Promovim i vëllimit me tregime ‘Stuhi e fjetur’, Prishtinë

0
49

Shoqata Kulturore e Kosovës
“Anton Pashku”
në Prishtinë

F T E S Ë

Shoqata Kulturore e Kosovës “Anton Pashku” me seli në Prishtinë, sot (e mërkurë), më 13 janar 2010, në orën 11, në BKUK, organizon promovimin e përmbledhjes me tregime të shkurtëra me përmbajtje filozofike “Stuhi e fjetur” të autorit Vilson Culaj.
Për vlerat e këtij libri do të flasin dy shkrimtarë dhe kritikë letrarë: Prend Buzhala e Flamur Maloku.
Në fakt, Shoqata Kulturore e Kosovës “Anton Pashku” me seli në Prishtinë nuk e zgjodhi rastësisht për botim pikërisht përmbledhjen me tregime të shkurtëra e me përmbajtje filozofike “Stuhi e fjetur” të Vilson Culajt, sepse kjo Shoqatë deri më tash ka botuar mbi 60 tituj të ndryshëm e ndër ata tituj edhe monografitë që i kushtohen Katarina Josipit, Anton Pashkut, Hyrije Hanës, Nikë Preles, Mësuesit Gjon Dulajt, Metush Krasniqit, Albert Mirditës, Zef Gojanit, e shumë të tjera. Këto figura padyshim se kanë lënë dhe po lënë gjurmë të pashlyera në këto hapësira etnike.
Në fakt, autori i librit që promovohet sot deri më tash ka botuar edhe këto libra: “Tinguj të padëgjuar” (poezi), 1998, “Furra e Nabukodonozorit” (roman), 2001, “DAHO & VE” (poezi), 2003, përmbledhjen me poezi kushtuar Rifat Kukajt “Zhbërja e ikjes”, 2006, dhe tash “Stuhi e fjetur”.
Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2002.
Vilson Culaj jeton dhe vepron në Klinë.

Prishtinë, 11 janar 2010