Nga: Prof. Neki Babamusta, Londër, 1 Janar 2012
Rrëfim nga Bardhyl Uzuni, për imitimin e byrosë politike në 1990
Intervistoi Neki Babamusta, Kavajë, Shtator 1992
Kjo ngjarje ka ndodhur në Golem të Kavajës. Disa të rinj demokratë për të vënë në lojë një diktaturë tashmë të falimentuar organizuan një skew para popullit, për të denigruar vlerat e anëtarëve të byrosë politike. Kjo skenë u inwizua dhe imitimi u përsërit shumë herë para publikut me kërkesën e tij. Pushteti komunist, nëpërmjet Sigurimit të Shtetit, për të ndaluar përhapjen e skewit, iu vu në ndjekte të rinjve dhe i arrestoi. Sipas tregimit të vetë protagonistave të rinj domokratë, Bardhyl Uzuni tregon:
Lëvizja e 26 Marsit 1990 në Kavajë, qe një tërmet tepër i fuqishëm që tronditi regjimin komunist në Shqipëri. Atë e pasuan, si në tërë Shqipërinë edhe në qytetin tonë, greva e demonstrata të tjera, që tregonin se rënia e sistemit ishte e afërt. Në shembullin e 26 marsit 1990, të rinjtë antikomunistë, organizuan veprimtari me karakter politik.
21 Gusht 1990: 10 të rinj demokratë, të lidhur në një mendje me besë, realizuan në Golem, me guxim, humor dhe satir, imitimin e byrosë politike. Rolet imituese u kryen nga këta të rinj:
1. Bardhyl Uzuni, kreyetar grupi në rolin e Enverit
2. Tanush Berberi, në rolin e Simon Stefanit
3. Sajmir Gjuzi, në rolin e Vangjel Çoravës
4. Madrit Pajona, në rolin e Pali Miskës
5. Ilir Tare, në rolin e Hajredin Çelikut.
– Unë si kryetar u kërkoj llogari anëtarëve të Byrosë Politike, – thotë Enveri.
Pali Miska u paraqit si universal, në një kohë kur ai nuk merrte vesh fare nga punët e bujqësisë.
– Detyra jote kryesore shoku Pali është, që të na e bësh pataten sa kokën tënde. …
Shoku Hajredin, të keni në mbikqyrje dhe në plan të parë, Metallurgjikun, wlirimi i dytë i Shqipërisë, që i kemi dhënë emrin më të ndritur të kohërave “Çeliku i Partisë”, sepse vetëm kështu mund të kemi welik të pastër dhe të artë. Këto gjëra të nguliten ty në tru, Sh. Hajredin, dhe t’u mos u shmangesh për asnjë moment, – vazhdon Enveri.
– Shoku Vangjel Çorava: duke punuar e duke jetuar në tërë digasteret, si revolucionar, me ndjenja të larta përgjegjësie dhe duke mos patur frikë për asnjë moment për as kërkënd dhe njëkohësisht të mos hezitojmë t’u tregojmë vendin atyre që na kanë dashur apo edhe ndonjë personi të caktur, që kërkojnë ta përmbysin Pushtetin Popullor, Socializmin, të cilin e kemi ndërtuar me forcat tona. Po qe nevoja … këto fitore do t’i mbrojmë edhe me gjak, sepse me gjak erdhëm në pushtet.
– Shoku Simon Stefani: keni detyrën më të vështirë që iu ka ngarkuar Byroja Politike, por tepër të lavdishme. Pavarësisht se jeni i shkurtër, por partia ju ka besuar dhe ju ka vlerësuar si një ar të gjallë.
– Ja kam dhënë fjalën Partisë, – përgjigjet Simoni. Dhe jam plotësisht i vendosur për bindjet e mija politike, që i përkasin partisë time. Vijën e Partisë do ta mbroj deri në fund, qoftë edhe me jetën time.
– Mos u mburr kaq shumë, se s’dukesh i tillë, – përgjigjet Enveri plot humor.
– Më falni shoku Enver. Unë nuk kam përse të mburrem, sepse për detyrën që më keni ngarkuar, flasin vetë faktet. U keni gjetur vendin kundërshtarëve tanë.
– Ne kemi bërë betimin përpara Nënës sonë Parti, – thotë Enveri. Ju kemi zgjedhur si besnikë të Partisë, panvarësisht se sa vlera keni … Nuk më shërbyet dhe nuk zbatuat mendimet dhe vendimet e mija, varuni vetë…
Ky skeç satirik dhe plot humor u mirëprit dhe u duartrokit nga spektatorët e pranishëm.
Polici në shërbim Mahmut Canaj, ditën e gjygjit pranoi pushimin dhe kërcënimet, dhe nuk e pranoi aktakuzën ndaj nesh.
Me 28 gusht 1990 më arrestojnë. Në hetusi, më paraqitën aktakuzën: “Denigrimi i Komunitetit Qëndror (K.Q.) dhe i Byrosë Politike.” Si nuk pranuam aktakuzën, filluan të na keqtrajtojnë, të na rrahin dy herë në ditë.
Nga frika e mospërhapjes së ngjarjes, me akuzën “sipas nenit 129, për prishje të qetësisë publike” vendosën nenin 118 për “fyerje e shpifje kundër autoriteteve të larta.”
Për dy muaj e gjysëm më mbajtën në hetusi, lidhur me pranga ndër biruca. Prindërit dhe të afërmit nuk na i lejonin që të na takonin.
10 shtator 1990, u zhvillua gjygji me dyer të mbyllura. Pytjet që nga bënin, ishin tepër qesharake. Gjygjtari, me gjithëse e kishte të qartë, po ishte i vendosur për zbatimin e vendimit, me qëllim që të mos të cënohej partia dhe byroja poltike.
Seanca u ndërpre dhe u shty për 12 shtator 1990. Me që kishin të bënin me një rast të rradhë, Sekretari i Partisë së Rrethit, kërkonte mbarimin e gjygjit sa më shpejt. Gjygjtarin dikush e telefonoi. Me 21 shtator u zhvillua seanca përfundimtare, që zgjati nga ora 10 deri në orën 21 të darkës. Vendimi ishte ky:
1. Bardhyl Uzuni, Kryetari i grupit: 5 vjet heqje lirije
2. Madrid Pojana: 3 vjet e gjysëm heqje lirije
3. Sajmir Gjuzi: 3 vjet e gjysëm heqje lirije
4. Tanush Berberi: 1 vjet heqje lirije
5. Ilir Tare: 6 muaj heqje lirije.
Të gjithë dëshmitarët nuk e miratuan vendimin e trupit gjykues, por deklaronin se kemi dëgjuar parrullat: “Enver – Hitler”, “Poshtë Stalinistët e Botës!”, “Shqipëria do të bëhet si Amerika! …”
Me urdhër nga lart u la në fuqi vendimi i parë. Në Batër të Martaneshit (Elbasan) provuam tmerret e burgjeve komuniste. Afrimi drejt ditëve të Demokracisë bëri të mundur lirimin tonë para kohe.