PS: Kompania e deputetes Vokshi u favorizua me procedura false

0
40

E premte, 20 Gusht 2010

Partia Socialiste ka ngritur disa akuza ndaj deputetes Albana Vokshi, bashkëshortit të saj dhe Kryeministrit në lidhje me favorizim të një kompanie private në shfrytëzimin e vendburimeve të naftës, kompani në pronësi të bashkëshortit të deputetes Vokshi. PS ka kërkuar hetimin e kësaj ngjarjeje si dhe hetimin e burimeve të pasurisë së deputetes së PD-së.

5 milione usd pretendon Partia Socialiste se janë shitur aksionet e kësaj kompanie të 2 milionë aksioneve. Sipas PS-së, zyrtarët e kompanisë fshehin shitësin e këtyre aksionevePartia Socialiste thellon akuzat ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshit, për afera kurruptive, duke akuzuar për favorizime edhe Kryeministrin Sali Berisha.

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, deklaroi dje se kompania në pronësi të bashkëshortit të deputetes Vokshi, është favorizuar nga Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, publikoi një sërë dokumentesh, që sipas tij ngrenë dyshime për mënyrën sesi kompania “Stream Oil” ka arritur të përfitojë. Braçe tha se dyshimet vijnë pasi kjo kompani, duke qenë pa përvojën e duhur, ka përfituar kontratën me procedura të falsifikuara.

“Më datën 15 gusht, pra vetëm 1 javë pasi ka marrë kontratat qeveritare, aksionarët e kësaj kompanie hyjnë në transaksione dhe blejnë 2 mln aksione të themeluesve të “Stream Oil”, me një vlerë prej 5 mln dollarësh. Dokumenti është ky. Ajo që është e rëndësishme të thuhet në këtë rast, ka të bëjë me faktin që zyrtarët e kompanisë fshehin shitësin e këtyre aksioneve”, – deklaroi Braçe. Ai shtoi më tej se Kryeministri Berisha ka favorizuar për përfitime personale kompaninë e bashkëshortit të deputetes Albana Vokshi, duke i dhënë të drejtën e shfrytëzimit të 4 nga 6 vendburimeve të naftës që ka vendi.

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka akuzuar drejtpërdrejt Berishën, pasi sipas tij, në ndihmë dhe të studios së vajzës së tij ka favorizuar këtë kompani si shumë të tjera në vend. Sipas tij nuk bëhet më fjalë për një aferë korruptive, por për kapje të shtetit nga Kryeministri dhe familja e tij. Ndërkohë deputetja e PD-së, Albana Vokshi hodhi poshtë akuzat e PS-së duke paralajmëruar kallëzim penal për kreun e opozitës dhe deputetët e saj.

“Bëhesh qesharak Edvin Rama në lidhje me të ashtuquajturën pasuri prej 4 miliardë dollarësh, gjoja dhuratë që më është bërë nga Kryeministri, gënjeshtër që as fëmijët nuk e besojnë. A e di ti që kjo shumë është gati sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm vjetor të Shqipërisë? Apo ndikimi i simulantëve që përdor ta bëjnë të pamundur këto përllogaritje?”, tha Vokshi. “Askush, nuk mund të shkelë dot mbi dinjitetin dhe personalitetin tim dhe të familjarëve të mi.

Ndaj, për të gjitha ato që përmenda më lart, për të gjitha ato që di dhe nuk kam folur ende, për të gjithë dëmin moral mbi mua dhe familjen time, si dhe për dëmin e madh material që po shkaktohet çdo ditë nga sulmet denigruese, deklaroj dhe siguroj që të gjithë personat përgjegjës, duke filluar nga Edvin Rama, do të përgjigjen para ligjit”, vijoi më tej Vokshi.