“Prognosis” e një të sëmuri terminal

0
63

Nga Val Karanxha, 02.04.2013

I sëmuri terminal nuk është as Meta, as Rama dhe as Berisha. I sëmuri terminal është shqiptari i thjesht, i zhgënjyer, i cili është destinuar ti heq dhimbjet e forta pa asnjë lloj qetsuesi. Skandal pas skandali ky shqiptar gomar (pa ofendime) mbaka shumë në kurriz. Pa u futur në histori, sepse jemi të lodhur të gjithë nga ajo, por zhgënjimi i fundit vertëtoi se Shqipëria është shitur nga tradhtarët vazhdimisht dhe do vazhdoj të merret në këmbë në qoftëse këta mjeranë politkanë nuk largohen nga skena politike.

Në fushatën më të degraduar dhe më të turpshme elekorale ku amoraliteti i kalon çdo cak lind pyetja. Kush janë ata dritshkurtër që mbajnë Ilir Metën në pushtet? Cilët janë ata zgjedhës që mundësojnë qeverimin nga një fundërrine i cili ka mbi një dekadë qe vjedh dhe nuk u ndoq asnjëherë penalisht. Ku qëndron rëndësia stratego-politike e Ilir Metës?

E vërteta qëndron se Ilir Meta nuk ka asnjë vlerë dhe rëndësi politike; përveç se prish punë Ilir Meta nuk mund të ndreq, dhe kjo jo në sensin figurativ të fjalës por në sensin literal të saj. Rama nën presionin e rregjisë socialiste europiane, nga e cila ka huazuar konceptin e Rilindjes Shqiptare e shkërmoqi elektoratin e vet me aleancen e fundit. (Nje në xhep për Berishen).

Kjo tregon se sa lider pa largpamësi është Rama. Për të mos folur për ndonjë strategji të tij sepse Rama nuk është aspak strateg. Aleanca e fundit jo vetëm ishte një surprize por edhe “cheap shot”. Nga dokrrat e rilindjes së sportit, në marrveshjen më të ulët politike të kohërave, Rama na ka befasuar me këtë fushatë e cila i ka dale jashtë kontrollit, ose më qartë kontrollohet nga të tjerë.

Me kë do që të bashkohet Meta do prish punë. Berisha nuk ka më nevojë për Metën pavarësisht se Meta fryhet dhe hiqet si “golden”. Meta është politikani më i urryer dhe më i ulëti që ka njohur polítika shqiptare. Berisha ndihet me mire me Eduart Selamin (të cilit ja zbuti kurrizin) se sa me Metën, sepse të paktën Selami ka më shumë “ideale” se Meta dhe në aparencë është më i pjekur se shtangisti/ekonomisti. Berisha nuk ka nevoj për një limon të shtydhur sepse fitimi i Ilir Metës nuk është i sigurt.

Berisha ka makinën e vet elektorale që është e graduar në “përpara” dhe nuk di të ndaloj ose të kthehet mbrapsh. Koncepti i majtistëve është t’ja marrim pushtetin Berishës. “Come again” do t’i thoshja unë sepse kësaj rradhe nuk doli gjë. Pra hesapet nuk janë bërë mirë as kësaj rradhe. Berisha nuk është i çmëndur të bie në skenarët e PS dhe LSI dhe dështakëve socialist eupropian. Berisha është politikan i rrahur në shkollën e huliganeve, pasi ata i ngelen me humbjen e pjesës dërmuese.

Nga tre të këqija të zgjedhim më të voglën kjo është motoja e zgjedhjeve të 23 Qershorit. Kuçedra paska pasur tre koka. Metën, Berishën dhe Ramën. Kush është koka më pak e keqe. Me thënë të drejtën nuk di kë të zgjedhesh sepse te tre kokat kanë sjell aq shumë dëme popullit sa e vetmja rrugë është bojkotimi i zgjedhjeve dhe marrja e fuqisëe nga populli. Aleanca e PS dhe LSI do të bëj “backfire” Ramën. Me një fjalë në një fushatë amorale, ku nuk ka norma, standarde politike dhe shoqërore prognoza është mjaft negative. Berisha, paçka se i trullosur, po rigrupohet dhe këtë e them me bindje të plotë.

Makina e propagandës së Berishës më shumë se kurrë është hedhur në sulm për të bindur të pavendosurit që midis Ramës, Metës, dhe Berishës të zgjedhin Berishën. Plotsisht e realizueshme. Elektorati solialist në të cilën Rama mbështetej dhe midis të cilëve ka plot njerëz të ndershëm, komplet i shokuar nga kjo ngjasi, nuk do votoj për Ramën (dy ne xhep për Berishën). Prognoza për në qershor ngelet: Perplasje politike ose fitore për Berishën.