PRESIDENTI TË ZGJIDHET NGA POPULLI E JO NGA KUVENDI

0
32

Diskurisi politik

Vetëm me zgjedhje të drejtpërdrejta nga ana e popullit presidenti apo presidentja edhe pse me ingerenca të kufizuara në një sistem shumëpartiak, mund të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve e jo si deri më tash, të jetë përfaqësues i shumicës parlamentare, ku Shqipëria e Kosova, janë rast tipik në regjion, që nuk është në favor të demokracisë, përkatësisht të votës popullore

Dr. Nail Draga

Zgjedhja e presidentës së Kroacisë (Kolinda Grabar-Kitaroviç – foto) nga ana e qytetarëve me 11 janar 2015 ishte ngjarje e ditës, jo vetëm tek opinioni kroat, por edhe më gjerë nga vetë fakti se për të parën herë presidente u zgjodh një femër dhe e dyta se ajo vinte nga partia opozitare në ketë vend.

Pikërisht duke parë ketë mbeshtetje nga ana e qytetarëve kroatë, në një duel pothuaj të barabartë, fitorja e zonjës me një rezultat të ngushtë madje me diferencë nën 1%, dëshmoi vlerat e demokracisë përkatësisht të votës popullore. Me ketë fitore, Kroacia fitoj presidentën e parë femër të zgjedhur në Europën Juglindore, duke u bërë shëmbull edhe për të tjerët.

Varësisht prej vendeve të ndryshme presidenti zgjidhet në dy forma ate të votimit nga populli dhe nga kuvendi. Kjo temë ka kohë që debatohet në debatet e ndryshme politike, të shoqëria civile por edhe në mediumet shqiptare si në Kosovë e Shqipëri. Varësisht prej preferencave politike janë edhe qasjet në lidhje me ketë çështje e cila është e pranishme sidomos kur afati i predisentit i vjen fundi, apo kur e kemi të njohur publikisht listën e kandidatëve të ndryshëm për të parin e vendit.
Në Kosovë presidentja u zgjodh nga zarfi

Rasti i zgjedhjes se presidentit përkatësisht presidentës në Kosovë, A.Jahjaga është specifik, madje i rrallë për kohën tonë, sepse deri para zgjedhjes ajo ishte anonime për opinionin e gjerë, madje thuhet se nuk gjindej as në “google”. Por, opinioni e kishte të qartë se ajo u zgjodh në sajë të pazarëve politike të tre subjekteve politike(PDK, LDK, AKR), ndërsa më pas u votua në Kuvendin e Kosovës. Votimi në kuvend krjoj legalitetin e duhur, sepse deputetet i ka votuar populli, andaj ajo në mënyrë formale kishte legjitimitetin e duhur. Por, zgjedhja e saj do të mbesë e shënuar në analet e zgjedhjeve jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë sepse tashmë për opinion është e njohur se ajo ishte e preferuara e ish ambasadorit amerikan, Dell, në Kosovë, duke qenë kandidate e vetme e dalë nga zarfi i diplomatit amerikan.

Por, edhe pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të mbajtura vitin e kaluar(qershor 2014), dhe të konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë gjashtë muaj pas zgjedhjeve(!!), në lidhje me presidentin e ardhshëm janë bërë pazare në mes subjekteve politike të shumicës parlamentare(PDK-LDK), për të zgjedhur presidentin në Kuvend e ate nga radha e PDK. Se si do të rrjedhin ngjarjet deri në vitin 2016, kur do të zgjidhet presidenti. mbetet për të parë, por një gjë dihet ate nuk do ta zgjedhin qytetarët e Kosovës, por kuvendi si deri më tash, që është veprim i tejkaluar që i gjason kohës së monizmit.

Në Shqipëri – presidenti konsensual
Edhe pse në Shqipëri shumë herë është debatuar në lidhje me ketë çështje, dy partitë e mëdha nuk kanë treguar interesimin e duhur që kjo çështje të debatohet në parlamentin shqiptar. Fillimisht, në Kuvend duhet të ndryshohen nenet e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit nga populli, por nuk ekziston disponim as nga pozita e as nga opozita parlamentare.Një qendrim i tillë e ka zenë peng dëshirën e popullit për të zgjedhur kandidatin e tyre e jo ate të cilin iu imponon parlamenti, me sintagmën ”presidenti konsensual”. Kujtoj me ketë rast pazarët politike me rastin e kandidimit dhe zgjedhjen e A.Moisiut(2002-2007), B. Topit (2007-2012) dhe së fundit B. Nishanin.

Pikërisht duke marrë parasysh ketë formë të zgjedhjës presidenti nuk ka autoritetin e duhur, sepse shumica e tashme parlamentare(PS-LSI), mund ta shkarkojë ate nga posti i presidentit kur të dëshirojnë sepse i kanë votat e mjaftueshme. Andaj, në rastin konkret çdo gjë varët nga disponimi i shumicës parlamentare, e jo nga institucioni i presidentit me kompetenca të plota për mandatin e zgjedhur.Nga kjo del qartë se presidenti si institucion shtetëror ka dy kufizime, e para pa komptetenca të mjaftueshme dhe e dyta është aty pa votën e qytetarëve. Andaj duke qenë i zgjedhur në atë post pa votën e qytetarëve, me ose pa dashje keqpërdorët apo bëhet marionetë i shumicës parlamentare, që nuk është në favor të demokracisë parlamentare.

Test për partitë politike dhe individët
Dy janë çështjet kryesore të cilat janë përcaktuese për zgjedhjen e presidentit nga ana e popullit.

E para iu jepet mundësia qytetarëve të zgjedhin presidentin më votë të drejtpëdrejtë pa iu imponuar dhe e dyta të zgjedhin kandidatin që e vlerësojnë më shumë, duke anashkaluar mundësinë e imponimit partiak, qoftë ai nga shumica apo pakica parlamentare.

Në ketë mënyrë presidenti nuk mund të konsiderohet marionetë e shumicës parlamentare e votuar në kuvend, sepse ai i përgjigjet popullit e jo gishtave të deputetëve qe e kanë votuar. Në ketë mënyrë edhe deputet do të kishin me tepër respekt për presidentin, sepse ai nuk varët nga votat e tyre kuvend.

Pikërisht në ketë aspekt kemi një shëmbull tipik, sikurse ishte rasti i zgjedhjës së presidentit të Kroacisë z.Stipe Mesiq(2000-2010) qe ishte rast tipik i vlerësimit popullor.Edhe pse ai kandidohej nga një parti e vogël, me gjasa minimale për të fituar, por ishte personaliteti tij me rejting popullor, që eliminoj paragjykimet duke fituar bindshëm si president i vendit. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë paraqet një test praktik për partitë politike dhe individët të cilët konkurojnë për garën e presidentit të vendit.

Kush i frigohet popullit do ta pësojë prej tij
Nuk thuhet kot se të urtit mësojnë nga të tjerët. Por, një thënie e tillë ka peshë vetëm në mjediset demokratike, e ajo nuk vlen kur në rend të parë janë interesat e ngushta personale, klanore e partiake. Sepse nuk kemi si të themi ndryshe, kur me këmbëngulje vazhdohet të thuhet se presidentin do ta zgjedhim nga kuvendi. Qendrimi i tillë në ketë aspekt, dëshmonë qartë se ata i frigohen popullit, sepse ka gjasa qe kandidati i tyre të mos kalojë, duke marrë parasysh se si përcaktohen kandidaturat nga subjektët politike. Po të vlerësohej me realizëm një çështje e tillë, nuk ka asnjë arsy të mos bëhën ndryshimet e nevojshme të Kushtetutës kur është në pyetje zgjedhja e presidentit.

Si në Kosovë e Shqipëri, jo rrallë herë thuhet se presidenti nuk ka ingerenca të mëdha andaj nuk ia vlen të zgjidhet nga populli. Një deklarim i tillë është joserioz, çka bën nënçmimin e insitucionit të president në sytë qytetarëve. Nga ana tjetër harrojnë se vendet e ndryshme në regjion, përkatësisht fqinjët tanë (Mali i Zi, Maqedonia etj.) e zgjedhin nga populli, athu se atje ka më shumë ingerenca.

Por, e vërteta qendron në ate se shumica parlamentare përmes Qeverisë dëshiron të ketë monopolin në të gjitha dimensionet e pushtetit, duke anashkaluar apo minimizuar deri në maksimum rolin dhe peshën e presidentit.

Përfundim
Nga një qendrim i tillë del qartë se kemi të bëjmë me një lojë perfide te partive politike të shumicës parlamentare, duke i rezervuar të drejtën vetës për të vendosur sipas interesave të tyre, madje duke nënçmuar rolin dhe funksionin e presidentit. Edhe pse një veprim i tillë nuk është në favor të demokracisë funksionale, në ketë pikë si pozita dhe opozita kanë pikëpamje të njëjta. Por, bësoj se është koha e fundit të bëhën ndryshime cilësore në favor të demokracisë parlamentare, sepse kush i frigohet popullit sa do vonë do ta pësojë prej tij.