Prognozë paraprake për skenarin 4-polar Berisha-Rama-Meta-Topi

0
55

Nga Eduard Zaloshnja

Nga deklaratat e kohëve të fundit të partive të vogla, duket se skena paraelektorale e 2013-ës do t’i ngjajë shumë asaj të 2009-ës. Në zgjedhjet e 2009-ës, u futën në garë dy koalicione të mëdha, të udhëhequra përkatësisht nga Berisha e Rama, dhe dy koalicione të vogla, të udhëhequra përkatësisht nga Meta e Meksi. Në zgjedhjet e ardhshme, duket se Meta përsëri do të udhëheqë një koalicion partish të vogla, kurse koalicionit të udhëhequr nga Meksi duket se do t’ia zërë vendin një koalicion i udhëhequr nga Topi (Partitë e koalicionit të dikurshëm “Meksi”, si PDK-ja, LZHK-ja, etj., po i bashkohen koalicionit qeverisës).

Falë ngjashmërisë mes këtyre dy skenave paraelektorale, një analizë e gjeografisë së votës në 2009-ën mund të vlejë për të bërë një prognozë paraprake për 2013-ën.

Le të shohim së pari sesi ka qenë ndarja e votës mes zonave urbane e atyre rurale. Për lehtësi analize, elektoratin shqiptar mund ta ndajmë në banues në 20 qytetet tradicionalë më të mëdhej të Shqipërisë (për konvencion, po e quajmë urban këtë elektorat) dhe banues në pjesën tjetër të vendit (për konvencion, po e quajmë rural këtë elektorat).

Nga rezultatet e raportuara nga KQZ-ja, vërehet se në elektoratin urban u regjistruan 43% e votave të vlefshme, ndërsa në elektoratin rural u regjistruan 57% të votave. Dhe tabela shoqëruese (Tabela 1) tregon se në elektoratin urban, koalicioni i udhëhequr nga Rama pati një epërsi prej  rreth 20.5 mijë votash ndaj koalicionit të udhëhequr nga Berisha. Por, nga ana tjetër, koalicioni i udhëhequr nga ky i fundit pati një epërsi prej rreth 44.5 mijë votash në elektoratin rural. Dhe si rezultat, koalicioni “Berisha” regjistroi një epërsi prej rreth 24 mijë votash në rang vendi.

Përse kjo epërsi e koalicionit “Berisha” në elektoratin rural? Shpiegimet mund të jenë të shumta; të karakterit antropologjik, social, ekonomik, politik, etj. Por kjo analizë do të fokusohet vetëm në shpiegime politike.

Tabela 1

Votat ne 20 qytetet tradicionale me te medha dhe ne pjesen tjeter te vendit. Qershor 2009

Qyteti

Koalicioni “Rama”

Koalicioni “Berisha”

Diferenca “Rama”-“Berisha”

Koalicioni “Meta”

Koalicioni “Meksi”

Tirane

121,317

106,438

14,879

14,623

6,316

Durres

27,548

30,456

-2,908

4,834

865

Elbasan

20,987

21,502

-515

2,192

672

Vlore

22,930

16,617

6,313

2,640

1,000

Shkoder

12,218

25,603

-13,385

1,393

1,196

Korce

17,197

13,877

3,320

954

406

Fier

17,576

11,574

6,002

1,524

615

Berat

11,174

8,681

2,493

1,822

378

Lushnje

10,798

8,468

2,330

378

97

Pogradec

7,626

5,501

2,125

700

236

Gjirokaster

8,160

4,220

3,940

233

76

Sarande

6,626

3,980

2,646

298

356

Kavaje

2,517

7,481

-4,964

306

193

Lezhe

3,914

4,231

-317

691

529

Kucove

5,747

2,926

2,821

600

60

Kukes

3,330

5,411

-2,081

385

39

Peshkopi

2,851

3,829

-978

497

269

Burrel

2,692

3,729

-1,037

471

118

Kruje

2,404

3,724

-1,320

271

77

Permet

3,211

2,104

1,107

324

88

Total qytetet e medha

310,823

290,352

20,471

35,136

13,586

Pjesa tjeter e vendit

377,925

422,393

-44,468

49,271

19,690

Gjithsej Shqiperia

688,748

712,745

-23,997

84,407

33,276

Së pari, dy raste të mirënjohura të votimit fiktiv në emër të emigrantëve që nuk kanë qenë fare në Shqipëri ditën e votimit janë regjistruar jo rastësisht në zona rurale këto vitet e fundit – njëri në komunën Ruzhdie e tjetri në komunën Dajç. Pra, duket se, në zonat rurale, opozita e ka patur më të vështirë të ushtrojë kontroll mbi komisionerët e saj, për të mos lejuar votimin fiktiv. Mosbërja e transaprencës së votimit pas zgjedhjeve të 2009-ës nuk krijoi mundësinë për matjen e ndikimit të votave fiktive në epërsinë e koalicionit “Berisha” në zonat rurale, por dy rastet e sipërpërmendura përbëjnë një indicie të fortë të ndikimit të votave fiktive në rezultatin përfundimtar.

Së dyti, bie në sy se në komunat dhe qytezat e vogla që qeveriseshin lokalisht nga njerëz të koalicionit “Berisha”, epërsia në zgjedhjet parlamentare ishte pothuaj e sigurtë, dhe anasjelltas. Ndërkohë, kjo ndërlidhje statistikore nuk u vërtetua domosdoshmërisht edhe në zonat urbane. Kështu, në dy qytetet më të mëdha pas kryeqytetit, në Durrës dhe Elbasan, të cilat drejtoheshin nga kreybashkiakë socialistë, koalicioni “Rama” rezultoi me një disavantazh total prej rreth 3400 vota. Kjo tregon se patja në kontroll e njësive të vogla lokale ndikon më shumë në votën politike sesa patja në kontroll e njësive të mëdha.

Dhe për çfarë vlen kjo analizë e ndarjes mes votës urbane e ruale në 2009-ën? Në një farë mase, për të bërë një prognozë paraprake për 2013-ën.

Në zgjedhjet e fundit lokale, raporti i komunave të kontrolluara nga njëra apo tjetra palë ndryshoi në favor të koalicionit të udhëhequr nga Rama. Pas vitit  2007, pothuaj 67% e komunave kontrolloheshin nga koalicioni i udhëhequr prej Berishës, ndërsa sot kjo epërsi është zbutur ndjeshëm – vetëm 55% e komunave kontrollohen nga ky koalicion dhe ato janë kryesisht komuna me popullsi të vogël. Ndërkohë eksperienca elektorale tregon se kalimi i një komune nga njëri krah në tjetrin shoqërohet edhe me ndryshimin e kahut të rezultatit në zgjedhjet politike. Për shembull, komuna Dajt, e cila ishte kontrolluar historikisht nga PD-ja, kaloi në duart e PS-së në vitin 2007, por me një diferencë të vogël votash. Dhe pas dy vjetësh, në zgjedhjet politike, koalicioni “Rama” fitoi me një epërsi gjigande në këtë komunë – pothuaj me 2500 vota …

Përveç kontrastit urban-rural, vota e 2009-ës ofroi edhe një kontrast tjetër të dukshëm; atë Jug-Veri.  Tabela 2 tregon se në qarqet veriore, koalicioni i udhëhequr nga Berisha ka patur një epërsi të thellë ndaj atij të udhëhequr prej Ramës. Por sa më në jug të zbritet, aq më shumë kjo epërsi zvogëlohet dhe, në qarkun e Tiranës, ka patur pothuaj një barazim mes dy koalicioneve.  Ndërsa duke filluar nga qarku i Elabasanit e poshtë ka patur një epërsi gjithnjë në rritje të koalicionit të hudhëhequr nga Rama, sidomos në drejtimin jug-perëndim.

Përse kjo epërsi e koalicionit “Berisha” në elektoratin verior? Përsëri shpiegimet mund të jenë të shumta; të karakterit antropologjik, social, ekonomik, politik, etj.  Por kjo analizë do të vazhdojë të fokusohet vetëm në shpiegimet politike.

Tabela 2

Rezultatet zgjedhore siaps Qarqeve, Qershor 2009
Qarku Koalicioni “Rama” Koalicioni “Berisha” Diferenca “Rama”-“Berisha” Koalicioni “Meta” Koalicioni “Meksi”
Kukes

31%

65%

-34%

3%

1%

Diber

32%

58%

-26%

6%

4%

Shkoder

35%

58%

-23%

3%

3%

Lezhe

35%

54%

-19%

6%

3%

Durres

39%

52%

-13%

8%

1%

Tirane

46%

47%

-1%

5%

2%

Elbasan

48%

45%

3%

5%

2%

Korce

48%

47%

1%

4%

1%

Fier

52%

40%

12%

6%

2%

Gjirokaster

56%

40%

16%

3%

1%

Vlore

55%

37%

18%

5%

3%

Berat

55%

33%

21%

11%

1%

Gjithsej Shqiperia

46.9%

45.3%

1.6%

5.6%

1.8%

Së pari, zonat veriore janë më të thyera nga pikpamja e relievit dhe, si rrjedhojë, edhe më pak të kontrollueshme nga opozita për parandalimin e votimit fiktiv. Së dyti, në vitin 2009, pothuaj të gjitha komunat dhe qytezat e vogla veriore qeveriseshin nga drejtues lokalë të koalicionit “Berisha”.  Dhe siç u shpiegua më lart, ky është një faktor i rëndësishëm në zgjedhjet politike.

Por sidoqoftë, për koalicionin e udhëhequr nga Rama ka një lajm të mirë në prag të zgjedhjeve të 2013-ës. Aktualisht, dominanca e dikurshme e PD-së në njësitë vendore veriore është thyer. Në shumë komuna e qyteza të vogla veri-perëndimore, por edhe disa veri-lindore ka sot drejtues të zgjedhur me votat e koalicionit të udhëhequr nga Rama. Dhe kjo, siç u shpiegua më sipër, mund të përkthehet në një rezultat më të mirë për koalicionin “Rama” në zgjedhjet e 2013-ës.

Shënim: Analiza e mësipërme është bazuar në presupozimin se Meta dhe Topi do të udhëheqin secili nga një koalicion të vogël, që do të garojë veças dy koalicioneve të mëdha në zgjedhjet e 2013-ës. Në rast të kundërt, siç edhe shifrat në tabelat shoqëruese sinjalizojnë, analiza duhet bërë nga e para…

(Botuar fillimisht në gazetën Dita me titullin “Ku humbet dhe ku fiton Berisha”)