TemA, 5 Janar 2012
Kryetari i LSI, Ilir Meta, doli në një konferencë për shtyp për të treguar se cilat do jenë prioritetet e kësaj partie për këtë vit. Në shkelje të statutit të LSI, Meta tha se do kandidojë për herë të tretë radhaz për kryetar. Mësohet se Meta ka shfaqur disa copa nga video Prifti- Beqiri. Në lidhje me konferencën e Metës ka reaguar edhe deputeti Dritan Prifti, që ka thënë se Meta po bën shantazhe përpara se të jepet pretenca. Më 6 janar jepet pretenca për çështjen Meta- Prifti. Por ky i fundit tha se sapo të mbyllet kjo çështje, Metës do i hapet një tjetër.
“Sot Ilir Meta ka dalë konferencë shtypi për të folur për prioritetet e LSI dhe se ky do jetë vit suksesesh për shqiptaret. Ky hajdut hipokrit sot ka shfaqur në një mbledhje të LSI paradite disa pjesë të shkëputura dhe pa ze te videos Prifti Beqiri. Ky hajdut me çizme përpiqet te bej shantazh ndaj meje një ditë para pretencës që do jepet nesër nga prokuroria ne gjyqin ndaj tij. Sa te mbyllen hetimet shqiptarëve do ia tregoj unë këtë video. Do t’i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdheniet me miqtë dhe ndërkombetarët.
Meta s’ka shpëtim. Pasi t’ia mbyllë gjykata me lekë këtë çështje, atij do t’i hapet tjetra menjëherë. Do t’ju tregoj me zë dhe figure vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta- Kryemadhi. S’ka burrë kurve që më bën mua shantazh. Do ishte mire që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre. Unë angazhohem qe 2012 te jete viti i transparencës dhe te vertetës për çdokënd që pretendon të qeverisë këtë vend,” thuhet në deklaratën e Priftit.