte flet kjart e mirë Dom Antoni.

Edhe Dom Shan Zefi , Dom Lush Gjergji e shumë prifta të tjerë janë në shenjester të antishqiptarve e kjo tregon kjart se tash nuk e kan shkaun mbi kokë , e kan Evropen dhe Amerikanin që i qujnë si “Kryqali ” por s´prish punë sepse laramanizmi te dikush nuk është gja tjeter veçse nji moral i dobët, e te dikush ka qenë vetem çeshtje egzistence qe dallon shumë nga njera në tjetren.

Disa që mundohen të e fajsojnë Dom Antonin se paska “përkrahur Millosheviqin” harrojnë se kjo nuk është aspak e vertet por edhe sikur të ishte cka nuk është ,atehere do të shtrohet pytja se : Kush e përkrah faktikishtë pushtusin me shekuj, kush i mbanë emrin neper objekte të faljeve Sulltanve dhe kasapve shqiptarë. Asgja ma pak nuk jan Sulltanet se Millosheviqi.

Pse nuk kërkon poplli shqiptar nga Turqia që ajo të kërkon falje për masakrat ndaj popllit shqiptar por e mbanë si mik dhe vlla turkun.Poplli shqiptar duhet të kërkon edhe nga Serbia që ajo të kërkon falje për masakrat ndaj popllit tonë.
Nuk thotë kot Spinoza : -” Shpirtrat ngadhnjejnë jo me armë por me dashuri e shpirtmadhesi” e ju i nderumi Don Antoni , ju keni ngadhnjy moti ketë e din mirë mbarë poplli i Kosoves dhe të mbanë si birin m´a të dashtun për liri, punë, kontribut dhe largpamsi përsa i përket çeshtjes kombtare, bashjeteses, pajtimit kombtar etj.
Ka shumë tjerë që duhet të kërkojnë falje sepse ata kan folur e vepruar me zemer e veper e jo veç me gojë.

Shqiptaret me bisht janë ata shqiptarë të cilet pregadisin sulme terroriste kunder Amerikes, pra kunder këtyne miqve me të fortë që ka sot për sot shqiptari , edhe pse kjo fjalë e shqiptume nga Don Antoni është përdorë nga grupet e ndryshme ekstremiste dhe antikombtare.

Shumë është e cuditshme se për shqiptaret që tentonin të banin akte terroriste kunder Amerikes nuk dul askush që t´i denoj aktet e tilla por veq heshten , e të tillë (Shqiptarë) ka mjaft neper Evropë dhe Botë që denohen për akteterrorizmi kunder botes se krishter e disa nga ata janë:

Me 27 Korrik 2009 arrestohet Hysen Sherifi
Me daten 12 Tetor 2009 ne webfaqen www.forumi-islamik.com publikohet thirrja për terrorizem kunder Amerikes dhe arrestohet Artan Kristo .
Me daten 22 Dhjetor për veper terroriste arrestohen Dritan Duka , Eljvir Duka,Shain Duka.

Ne Prizren me 27 Shtator per veper terroriste arrestohen :Bekim Kazazi, Shaban Dili,Bajram Berisha dhe Ilaz Ismaili e tre të fundit shtetas kosovarë ndersa i pari me shtetsi Amerikane.
Me daten 28 Shtator 2009 ne Greqi arrestohen kater shqiptarë të dyshuar për terrorizem.

Pra, askush nuk mundet të mohon se shqiptaret gjinden neper lista të dyshuara për terrorizem dhe se, sidomos Forumi Islam në Kosovë vazhdon se manipuluari dhe flet në emerë të gjithë besimtarve shqiptarë-musliman-kush i jep të drejtë mazhorance ktij??!!

Si të mos nervozohet Dom Antoni për veprime të tilla.
Tokat shqiptare janë duke u berë vater e terrorizmit islamik , dhe për ketë arsye , montimi i klipeve për fjalimin e Dom Antonit nuk janë gja tjeter përpos një qellim për hapjen e dyrve qellimkqija .Nese e shikojmë mirë fjalimin e Dom Antonit e verejmë se kur ai nuk i leviz buzet, zani vazhdon të ecë , pra kur ai hesht, zani flet. Kjart e mirë mund të vrehet se është montim zëri.
“Gjithashtu ne kete video montazh ne menyren me histerike jane bere ilustrime fotografike te ngjarjeve me tragjike te ndodhura ndonjehere ne te gjitha trojet tona etnike dhe qe nuk kane asgje te perbashket me permbajtjen e fjalimit tim. (Dom Anton Kçira)

Ndersa, në rrjetin social-virtual FACEBOOK është iniciuar një grup me emrin “Te behen 1.900.000 Shqiptar qe jane kunder Priftit Don Anton Kcira”, të cilës deri më sot i´u janë bashkangjitur vetem rreth 20.000.

Këtu shifet kjart e mirë se qellimi për njollosjen e Dom Antonit ka filluar qysh se moti, nuk është veq nji rastesi, por nese analizojmë shumë figura të tjera që sot gjinden si heroj e msohen neper shkolla si heroj , ne me fakte historike mundemi me i qujt tradhetarë dhe asgja ma shumë, si për shembullë:
Ali Pashë Tepelena, që masakroj dhe salvoj shqiptaret e krishter veq për të e pranu islamin si fe-tash hero dhe figurë e ndritur.

Enver Hoxhen, që masakroj me mijra shqiptarë e sidomos klerin katolik-tash figure e çmume që edhe rruget e Kosoves e mbajnë emrin e tij-kush po e ofendon poplin?!

Fadil Hoxha, që masakroj me mijra shqiptarë për nji post ne Jugosllavi- I festonin ditlindjen-kush po e ofendon popllin.
Sulltan Murati, kasap i shqiptarve –tash mbahet si shejtë neper xhamiat shqiptare.
Sulltan Fatihu, që me koka shqiptaresh ndertoj kulla-tash edhe ky shejtë neper xhamia shqiptaresh.

Ore zotri: Ne me shekuj jemi të ofendumë nder sy , jemi të ofendumë me veper e askush nuk i permirson këto gabime – duke harru se shkelin mbi gjakun e qindra e mijra shqiptarve e prapë servojnë gjakë sikur të kishte qenë ujë.
Faktet janë të kjarta por nuk i a shkruar askush dhe janë djegë gjatë sundimit turk , sepse si thotë Konica:

“çdo botim ne gjuhen shqipe ishte i ndaluar me rreptësi dhe denohej me internim e nganjiherë edhe me vdekje” (Konica -Shqipria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore faqe 45 )

Por duhet pranuar se deklarata e klerikut islam në Prishtinë na vjen pas një sërë librash dhe shkrimesh që derdhnin vrer mbi personalitetin e Nënë Terezës e mbi kultin e Ipeshkvisë Katolike të shqiptarëve të Kosovës me të vetmen arsye pse kjo Ipeshkvi inicioi ndërtimin e Katedrales në Prishtinë.” (Sh.Dibrani)
Por, Dom Antoni nuk harron të deklaron se:

“Une ne fjalimin tim kam dashur te them se: Ashtu sic u masakruan 260 mije muslimane ne Bosnje, ashtu do te ishin vrare dhe masakruar 1.9 milione Shqiptare ne Kosove po te mos ishte nderhyrja ushtarake e NATO-s e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. çdo interpretim tjeter eshte nje keqperdorim i qellimshem i fjalimit tim, dhe nje nxitje e paster e urrejtjes nderfetare mes shqiptareve nga individe ekstremiste fetare, nga ish sherbetore te UDB-se jugosllave, nga komuniste ateiste te shitur dhe te blere qindra here, te cilet komuniteti Shqiptar i Detroitit i ka identifikuar me kohe dhe i njeh shume mire.” (Dom Anton Kçira)

Me vite e shekuj kemi pritur, që ata që i shkaktun dhimbje, robri, analfabetizem popllit tonë, të kërkojnë falje – sepse tash është koha e ata e din se kush janë.