PREJ QELQI – poezi nga ZEF MULAJ

0
49

PREJ QELQI
Nga ZEF MULAJ

Fytyrë si qelqi
Trupin si kolona
Cromatografis separarse
Në sintezat kimike
Precipiton koha.

Pin akullin dimëror
Në livadhet e ngrira
Në fije bari të mbetura
Çukisin zogjtë
Lulzimin veror.

Ëndrrat
Precipitojnë
Si në kolonat
Cromatografis separarse.

Sintezë mbijetese
Pikon… pikon pikon
Misteri në fytyrat e ftohta
Si qelqi.

Fillim shekulli…