Pse asnjëherë nuk bëhen publike të dhënat statistikore në Maqedoni?

0
35

Bota Sot | 04.07.2013

Debat publik i SHSHA-së në Çikago lidhur me aktivitetin e Entit Shtetëror të Statistikave.

Është e vërtetë se institucioni i Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) në Shkup ka qenë i mbyllur për opinion dhe asnjëherë nuk i pati bërë publike të dhënat relevante të indeksit përkitazi me ecuritë ekonomike, të politikës së investimeve, të planit të buxhetit, të ekonomive familjare dhe të resurseve tjera zhvillimore në këtë vend.

Me këto të dhëna e nis këtë debat SHSHA-ja në Çikago me drejtoreshën e ESHS-së Bllagica Novkovska, e cila në një prononcim të saj pati thënë me gjysmë të zërit “janë të punësuar shqiptarë në pajtim me Ligjin për administratën publike”! Dhe përsëri e lë në dilemë qasjen tonë se a ka vërtetë shqiptarë të punësuar në këtë institucion shtetërorë me bagazh profesional (ekonomistë, jurist dhe inxhinierë të informatikës dhe të përpunimit të të dhënave nga fushat gjegjëse të statistikave.

Dihet se ndër vite në këtë institucion shtetëror nuk pati të punësuar asnjë shqiptar dhe të dhënat statistikore mbetën në dryrin e kohës politike, që ato më shumë janë kalkuluar për manipulimet e mundshme për çështjen e popullit shqiptar karshi me opinionin ndërkombëtar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)