Promovim i pesë vëllimeve poetike nga Ajet Shala

0
49

Ajet Shala

Promovimi i pesë vëllimeve poetike, nga Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova” të Poetit AJET SHALA.

Përshëndetje për juve, shum të ndëruar miq, pjesmarrës nga mbarë trojet etnike, në këte festë të librit! Të ndëruar Poet dhe krijues të vargut, të ndëruar familjar. Ka disa ditë në jetën e një njëriu që bëhet më krah te vertete qe mund ta dergoi gezimi dhe emocioni qe ka Brenda vetës. Jeton një lumturi që edhe fjala më e mençur nuk mund ta shprehë dot kaq saktë.

* Ka disa ditë kur aj është mes gjerdanit të urimëve dhe të një obligimi për të ndërtuar një të nëserme ndryshe shum të ndritshme shum me të bukur, shum më të mençur. Është një ndër, emocion i madh kjo ditë kur po promovohen pesë vëllime të mia poetike, katër në shqip e një në Italisht. Dhe un jo rastësisht e zgjodha këtë Qytët kështjellë e pa mposhtur Arbërore, Dikur ” tampon zonë “të tmerrit, nga se përher aty ishin thyer lindja dhe perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”. Shkruante Gjon Nikollë Kazazi i Gjakovës (1702-1752). Këtu u thya Turku, shkau, komunizmi, dhe makinëria Serbe. Këtu çmohet dhe ka vlerë arti, kultura, dhe çdo gjë tradicionale shqiptare. Andaj un dhe miku im krijues z. Namik Selmani patem fatin dhe ndërin të festojmi këtu sëbashku me juve ditëlindjen e vargut tonë poetik këtu në Gjakovën heroike – Ku më ëndje dhe emocion kam shkruar për patriotizmin kombëtar nëpër etapa të ndryshme.

* Në të gjitha vëllimet e mia poetike i kam shkruar Atdheut, çlirimtarve, dhe ekzodit nga makinëria barbare Serbe. Ju kam shkruar Jetimve nga lufta, invalidve, Nënave dhe motrave Shqiptare që dhan aq shum kontribut në luftë. Dhan bijtë bijat, bijat që gjaku i tyre na e solli lirinë. Dhan buken, bën luftën me anmikun dhe lindën bijë e bija trimeresha në llogore lufte, dhe kampe refugjatësh.

* Neve jemi Komb I vaçant, ku të vetmit kemi Heroina Burrnesha që përkrah burrave luftuan dhe ranë për atdhe. Si Shota Galica përkrah Azemit, Si Xheva Krasniçi Lladrovci, për krah Fehmiut. Si sokolesha e Gradicës Antigona Fazliu që la librat dhe rroku automatikun dhe në moshen 18 vjeqare u flijua për altarin e Lirisë.

* Krijova vargje për Noren e Kelmendit, edhe për Tringen e Smajles, për Humanistën Nënë Tereza.
Në keto vargje jan përjetimet e mia ndjënja dhe emocioni për tër ket periudhë , dhe e ktheva në varg kujtimi të mire për gjith ate që e ndiva në palcë dhe damarët e mijë.
Për heroit dhe martirët e kombit. Për çlirimtarët , Për kullat dhe ditëlindjen e ketyre vargjëve vendosa sot ta festojmi së bashku në këtu në Gjakovë, në djepin e kulturës, traditës dhe të patriotizmit. Ku vlëresohet rrënjësisht pesha e fjalës së shkruar, në vargun poetik. Un keto vargje i shkruva në një qark kohor të shkurtër. Shum gjëra njëriu në jetë i bën nga rrethana edhe të detyruara, nga nevoja të ngutshme. Por Poezia nuk është obligim i detyruar, por vjen një ditë që ajo të bëhet si buka qe ha, sepse Poezia është art, passion ku përmes vargut, poeti nxjerr brëndinë e vet para lexuesve. Nuk mjafton vetëm deshira për tu bër poet, jan disa kritëre që duhet ti ket në brëndinë e tij.

Poeti për mes vargut të vet duhet të hyjë në brëndinë e shpirtit tek lexuesit, ta ket në vete një shkallë filozofie që ta percjell trendin. Rrugëtimi artistik i vëllimeve të mia poetike nëpër qendrat kulturore si Prishtina, Tirana, Skenderaj, dhe sot Gjakova. Rrugëtim drejt lexuesit të botës shqiptare, drejt qarqëve letrare të qendrave kulturore ku jan mirë pritur. Deri sa një audiencë të mirëpritur vargu im, ka patur edhe në qarqët e huaja si në Zvicërr ku jetoi dhe veproi, dhe në Itali. Më vëllimin poetik Lirika e Bjeshkëve “Liriche Dei Monti” e përkthyer nga Dr. Klara Kodra, studjuese e mirë njohur. Që shfrytëzoi rastin ta falendëroi për punën profesionale. Rrugëtimi i vargut tim artistik është një rrugëtim njerëzor një emocion personal shpirtëror që nuk mund të mbahet brënda unit, por duhet shumëfishuar. që të bëhem pjesë e emocionit të lexuesit e vargut qoftë epik apo lirik. Ajo qa mua më mbanë dhë më bën të ndihem mirë është vizioni im kombëtar i zberthyer në varg.

Brenda rrugetimit njerezor të Kosovës e ndjeva se duhet të shtoja një kontribut modest në lemin e letrave shqipe. E pra keshtu ishte dhe për mua kjo rrugë. E bukur dhe e veshtirë. E ngrohtë dhe e mirëpritur. E ndjejë se Kosova ka nevojë edhe për fjalën e bukur të poetit, për tingullin e lahutes, edhe për fjalën shqipe që asnjëher nuk duhet ti mungoi vatrave shqiptare kudo ku janë në Kosovë e në botë.

* Përshendës nga zemra familjet e deshmoreve të lirisë, gjaku i tyre i derdhur e ka bërë edhe më fisnike rrugën tonë, qoftë edhe poezin tonë që kemi shkruar e do të shkruajm.
Un lirisht mund të shprehem para jush, së ndihëm njëri më fat dhe i ndëruar, për bashkëpuntorët e mijë krijues të vargut poet e shkrimtar të mirëfillt të atdheut nga mbarë trojet etnike. Për këte staf që mua mi jap shpirt enërgjisë krijuese të vargun tim.
Urimi i pare do ti takonte organizatorit të këti evenimenti poetik. Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova”. Përkatësisht Kryetarës së kësajë qendre Kombëtare, Krijueses dhe aktivistës se pa lodhshme të qeshtjes Kombëtare drejt bashkimit të kombit, të ndëruares, zonjës, Mevlyde Mezini Saraçi. Përzemërsisht të falëndëroi e nderuara zonja Mevlyde dhe të jam mirë njohes, për Analizën kritiko letrare të vargut tim dhe botimin e sajë tek Gazetat.

Të falëm nga zemra për organizimin e mirëfillt mjaft profesional të këti evenimenti ku u promovuan shtat vëllime poetike. Ndër të cilat 5 të mijat dhe 2 të shkrimtarit çam nga Berati z. Namik Selmani, “Zjarri I Kujtimit” poezi dhe Kritika Letrare ” Kur Fjala e Mençur Bashkon Kombin”. Që kete kisha me veçuar edhe për ballinën ku ka marrur Bunarin e Milosh Kopiliqit vepër, monument i UNIKOMB-it. që përzemërsisht e përgëzoi autorin, dhe i uroi vargut të tijë rrugë të mbarë e të pa lodhëshme.

* Ne kete rrugë të vargut tim kam patur pran ndihmen e nje miku të mire të menqur. Të një njëriu të afirmuar të letrave shqipe, autorin e gati 30 librave të botuara në vitët e krijimtarisë se tijë. i ketijë autori që është pjesmarrës i shum antologjive poetike kombëtare e nderkombëtare, si edhe redaktor i mbi 30 librave në poezi. Quhet Namik Selmani dhe është një përfaqësues i denjë i frymes se Camerisë martire që ka fatin e Kosovës sonë terë endërra lirie. Ky bashkim vlerash, kjo miqësi e bën edhe me të bukur fjalen dhe afron edhe me shum bashkimin shpirteror Brenda trojeve shqiptare që do të vazhdoi edhe me shum nete ardhmen.

* Falendëroj mikun tim, Analistin Kritiko Letrar z. Dukagjin Hata për analizen shumë profesionale të cilën paraprakisht e pat botuar në Gazetën “Ballkan” që un më pastaj e postova tek libri im “Kodi i Urës” si Parathënje.

* Gjithashtu e falëndëroi Poeten nga Tirana zonjën Fatime Kuli për analizën kritiko letrare.

* Njeherit falenderoi Recenzentin e dy vëllimeve të para poetike z. Agim Desku dhe i jam mirënjohes për mbeshtëtjen dhe bashkepunimin.

* Falenderoi mikun tim poetin z. Hyqmet Hasko për analizën kritiko letrare të tre vellimeve të mia poetike.

* Përshendës dhe falendëroi mikun tim të mirë dhe shum të çmuar, z. Dr. Muhamet Rogova, njëherit bashkëpuntor në levizjen mbarë kombëtare UNIKOMB. Për fjalën e ngrohtë vëllëzerore, të vargut tim poetik,që e pasuroi edhe më shum këte staf të ndëruar.

* Përshendës përzemërsisht dhe falendëroi mikun tim të mirë dhe të çmuar aktivist i pa lodhur më kontributin për ribashkimin e kombit. Kryetarin e shoqatës “Bytyçi” nga Shqipëria z. Agron Gjedia.

* Përshendetje për krijuesit e ndëruar nga diaspora përkatësisht kryetarin e shoqatës se shkrimtarëve shqiptarë nga Gjermania z. Pal Sokoli, dhe nen kryetarin z. Neki Lulaj.

* Përshendës mikun tim Artistin Shaqir Bejta, dhe i falem për madhështimin e skenës festive të librit me deklamimin e vargjëve nga librat e mijë.

* Kam patur ndihmen e pa kursyer te familjes sime qe tash me po e quan rrugen e poezis jo vetëm sfidë, por edhe ardhmeri e vendit ku banojmë. Në tër keto muaj kam marrë me dhjetra falenderime të miqve të njohur e të pa njohur për poezitë që kam bërë. E çdo urim që me ka ardhur ka qenë një obligim edhe më i madh për at që nuk kam bërë akoma. Brenda ketijë mjedisi që ka qenë endrra më e bukur e një shkrimtari, nuk fshihet dot emocioni, gëzimi e si kurë më e ndritshme e kësaj përshendëtje do të ishte: “ Ju faleminderit, vëllezër e motra! Ua shperblefsha në gëzimet tuaja në librat tuaj!

Me respekt e mirnjohje për ju, Ajet Shala.
Gjakovë, 2 Gusht 2014.