Procesverbalet që i japin fitoren Edi Ramës në Tiranë

0
99

Shqip, 16.05.2011

Tabelat e 10 njësive vendore. E pafirmosur, tabela e njësisë nr. 5

Më shumë se një javë pas zgjedhjeve vendore të 8 majit dhe dy ditë pas mbylljes së numërimit të votave të Tiranës, KQZ nuk e ka zyrtarizuar ende fituesin e betejës së Tiranës, i cili sipas numrit të përgjithshëm të votave është kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Gazeta “Shqip” ka siguruar procesverbalet e dhjetë KZAZ-ve të kryeqytetit, të cilët përmbajnë numrin e përgjithshëm të votave për çdo qendër votimi të numëruar.

Ndërkaq, edhe pse është hartuar, tabela e rezultateve e KZAZ-së numër 49, që njihet nga shqiptarët si zona e “Vasil Shantos” apo e “Njësisë nr. 5”, ende nuk është firmosur nga komisionerët e Partisë Demokratike, të cilët kanë shumicën dhe kryesojnë këtë komision zonal të administrimit të votave. Pas numërimit të votave në çdo njësi votimi të qytetit të Tiranës, si rezultat përfundimtar doli se kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama, mori gjithsej 124.597 vota, ndërsa kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha mori 124.587 vota, ndërsa kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, mori 1387 vota.

Njësia 1

Sipas procesverbalit të KZAZ-së nr. 45, që i përket njësisë bashkiake nr. 1, Edi Rama ka marrë 9704 vota, Lulzim Basha: 9275 vota dhe Hysni Milloshi: 109 vota.

Njësia 2

Sipas procesverbalit të KZAZ-së nr. 46, që i përket njësisë bashkiake nr. 2, Edi Rama ka marrë 15819 vota, Lulzim Basha ka marrë 16082 vota. Hysni Milloshi: 171 vota.

Njësia 3

Sipas procesverbalit të KZAZ-së nr. 47 që i përket njësisë bashkiake nr. 3, Edi Rama ka marrë 8933 vota, Lulzim Basha ka marrë 8457 vota. Hysni Milloshi: 86 vota.

Njësia 4

Sipas procesverbalit të KZAZ-së nr. 48 që i përket njësisë bashkiake nr. 4, Edi Rama ka marrë 10860 vota, Lulzim Basha ka marrë 11000 vota. Hysni Milloshi: 173 vota.

Njësia 5

Procesverbali i KZAZ-së nr. 49, që i përket njësisë bashkiake nr. 5, ende nuk është firmosur nga komisionerët e Partisë Demokratike, por gjithsesi, në këtë njësi vendore janë hartuar të gjitha tabelat e rezultateve përfundimtare sipas të cilave: Edi Rama ka marrë 19134 vota, Lulzim Basha ka marrë 14469 vota. Hysni Milloshi: 148 vota.

Njësia 6

Sipas procesverbalit të KZAZ-së nr. 50, që i përket njësisë bashkiake nr. 6, Edi Rama ka marrë 11599 vota, Lulzim Basha ka marrë 10981 vota. Hysni Milloshi: 145 vota.

Njësia 7

Sipas procesverbalit të KZAZ-së nr. 51 që i përket njësisë bashkiake nr. 7, Edi Rama ka marrë 13791 vota, Lulzim Basha ka marrë 13328 vota. Hysni Milloshi: 111 vota.

Njësia 8

Sipas procesverbalit të KZAZ-së nr. 52, që i përket njësisë bashkiake nr. 8, Edi Rama ka marrë 6981 vota, Lulzim Basha ka marrë 9369 vota. Hysni Milloshi: 69 vota.

Njësia 9

Sipas procesverbalit të KZAZ-së nr. 53, që i përket njësisë bashkiake nr. 9, Edi Rama ka marrë 11380 vota, Lulzim Basha ka marrë 12024 vota. Hysni Milloshi: 136 vota.

Njësia 10

Sipas procesverbalit të KZAZ-së nr. 54, që i përket njësisë bashkiake nr. 10, Edi Rama ka marrë 5702 vota, Lulzim Basha ka marrë 6226 vota.

Njësia 11

Sipas procesverbalit të KZAZ-së nr. 55, që i përket njësisë bashkiake nr. 11, Edi Rama ka marrë 10720 vota, Lulzim Basha ka marrë 13402 vota. Hysni MIlloshi: 184 vota.