Pse po bërtasin Olldashi dhe Basha?!

0
42

Nga Erion Braçe, 11 Korrik 2013

Bërtasin nga frika- më shkruante dikush qëparë.
Njëri po bërtet e tjetri e ngre zërin më shumë; përsëri nga frika.
Të dy po fshehin frikën nga humbja!! Nuk thonë asgjë për humbjen.

Në fakt është më shumë se kaq: Populli i ka ndëshkuar fort, 1 milionë herë me radhë!!
Dëgjova Olldashin t’u thoshte një grushti njerëzish se: “Grupi parlamentar i PS ka 30 kriminelë brenda tij!!”

E kuptoni, gjysma e grupit qenka me kriminelë. Sepse kështu thotë Olldashi, ende ministri me pushtet i qeverisë së Sali Berishës! Ky ministri, mbi të ky kryeministri paska falur 30 kriminelë në opozitë!
Por, mbi te gjitha: Populli paska votuar 30 kriminelë!!

Dëgjova pas tij dhe Bashën t’i ulërinte Edi Ramës: “Demokratët do t’i kesh mbi kokë për të kërkuar llogari për premtimet për heqjen e taksës mbi biznesin e vogël, shëndetësinë pa pagese etj, etj.”
Ky spurdhjak bërtet edhe më fort se i pari. Ky ka frikë edhe më shumë dhe ka të drejtë.
Ky ka vjedhur dhe ka vrarë!! Ndaj populli e palloi 35 mijë herë mu në mes të Tiranës!!
Dua t’i them dhe unë dy fjalë, thjesht si popull: Lulëzim!! Patjetër qe ti duhet të bësh roje. Por si opozitar s’e bën dot. Ti je në pushtet!

Po edhe sikur të mos ishe, ti nuk je si populli Lulëzim; madje as si demokratët e thjeshtë.
Ti Lulëzim ke një pasuri të pamatë!! Ose më saktë ne ta matëm, por tutori yt nuk lejoi kurrë hetimin për të!!

Duke nisur nga dupleksi buzë pyllit qe ti e ke deklaruar me vlerën e shtëpisë në Mëzes!!
Vërtetë që ne kemi detyrimin për taksën e biznesit të vogël, por kemi marrë përsipër edhe detyrimin për verifikimin e pasurisë tënde!! Qindarkë më qindarkë e shtëpi më shtëpi, se për fat të mirë, ndryshe nga demokratë të ndershëm, ti ke më shumë se një shtëpi, këtu, në bregdet por edhe në Hollandë!!
Mbi kokë do na kesh! Natyrisht, nga ty kërkohet vetëm një gjë: Te mos fshihesh pas PD, të mos mbrohesh me PD, thjesht të tregosh faturat e pasurisë tënde!!