Prof. Mentor Qukut i jepet titulli “Profesor Nderi” i Universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës

0
24

Mentor Quku ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939. U arsimua në Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër (1951-1954), Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).

Ka qenë mësues në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit (1954-1957), në shkollën e mesme “Xheladin Fishta” në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallekut (1991-1992). Ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000) duke organizuar katër seminaret e para “Shkodran në shekuj”. Është drejtor i revistës “Kumtari” dhe i gjashtë vëllimeve “Seminari Ndërkombëtar, “Shkodran në shekuj”.

Është autor i disa studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Tema qendrore e botimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedës.

Studiuesit të njohur të Ndre Mjedës i jepet titulli i lartë“ Profesor Nderi”. Ceremonia u zhvillua në sallën shkencore të biblotekës të Universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës. Senati i këtij universiteti me kryetar rektorin Prof. Dr. Artan Haxhi, me propozim të sektorit shkencor albanologjik, nga Prof. Dr. Fatbardha Hoxha, dekanja e fakultetit Shkencave Shoqërore vendosi me datë 16.4.2014 në menyrë unanime që ti jepet Z. Mentor Qukut titulli i lartë “Profesor Nderi” me motivacion “Për kontribute të veçanta në studimet mjedologjike dhe si inisiator i verpimtarisë shkencore disa vjeçare “Shkodra në shekuj”, realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës. Në ceremoni merrnin pjesë intelektualë, studiues, kolegë e të ftuar si dhe shumë miq e pjestarë të familjes.

Mbledhjen e hapi drejtori QSA Prof. Ardian Marashi i cili në fjalën e tij theksoi se kolana me 10 vëllime të Mjedës, vepër e shquar e studiuesit Mnetor Quku është një kontribut i madh në fushën e studimeve albanologjike. Në fjalën përshëndetëse Prof. Mimoza Priku foli për kontributet e Mentor Qukut. Përshëndeti gjithashtu Zv. Ministri i Arsimit dhe Kulturës Zef Cuni i cili foli për rolin e dukshëm që ka luajtur Mentor Quku në ngritjen e Qëndrës Muzeore Ndre Mjeda si dhe në studimet mjedologjike. Nga Ulqini përfaqësues i intelektualëve përshëndeti Dr. Nail Draga i cili vlerwsoi punën studimore të Mentor Qukut ekuivalent me veprën e një insituti të tërë shkencor duke e quajtur“ Insituti Quku”.

Ndërsa studiuesi nga Puka Xhemal Meçi “Mjeshtër i Madh” përshkroi personalitetin e Mentor Qukut në dimensionet e një akademiku, si dhe për kontributin e madh që ka dhënë një një vepër tjetër madhore për Seminarin Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj”.Ku janë realizuar 9 vëllime në 4 seminare gjatë 7 viteve( 1993-2000). Është një enciklopedi për Shkodrën me qindra zëra për 13 profile të jetës dhe të historisë së këtij qyteti të lashtë. Fjalë përshëndetëse mbajti dhe Fatbardha Saraçi Mulleti. Mbas fjalëve përshëndetëse u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit të lartë “Profesor Nderi” zonjës Ixhlal Quku bashkëshortës së Mentor Qukut. Në emër të Prof. Qukut, i cili mungonte për arsye shëndetësore lexoi tekstin e mirënjohjes e bija Valbona Quku Lisha:

-“
I nderuar zoti zv.minister i kultures,
I nderuar zoti Kryetar i Keshillit Qarkut,
I nderuar profesor Artan Haxhi rektor i Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër,
I nderuar profesor Ardian Marashi, drejtor i Qëndrës Studimore Albanologjike,
E nderuara profesor Mimoza Priku Dekane e Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër
I nderuari Doktor Dom Nikë Ukgjini, drejtor i qëndrës muzeore Ndre Mjeda
Të dashur miq dhe kolegë, Të nderuar pjesëmarrës,

ju falenderoj nga zemra për kontributin që keni dhënë me rastin e dekorimit tim, me titullin e lartë “Profesor Nderi”. Ky titull do të jetë për mua jo vetëm vlerësim por edhe nxitje e madhe për të vazhduar punën shkencore. Dëshiroj gjithashtu të falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë ato miq dhe dashamirës që në caste të vështira për mua dhe familjen time u bënë krah duke më mbështetur dhe duke më dhënë kurajo për të ecur përpara; në projektet e mia për shkencën dhe kulturën kombëtare. Unë pata fatin që të njihja gjatë rrugës time studimore njerëz që më ndihmuan konkretisht e që sot i kam miq, shokë dhe bashkëpuntorë. Gjatë jetës sime kam përjetuar shumë sfida të cilat i kam përballuar me ndihmën e familjes e në mënyrë të vecantë të bashkëshortes sime, e cila nga dita në ditë është bërë një bashkëpunëtore e pazëvëndësueshme.

Studimet e mija mbi Mjedën filluan plot 40 vjet përpara (që në vitin 1974). Që në fillimet e mija për realizimin e projektit Mjeda kam njohur njerëz që e kuptuan idenë time për të mbështetur metodikën që më çonte drejt arkivave dhe burimeve origjinale. I përshëndes gjithashtu në mënyrë të veçantë. Gjithnjë më kanë bërë përshtypje të madhe idealistët, edhe pse ato nuk kanë qënë në modë. E pra unë jam përpjekur të jem njëri prej tyre. Së fundi ju kërkoj të gjithëve të falur për mungesën time në këtë sallë por do tjua shpërblej: duke botuar brënda këtij viti 2 volume të reja: “Mjeda Poezia” dhe “Mjeda Proza”. Gjjithashtu duke shpresuar tek i madhi zot do të jem shpejt i gatshëm të marr pjesë në aktivitetet e juaja.

Me respekt Mentor Quku

U mbajtën disa ligjerata nga Profesor të Universitetit Luigj Gurakuqi. Ligjeroi Fatbardha Hoxha mbi profilin shumë dimensional të studiuesit Mentor Qukut. Më tej Rezarta Draçin ligjëratën me bashkëautor Tef Topallin përmbledhja “Mjedologja e gjuha”. Elinda Ramadani mbajti kumtesën “Studimet letrare dhe Mjedologjia”, ndërsa Alfred Capaliku ligjeroi “ Përmendorja e Mjedës”. Aktiviteti u gërshetua me çaste artistike ku Merita Smaja recitoi poezi të njohura të Mjedës. Pati një pjesëmarrje të madhe të intelektualeve si dhe interesimi ishte i madh i qytetarisë Shkodrane, prania e e interesimi i mediave ishte i lartë të cilat pasqyruan pjesë nga aktiviteti në kronikat e tyre.

Ne kete ceremoni ishin te pranisheme vajzat e prof. Mentorit, Valbona Lishi Quku kishte ardhur nga Chicago e Amerikes, ishte teper e emocionuar ne kete dite ceremonjale, mungesa e babait te saje ne kete ceremoni e bente emocionin ma te pranishem.

Nga Tirana kishte ardhur vajza tjeter Evis Bledari Quku ku se bashku me nanen e tyre te nderuaren Ixhlal Quku moren dekoraten e larte, ishin momente emocionuese.
Ky nderim qe i behet prof. Mentor Qukut eshte nderimi per te gjithe ata qe paten fatin ta kishin mesues,ta kishin bashkekolege dhe bashkepuntore ne studimet shkencore.
Prof. Quku punoje per 40 vite me radhe, duke germuar ne te gjitha arkivat mrena dhe jashte atdheut, ku nuke shtegtoje fshatrave te nenshkodres dhe ma gjere duke bashkebiseduar me ata te moshuar qe kishin patur fatin ta njifnin Mjeden nga afer.

Fshati Kukel i eshte mirenjohes prof. M. Qukut, i cili e ka sjellë tashma te gjallë Mjeden aty tek kisha e fshatit Kukel.
Shtatorja e Mjedes qendron me ate shikim nga fshati, ku per afro 30 vjet sherbeu si famulltar i Kukelit.
Prof. Mentor Quku eshte qytetar nderi i Shkodres, eshte nderi i inteligjences Shkodrane e ma gjere.
Ne ish-nxanesit e prof. Mentorit ndihemi krenar, ky titull nderi na nderon te gjithve.

Gjin Musa
ishe nxanes i prof. M. Qukut