Privatizimi i KEK-ut, Kurti-Thaçit: Ju po vidhni në emër të kombit

0
47

Politikë

Hashim Thaçi dhe Albin Kurti  

Prishtinë – Perplasje dhe fyerje ne kuvend në lidhje me procesin e privatizimit të Shpërndarjes dhe të Furnizimit të KEK-ut.

Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, nga e cila u kërkua interpelanca, kritikuan procesin e privatizimit si jo-transparent, njëherit shprehën kritika dhe dyshime për çmimin e ofruar, që sipas tyre është shumë e ulët. Më i zëshmi në kritika, posaçërisht ndaj kryeministrit Thaçi, ishte lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti: “Kryeministri Thaçi dhe ministri Becaj janë pacavra në duar të huaja… ne i bëjmë thirrje edhe njëherë, korporatave Calik dhe Limak që të mos e blejnë distribucionin e Kek-ut, që të tërhiqen dhe që të mos përfitojnë nga kjo qeveri e korruptuar.”

Por kryeministri Thaçi u shpreh në reagim ndaj këtyre fjalëve: “Ne jemi të përcaktuar për transparencë, për konkurrencë, për ekonominë e lirë të tregut, për sundimin e ligjit, ndërsa mllefet, sharjet, akuzat le të mbesin në ndërgjegjen tuaj nëse të ka mbetur ende pak, ndërsa duke e respektuar babën tuaj po të kursej”.

Ndërkaq, ministri Becaj tha se transaksioni në fjalë është bërë në bazë të vendimeve të vet Kuvendit dhe është zhvilluar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Duke u përgjigjur akuzave për jo-transparencë, Becaj theksoi se deri tash ka pasur shumë debate dhe përveç kësaj, ai është ende i hapur të jep detaje secilit.

Pas debateve, deputeti i Vetëvendosjes, paraqiti mocionin e mbështetur nga LDK dhe AAK: “Pika 1 është të pezullohet procesi i privatizimit i kompanisë kosovare për privatizim dhe distribuim me energji elektrike derisa të dorëzohen informatat e plota në Kuvendin e Ks lidhur me këtë proces edhe pika 2 vendimin përfundimtar për privatizim e merr Kuvendi i Republikës së Kosovës.”

Përkundër 31 votave për mocionin, 48 deputetë votuan kundër, prandaj mocioni nuk u miratua nga Kuvendi.