PRITËM GJATË POR ERDHI

0
61

Milazim F. KADRIU

PRITËM GJATË POR ERDHI

Pritëm gjatë por erdhi
Arriti më në fund kjo ditë
Vendi ynë festoi gjatë
Agoi ditë e re
Republika e Kosovës
Është shteti ynë
S‘ka forcë që e ndal
Ishim të robëruar, luftuam
Andaj tani jemi të lirë

Erdhi dita jonë

Kosova pavarësinë gëzon
O trima të vendit të rënë për liri
Sot jeni rilindur
O vdekje, o liri patët thënë
Vendi falë jush lirinë po gëzon
Është stolisur çdo anë
Sot me respekt për ju, pavarësinë festojmë