Prelë Milani, njeriu me shpirt letërsie

0
77

Nga: Arminda Melengu

Duke ecur në rrugët e stërlodhura të qytetit tim papritur vështrimi im ndali tek vitrina e një dyqani librash. Më tërhoqi veçanërisht titulli i njërit prej tyre, e mora në dorë dhe lexova “Bota sillet rreth grave”. Interesante mendova. Me librin në dorë duke dalë nga dyqani ndieva trishtimin, plakjen e parakohshme të librave që u shkon jeta monotone në vitrinën e çdo dyqani, pa pasur fatin që gishtat e një njeriu të shfletojnë ngadalë fletët e tij të çmuara. Ky problem mjaft shqetësues në shoqërinë e sotme, përshkruhet me një shije mjaft të hollë në vargjet e tij saterike:

Thonë se ngjasojnë librat e gratë
Po të ngjasonin nuk është çudi
Burrat do zinin rrallën qysh me natë
Se s’do gjendej libër në librari.

Në shfletimin e çdo flete të librit gjeta të trajtuar plot freski e thjeshtësi problemet që e lënë pa vënë gjumë në sy jo vetëm Shqipërinë por edhe një botë mbarë. Paraja, pushteti dhe gratë sundojnë sot botën dhe s’dihet se kur do të mbarojë mandati i tyre qeveritar. Bota bërtet për humbjen e dinjitetit, ulëret për plagët që i shkakton dita-ditës korrupsioni,çjerrt fytin me thonj për zërin që tashmë është tretur në llumin e ndyrë të degjenerimit.Me plot gojë sot themi se ka arrdhur koha e horit. Dikush u bë minister, dikush u bë deputet e dikush sharlaton siç shprehet dhe vetë autori:

Profesori im i shkreti
“Gëzon” pension shtatë mijë lekë
Më pak se dreka e atij deputeti
Që në klasë pat mbetë
Autori padashur pyet veten se çfarë është njeriu ?

Është lajkatari hipokrit
Apo njeriu me dy fytyra
Teokrati i vuri pike :
Egërsirë mbi egërsira.

Vendin e nderit në ketë liber sigurisht e ka deputeti. Ashtu si në jeten e përditsme të ç’do shqipetari ushqehet me politike. Kot shpreson populli ishkret tëk këta pseudo deputet

Rruftë e qoftë imuniteti
Seksi, Paraja e Pushteti
E dua popullin sa t’marr voten
Se për ta nuk e çaj kokën

Prelë milani autor disa librave të tjerë si : “Qaj e qesh për shtetin“ “satira“, “Bibla e përshtatur ne vargje” “poezi “,“Dukagjini yne” antologji letraro historke. Vjen tani me librin e ri “Bota sillet rreth grave” mjaft relasist Vargjet etij satirike pershkruhen nga mprehtesia dhe e orijinaliteti i çdo problemi që tpajtohet me mjaft kujdes. Autori Prele Milani me shpirti artist e paraqet realitetin shqipëtarë bardh e zi ne qiellin grit ë shpreses se nje ditë Shqiperia do të bëhet më mirë.

Rinia shqipetare në udhekryq

Dihet se rinia shqiptare përfshihet ne ato shtete ku perqindjen më të madhe të pupullsisë e perbën mosha e re. Zhvillimin e një vendi drejt modernizimit demokracisë në çdo aspekt të jetes dhe ajo qe kerkon çdo dite ndryshimin është rinia e nje vendi. Por në cilin kilometer të rrugës së veshtirë të jetes ndodhet rinia shqipëtare? E ndodhur nen trusninë etnocentrike të regjimit 50 vjeçar, në vitet 90 gjithë energjia e burgosur ne ndergjegjjen e çdo të riu shqipëtarë shijoi lirinë që deri ne atë kohe konsiderohej si mollë e ndaluar. Demokracia, deshira e realizuar e shqipëtareve po shoqeronte ngadalengadalë vendin tonë drejt tranzicjonit Kjo sepse Shqipëria nuk e kupton dhe vazhdon e ta mos e kuptoje edhe sot se çfar do të thotë demokraci.

Shqiptaret filluan ta shijojnë në ekstrem çdo liri qe të ofronte domokracia. Duke dashur një jete me të mirë ata emingruan ne vende të tjera me të zhvulluara dhe keshtu filloi eksodi i famshem shqipëtare .Shqiperia tashme e mbetur si nje plakë e vetmuar ku shumica e bijeve të sajë jane shkeputur nga preheri i saj, ajo vazhdon të jetojë e shoqeruar me një qiell të vrenjtur ku dielli rrallë herë arrin të depertojë në qiellin gri një rreze shprese. Thonë se vdes e fundit por shpresa ne zemer të çdo shqipetari duket se ka vdekur dhe është ringjallur disa herë, megjithate ajo vazhdon të mbijetojë edhe pse e burgosur ne prangat e jetes se zvaritur ne kufitë e zhvillimit të demokracisë së vërtetë. Rinia shqipëtare me besimin e hekurt se një ditë vendi ynë do të zhvillohet, ndodhet akoma në udhëkryqin e pasojave negative që mbart çdo sistem.

Duke shijuar lirinë në çdo aspekt të saj, rinija shqipëtare më shumë defrehet me shoqërinë e klubeve të natës, aty ku jeton i pacënuar krimineli me emrin “drogë”. Jeta e tij kriminale vazhdon akoma të lulëzojë në kopshtin e rinisë shqiptare. Ajo vazhdon të mbetet mik besnik ndërsa rinia jonë endet duke mos gjetur rrugëdalje në rrjetën e saj mashtruese. “Drogë” vetëm emrin e saj të frikshëm njohim, herë shfaqet si djallë që eshtë gjithmonë në kerkim të mëkatit dhe herë të tjera si një engjëll që të ofron një ndihmë vetëvrasese në ato momente kur ti je i pashpresë. Rinia shqipëtare, e ndodhur në mjegullën e kënaqësive, të shijimit të jetes në ekstrem lë pas dore shkollimin, informimin intelektual duke i dhënë më shumë rëndësi lokaleve, ku e vetmja gjë që ofrohet është ajo kafe pa shije ashtu sikur është çdo minutë i jetës që ne kalojmë. Shpesh herë rinia shprehet se kjo është jetë monotone por harrojnë se janë ata të cilët duhet të largojnë këtë plakje të parakohëshme të jetës, rinia duhet ti dhurojë asaj rininë e përjetshme. Gjithë këto vite trazicion duke mos mundur dot të kalojmë finishin e zhvillimit, rinia shqiptare vazhdon akoma të mbetet në startin e garës së përfunduar të jetës.

Nga : Arminda Melengu, master në letërsi nga USH Luigj Gurakuqi