Arben Çokaj, 15.01.2010 – botuar në “Shekulli”
Kur diçka shkon keq, kërkohen fajtorët. Në standardin demokratik të 20 viteve të fundit, shumë krime politike janë konsumuar, por fajtorët kanë shpëtuar pa u hyrë ferra në këmbë.
Dhe për këtë deformim të demokracisë e moszbatimit të ligjit, për këtë mentalitet të dhunshëm e jodemokratik në shoqërinë tonë, për këtë mbrojtje politike e dhembshuri paradoksale ndaj kriminelëve, duke shpëtuar gjithmonë fajtorët realë, përgjegjësinë kryesore e mban kryeministri aktual, S. Berisha.
Ngjarjet më të rënda, që kanë ndodhur në Shqipëri këta 20 vjet, janë tragjedia e 1997-ës, shpërthimi katastrofal i Gërdecit dhe tani përmbytja apokaliptike e zonës së Nënshkodrës.
Për të tre këto raste, direkt ose indirekt, ka përgjegjësi kryesore akrobati nga fshati Viçidol, që si falangë dreqi e zgjatur mbi trupin shqiptar, po e kompenson pështjellimin e tij politik me marri e agresivitet dhe po përdor çdo mjet legal e ilegal, për të shpëtuar prapanicën e vet nga katastrofat pa fund që prodhon. Në fund, a do ia dalë ai mbanë?
Kryeministri i ngujuar në kullë
Disa ditë më parë, në një opinion, drejtori i kësaj gazete, Adrian Thano ngriti pyetjen: Çfarë ndryshimi ka një qeveri nga një bandë? Përgjigja ishte: Qeveria drejtohet nga ligji,, banda nga kapobanda. Ajo që po na ndodh, është e qartë. S.Berisha e drejton qeverinë sikur po drejton një bandë. Ligji eshte anashkaluar.
Ky vend po drejtohet me VKM të nëshkruara nga S. Berisha, pyesni juristet dhe do t’jua konfirmojnë.
Bashkimi i tij me znj. Topalli, në një politikë pa mend në kokë, ka krijuar precedentin psikologjik të kupës që ka gjetur kapakun.
Dr. Stone eshte nje miku im psikiater. Ai e vlerëson si shkallën më të lartë të rrezikshmërisë shoqërore, një person që vret për të trembur të tjerët, komunitetin. Në shumicën e rasteve, ky i sëmurë psiqik është një dështak, një njeri pa kurajë, që kërkon të vlerësohet e respektohet – kërkon të krijojë identitet.
Të gjithë e kemi parë Berishën në Opinion, tek fërkonte duart nga kënaqësia, disa ditë pas vrasjes “aksidentale” të Trebickës – dëshmitarit kryesor për implikimin e të birit të kryeministrit në tragjedinë e Gërdecit.
Ashtu siç pamë znj. Topalli tek bënte mëk-mëk, pa e mohuar fare hedhjen në erë të Aleks Kekës, ndërsa ajo akuzohej nga PDK, si e dyshuara kryesore për porositjen e kësaj vrasjeje. Ishim në prag fushate, dhe ajo kishte nevojë për shembuj: kufoma mbi tavolinë. Sot, po keta dy dështakë flasin për ata që bëkan “politikë me mortin” (?!)
Kryeministri i vendit është njeri asocial. Ai mbyllet në zyrë dhe informacionet, shpeshherë jo plotësisht të sakta, i merr nga bashkëpunëtorët e tij. Ka mbledhur 10-15 vetë, të hurit e të litarit dhe duke sakrifikuar herë njërin e herë tjetrin, ai i ka futur tmerrin gjithë vendit, duke u krekosur para Fazlliçit: ja çfarë u bëj unë shqiptarëve!
Kështu krekosej edhe Millosheviçi, para ndërkombëtarëve, dikur në luftën e Kosovës, duke i thënë përfaqësuesit amerikan Hollbruk, se “shqiptarët i rrahim me shuplaka“. Millosheviçi vdiq siç e meritoi: si qen, në qelitë e të burgosurve për krime lufte në Hagë.
Si do i vejë halli kryeministrit tonë, që po e kalon vendin nga kriza në krizë, nga skandali në skandal, nga katastrofa në katastrofë dhe të gjithë ia hapin rrugën në këtë sukses kokëposhtë të tij, që nga Presidenti, Kryeprokurorja, e deri te disa njerëz të dhunuar të opozitës?
Problemi kryesor i tij mbetet Edi Rama. Po e theu edhe këtë pengesë, ai do ia dalë mbanë, që të vendosë në Shqipëri një model qeverisjeje, ku të gjithë janë të futur në të njëjtin kazan.
Ku për papërgjegjësitë dhe marritë e tij, paguajmë të gjithë…
Duke qëndruar i mbyllur në kullë, i ndikuar nga avujt e drogave të informacioneve gjysmë reale të bashkëpunëtorëve, kryeministri ynë, nga frëngjia e tij, gjuan herë njërin e herë tjetrin, kë t’i teket atij.
Kryeministri ngjan me një njeri në hasmëri, që është ngujuar në kullë e që nga aty, ai shikon jashtë që të kuptojë se çfarë bëhet atje. Për të ka rëndësi të rrijë në kullë, nuk ka rëndësi çfarë çmimi paguan ky popull, të cilin ai pretendon se e drejton, për ta mbajtur atë në zyrë.
Duke qenë i mbyllur, ai ka tendencë deliri dhe paranoje. Dr. Ina Vetriolo, ne nje shkrim te para disa diteve ne kete gazete, e konsideron me te drejte Berishën, të sëmurë mendor.
Ky nuk është rasti i parë, por e rëndësishme është: si mund ta gjejmë ne mënyrën, për ta larguar këtë pehlivan e ngatërrestar nga posti, që ai ka zaptuar me forcë e gënjeshtra?! Kjo është çështja sot – të tjerat janë kozmetikë.
Shkodra mbytet, Jozefina krihet
Kur uji ka mbuluar totalisht me disa metra thellësi zonën e Nënshkodrës, kur dëmet ekonomike, njerëzore dhe të gjësë së gjallë në atë zonë janë kolosale, dhe kur qyteti i Shkodrës është bërë kaps, pasi i janë bllokuar jashtëqitjet në liqen, dhe ujërat e zeza në vend që të derdhen në liqenin e Shkodrës, janë kthyer mbrapsht dhe hyjnë brenda në qytet, znj. Topalli takohet në Bruksel me z. Busek.
Me guximin e një derdimeneje, me gojën gjysmë të hapur si peshk në zall dhe nën buzëqeshje të sforcuar, znj. Topalli thotë se mori mbështetjen e Busek, që opozita të hyjë në parlament, sidomos tani kur Shqipërisë, në mënyrë të qëllimtë, iu shkaktua si gjithmonë, edhe një krizë e re.
Një krizë që mbart sërish idetë fluturake të sekserit të familjes, Damir Fazlliç. Sa keq, kur një fuks ordiner serb akoma edhe sot, na bën lëmsh shtetin, si Dushan Mugosha dikur! Kot s’thonë se historia përsëritet.
Znj. Topalli mund të shihet si viktimë në këtë ngjarje të përmbytjes totale të zonës së Nënshkodrës, por ajo në fakt qëndron shumë afër k/ministrit Berisha. Se pse ka ndodhur kjo katastrofë ujore, këtë e ka ditur edhe znj. Topalli, dhe nuk e ka ndaluar.
Prandaj edhe znj. Topalli ka marrë dozën e duhur të agresivitetit politik, që karakterizon Berishën, në ëndrrën e saj për ta zëvendësuar komandantin një ditë, në të ardhmen.
Shkodra, një qytet, që ka votuar gjithmonë për PD-në, po shpërblehet sot në këtë mënyrë. Pse? Pse po paguajmë ne shkodranët sot?
Sepse Berisha dhe znj. Topalli kanë një defekt të përbashkët, ata mbledhin rreth vetes gjithmonë njerëz të paaftë, hajdutë dhe shpërdorues të klasit të lartë dhe kjo nuk ka si ta çojë shtetin përpara. Ata nuk shqetësohen aspak për popullin, të cilin pretendojnë se e përfaqësojnë, shqetësohen vetëm për interesat e veta personale.
Për hir të së vërtetës duhet thënë, se në Shkodër vota më shumë vidhet nga militantët e PD-së, se sa votohet për PD-në, megjithëse Shkodrës i ka dalë nami si bastion i PD-së. Dhe vota e vjedhur ja se ku ta jep një ditë, pas koke.
Nëse Shkodra nuk zë mend nga zgjedhja e znj. Topalli dhe klanit të saj në politikë, atëherë ne shkodranët e meritojmë këtë shpërblim fatkeq, dhe gjëma të tjera mund të vijnë në të ardhmen.
Për sa kohë që në Shqipëri, do lejohet që karrierat politike të fillojnë me vjedhjen e ndihmave të kishës pas vitit ’90-të, këto ftakeqësira nuk do mund ti shmangim. këta përçarës të popullit nga keq-menaxhimi i pushtetit, atëherë ne prapë do shohim katastrofa dhe skandale në këtë vend.
Çifti që na drejton sot, ka kaluar në dalldi e delir të pashërueshëm. Nga paaftësia për të drejtuar, ata bëhen agresivë. Kur bëhen të tillë shkaktojnë vetëm viktima.
*Ish-këshilltar i fushatës elektorale të PD-së.
4 KOMENTE në “Shekulli”
Jam shume dakord me sa thoni dhe pse ne disa gjera mendimi im eshte ndryshe ! Por me duket shume e vyer,iniciativa juaj : ndonjehere njerzve duhet tu hapesh syte dhe kur kritikat vijne nga nje njeri qe e njeh nga brenda funksionimin e nje partie si PD, ato behen me te drejta dhe me te faktesuara !
Pa dashur te fyej popullin shqiptar , ai eshte nje popull i mesuar me fatkeqesi, korrupsion,papergjegjesi,diktature ,etj etj dhe gjate njezet vjeteve te fundit ai rralle here e ka ngritur zene dhe sma do mendja ta ngrere zene kunder nje pushteti qe vetem llafe e korrupsion paraqet si alternative !Sali Berisha per nje pjese te mire tepopullit konsiderohet si “varrmihesi i diktatures” dhe ky mit i ngritur me propagande e force justifikon cdo gje qe mund tu beje Sali Berisha shqiptareve ( piramidat,gerdeci, korrupsioni, etj etj !
Merrni nje te perndjekur politik : sado intelektual te jete ai kurre smund te votoje per nje parti tjeter pervec PD se Saliu e shporri diktaturen !
Konkluzion : per sa kohe popullit si hapen syte se cnjeri e drejton vendin dhe si e ben kete , shqiptaret kane per te mbetur ne vend numero per cdo gje ( zhvillim ekonomik , viza apo anetaresim ne BE , respekt nga nderkombetaret,paqe sociale !
ALFA | January 15, 2010 4:01 PM | Repliko
Jam shum dakort me autorin e ketij shkrimi, ne fakt i ka permbledhur te gjitha, per sa mund te shkruhen per Sali Berishen e kompani. Por dua ti them se eshte shume vone dhe kete vonese qe eshte ne fakt vonese ne demokraci, na e sollen turmat e Saliut, me papergjegjshmerine e tyre. Neqoftese votova ne 91-shin dhe 92-shin, per PD-ne, votova qe te kontribuoja per ndryshimin e sistemit dhe jo qe tme merrte Sali Berisha me ate zonjen fatale Zhozefin, per kembesh. Zoteri puna dhe karakteri i Sali Berishes u pa qysh me shkaterrimin e grupit parlamentar te PD-se, se 91-shit, ku shumica u distancuan nga Sali Berisha dhe vulen ja vuri 96-shta dhe 97-ta. Kush i shkoi mbrapa Sali Berishes mbas ketyre viteve, per mua nuk ka menduar se do te ndertoje demokraci, por diktature. Eshte e kote tani mbasi Saliu i hedh ne plehra disa militante, te dalin dhe te sulmojne Saliun. Shume ish-sigurimsa dhe ish-komuniste, (jo ata qe panvaresisht bindjeve, mbas 90-tes, u larguan dhe nuk tentuan te marrin pushtet politik) mbas permbysjes se madhe e shane dhe e dreqosen Enverin qe ti hapnin rrugen parajses politike dhe pushtetit, bile disa na dolen dhe te persekutuar, duke i hyre ne hise atyre qe u masakruan nga regjimi gjakatar i pacientit te Saliut, Enver Hoxhes. Por jo eshte shume vone, sejcili e ka bere zgjedhjen e tij dhe kush kerkon ndryshim duhet ta beje kete me vote dhe me protesta, neqoftese kjo vote i deformohet.
Shkodra eshte rasti i gjalle i papunesise dhe i skamjes, ku ne cdo tragjedi, qofte ne det apo ne toke,(kufi) eshte e pamundur qe mos te degjosh neper lajme emra shkodranesh dhe kjo vjen nga papunesia dhe mjerimi qe e ka kapluar kete qytet me rrethine, megjithese ka 20-vjet qe ja jep voten Sali Berishes dhe qe ka kontribuar ne pushtetin e tij familjar dhe si nje i kamufluar i UDB-se, arrin ta shkaterroje Shqiperine dhe vecanerisht Shkodren deri ne maksimum.
Megjithate nuk eshte vone zoteri artikullshkrues dhe te pergezoj se vertet shkrimi eshte i goditur dhe jam i bindur qe ata qe do ta lexojne dhe qe besojne akoma tek Sali Berisha, do te mendohen dhe ndoshta edhe do te kthjellohen, se perpara vjen Shqiperia, pastaj Sali Berisha dhe partite.Adrian Ibruli | January 15, 2010 3:55 PM | Repliko
Kush ja ka bere pyetjet vehtes:-
1. Cfare do te beja une, po ta kisha ne dore politiken dhe pushtetin, per qytetin e Shkodres?
2. Cfar jam munduar te bej edhe pse nuk kam akses politik dhe pushtetar?
Me vjen keq, po jo vetem shkodranet por ne pergjithesi populli e ka humbur ndjenjen e kolektivitetit (a thua se kjo fjale u kujton kolektivizimin).
Kur forca e madhe qe gjeneron nje popullate e tere te vihet ne levizje ( jo per fushata politike e budallalleqe te tjera te llojit politik) por per perballjen e problemeve dhe halleve te perbashketa, per venien para pergjegjesise popullore te te gjithe shkaktareve te ketyre halleve e problemeve( ndofta duke filluar nga vetvetja) athere besoj se dicka do e behet per Shkodren.
Vetem duke hedhur,jo pas shpine por larg ne humnere, dallimet nga me te ndryshmet qe jane ulur kembekryq ne mes nesh dhe kane filluar te ngulin rrenje ne mentalitetet tona, besoj se per Shkodren do te behet me mire
Duam te jemi me mire, duam te jemi si Europa, por me dallime – “Kryq e Mysliman”,” Magjyp e Gabel”, “Qytetar e fshatar”, “Malesor e Katundar”, “Shkodran i ri e Shkodran i vjeter”, shkojme vetem ne mesjete.
Mendoj se kjo eshte ajo “e keqja e vogel” qe te gjith e ndjeme dhe ja provojme shijen e hidhur, po qe njekohesisht e mundohemi t’ja fshehim vehtes e ta largojme nga vetja
vetem kur per problemet tona te perbashkta te behemi nji, athere nuk ka shtet as pushtet qe te mos veproje e te mos jape llogari.V.N. | January 15, 2010 3:27 PM | Repliko
Kam vetem nje verrejtje!
Ata nuk mbledhin vetem njerez te paafte rreth vetes, por ata jane vete te paafte si per te bere punen qe u eshte caktuar, edhe per te njohur talentet kush vertet ben pune.
Arber | January 15, 2010 9:30 AM | Repliko