Protestuesit “kundër Lindës”, vajza e xhaxhait të Sali Berishës dhe vajzë e tezes së Liri Berishës

0
52

TemA, 11 Janar 2013

Gazeta Tema arriti të zbardhë jo vetëm listën e protestuesve në Qytetin Studenti, por dhe lidhjet familjare dhe nepotike të tyre me Sali Berishën dhe interesat e tyre të drejtpërdrejta kundër familjes Basha në Tiranë, nga e cila rrjedh Linda Basha, gruaja e Edi Ramës.

Pas publikimit të pjesshëm të listës në gazetë, nga verifikimet tona rezulton se organizatori i protestës ka qenë Bujar Brovina, drejtor i përjetshëm i Qytetit Studenti. Arsyeja është se territori i Qytetit Studenti është pronë e familjes Basha, e cila nuk i kthehet për shkak të të qenit ndërmarrje publike. Brovina dhe rrethi i afërt i tij, që u kanë vënë syrin këtyre pronave dhe po i tjetërsojnë me koncesione dhe privatizime, mobilizuan një rreth të ngushtë të njerëzve të lidhur direkt me interesa konkrete në këtë histori.

Më poshtë po shpjegojmë lidhjet nepotike të “protestuesve” kundër familjes Basha.

Në krye të protestës ishte Hasime Lauka, vajzë e Sulejman Berishës, e cila është thjesht vajzë e xhaxhait të Sali Berishës, kryeministrit të pacipë të Shqipërisë. Vetë Lauka banon në Qytetin Studenti pas godinës 15, aty ku ka pronat familja Basha dhe shkon i proteston atyre para shtëpisë së tyre legjitime në Tiranë. E ardhur nga Tropoja në Tiranë, si zaptuese trojesh dhe pushteti, tani kërkon t’u prishë dhe ndërtesat banorëve të vjetër të Tiranës.

“Protestuesja” e dytë, Mirsie Palaj, është thjesht kushërira e Liri Berishës si vajzë tezeje. Banon tek Shkolla e Bashkuar dhe nuk ka asnjë lidhje as me lagjen e xhaxhait të Linda Bashës dhe as me pallatin, por thjesht bën detyrën për t’i shërbyer kushërirës së saj, gruas së kryeministrit.

Luljeta Demiraj, kujdestarja e godinës nr.3 është kunata e Avdi Matës, banon tek Depoja e Ujit, tek pjesa informale dhe është aty për shkak të lidhjeve të saj politike.

Urim Shenlika, “protestuesi” agresiv është kunati i Bujar Brovines, kujdestar i godinës 4. Janë njerëzit që po tentojnë të privatizojnë pronat e familjes Basha.

Orjola Dervishaj, shefe e burimeve njerëzore është thjesht nusja e nipit të Brovinës.

Arbana Mehaj është kryetare e degës së PD-së.

Marjeta Golemi, godina 9, kryetare seksioni e PD në njësinë nr.10.

Ardian Tepelena, kushëriri i parë i kryetares së Këshillit Mbikëqyrës, Anila Jani

Lista e protestuesve siç shihet është e mbushur jo vetëm me kushërinj të parë të Liri dhe Sali Berishës, por dhe me lidhje të ndyra nepotike të një mafie që po merr peng Drejtorinë e Qytetit Studenti, si dhe tentativat për rrëmbimin e pronave të një familje të vjetër tiranase.