Po e tham qyshe ne fillim se Dom Anton Kçira nuk i ka zgjedhe fjalet e pershtatshme per te thane ate qe ai, dhe neve te gjithe, e kemi mendue ne momentin e zemrimit te madh nga akti i shemtuem terrorist i tre vllezerve shqiptar musliman Duka kundra shpetimtarve amerikan te Kosoves dhe per te cilin ato u denuen nga gjykata me burgim te perjetshem tue turpnue para te gjithe botes racen shqiptare si mosmirenjhse dhe terroriste islamike, siç kan propagandue gjithmone, edhe sot, serbet. Pikrisht me kete argument te “terrorizmit islamik shqiptare”, serbet e kan justifikue gjenocidin e turpshem antishqiptar ne Kosove.
Tue marre parasyshe kontributin e madh shume vjeçar te dom Anton Kçires ne te mire te botes mbarshqiptare dhe ne te mire te mirekuptimit nderfetar ne mes shqiptarve , asht e qarte si drita e diellit dhe krejte afer mendsh, natyrisht per nji mende te shndoshte e jo te smure nga fanatizmi, se fjalet e Dom Anton Kçires te thanuna ne ate moment kane kete kuptim:
“Po te mos kishin qene kryesisht ushtritë shpetimtare amerikane, ateher te gjithe kosovart (me shumice absolute muslimane) do ti kishte mbyte krimineli Millosheviq si qej”.
Ne dashte te ju pelqejne o ne dasht mos te ju pelqejne, por po te njajten gja po e tham edhe une tashti, publikisht dhe me gjakftohtesine ma te madhe, se “Po te mos kishin qene kryesisht ushtritë shpetimtare amerikane, ateher te gjithe kosovart (me shumice absolute muslimane) do ti kishte mbyte krimineli Millosheviq si qej”. Jo se njerzit e pafajshem mund te vriten si qej, por per terroristat serb, kosovart kan ma pak vlere se qejt. Kete gja monstruoze e ka vertetue fakti i gjenoçidit qe ato kane ba ndaj popullit te pafajshem kosovar.
Asht pikrisht per kete arsye qe NATO-ja nderhyni tue bombardue Beogradin, pa shikue ne se jane te nji besimi ose jo. Kjo gja asht ma se e vertete dhe asht nji fakt qe s’ka burre qe e mohon.
Se dyti due te baj pyetjen se pse u ngrit ky problem vetem tash mbas ma se dy vitesh dhe jo ne momentin kur dom Anton Kçira i pat thane ato fjale dhe pse nuk u dha ne YouTube fjalimi komplet per i montuem, ku ai me te drejte ven para pergjegjesise per ate ngjarje te shemtueme terroriste edhe klerin musliman shqiptar, i cili ne fakt nuk ka ba asnji pune bindese me besimtart e vet neper xhamina kundra terrorizmit islamik?!? Heshtja e klerit musliman shqiptar per kete problem botnor dhe kombtar e ngarkon me pergjegjesi te pajustifikueshme klerin musliman mbarshqiptar.
Kjo zhurme e madhe dhe ky pluhun skandaloz qe u ba tash mbas ma se dy vitesh kundra patriotit te njohtun Dom Anton Kçira tregon keqadashjen dhe instrumentalizimin nga ana e ekstremistve islamik antishqiptar, agjenta te terroristve islamik jo shqiptar, per te fute perçarje nder shqiptart. Aqe e vertete sa ato arriten deri ne ate pike sa ti bajne ne YouTube lavdrime Bin Ladenit si mbrojtes i nderit te muslimanve dhe te tjera thirrje anti amerikane. Ndigjojeni ju vete thirrjet skandaloze te “Forumi-Islamik.com” ne elozhimin e terrorizmit nderkombetar: “Forumi-islamik.com”
http://www.youtube.com/watch?v=NbgDHAXSkoA
Kjo asht nji prove e padiskutueshme se kete zhurme e kan ba veglat ekstremiste islamike jo shqiptare, te cilet e ndjejn vehten jashte loje ne Ballkan mbas shpalljes se Pamvarsise se Kosoves nga Serbia. Asht pikrisht kjo loje qe u luejt ne kurrize te kosovarve edhe ne Konferencen e Vendeve Islamike ( KVI ), e cila refuzoi kerkesen e klerit musliman te Shqipnise dhe te Maqedonise per njohjen e Pamvarsise se Kosoves nga Serbia kriminale dhe mbeshteti propozimin per mosnjohjen e Pamvarsise se Kosoves qe bani kryetari i Bashkesise Islamike te Serbise, Myftiu i Beogradit, Muhamed Jusufspahiq (Lexo ne serbisht lajmin ne Tanjug date 4 prill 2008 : http://www.blic.rs/Vesti/Politika/36255/Jusufspahic-se-usprotivio-priznavanju-nezavisnosti-Kosova). Me kete qendrim Konferenca e Vendeve Islamike u thote muslimanve kosovar:
“Mire jua bani Millosheviqi dhe tash vazhdoni te rrini nen kriminelat serb !!!!!!!!”
Per kete qendrim skandaloz te KVI-se heshten terroristat islamik shqiptar ne Kosove, ndersa sot po ngrejne nji pluhun te madh kundra patriotit dom Anton Kçires, i cili asht nji shkam graniti kundra rrymave ekstremiste islamike antishqiptare.
Se treti kjo zhurme koinçidon me arrestimin nga autoritetet e Kosoves dhe deportimin ne Shqiperi te imamit elbasanas Kastriot Duka ( http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,13544), edhe ky me te njajtin emen me vllezrit Duka, imamin e vetëshpallur të xhamisë në Marinë të Skenderajt, i cili shkeli ligjet e Kosoves tue drejtue nji xhami abuzivisht pa lejen dhe aprovimin e Bashkesise Islame te Kosoves. Me kete zhurmen devijohej vemendja nga Imami fajtor Kastriot Duka tek patrioti shqiptar Dom Anton Kçira. Me kete zhurme tentohej te goditej nji nga shtyllat e patriotizmit shqiptar sidomos te atij kosovar dhe njikohesisht te futej perçamja nderfetare ne mes shqiptarve.
Hapni syte o shqiptarë, që të mos bini viktima të fushatave antishqiptare !!!!!