Pranoni 33 Mendimet e Zemrës për Jetën

0
65

Nga Ismet Hasani

Në rrugëtimin e jetës në një vend rruga do të ndahet në dysh – në njënin drejtim shënon: këndej thotë MENDJA, në drejtimin tjetër shënon: këndej thotë ZEMRA!
– Cilin drejtim do ta zgjedhni?
(përgjigjën e vërtetë do ta gjeni në fund, pasi t’i keni lexuar që të 33 mendimet e zemrës).

*Jeta e njeriut i ngan anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet (ua rikujtoj “kutinë e zezë”)!
*Mendimet e njeriut i ngjajnë parashutës, e cila, përderisa rri e mbyllyr, nuk shërben për asgjë, e pasi të hapet – ta shpëton jetën.
*Mendimet janë si pika uji, me të cilat mbushet, deti e oqeani. Në qoftë se mendimet janë të mira, atëherë njeriu do të notoj këndshem në valet e detit e të oqeanit. Po që se mendimet janë negative, njeriu do të zhytet e do të fundoset në thellësinë e detit e të oqeanit.
*Pak sa e çuditshme dhe e pabesueshme, por e vërtetë: në mënyrë shkencore është vërtetuar se në tërë jetën e njeriut ekziston vetëm një i vetmi problem, e ai problem është – njeriu. Dhe, të gjitha problemet tjera në jetë, i shkakton njeriu dhe vetëm njeriu!
*Në jetën e njeriut qëndrojnë vetëm dy rrugë: njëna të shpie kah e vërteta, kah synimi, kah ideali, kah jeta; tjetra të shpie kah shkatërrimi, kah humbja, kah vdekja. Tjetër rrugë nuk ka!
*

1. Sa më shumë që lidhemi me qenien tonë të brendshme, aq më lehtë dhe shumë më cilësore do ta kemi jetën.
2. Kur ndihemi si viktimë, ne fillojmë të veçohemi, ndiejmë dhembje dhe frikë dhe gjithnjë e kërkojmë dikë që të na shpëtojë, dikë që do të punonte për ne.
3. Dikush ndoshta do të frikësohet nga liria, sepse ajo do t’i duket si përgjegjësi; përgjegjësia do të thotë se, thjesht, jemi në gjendje t’i përgjigjemi jetës.
4. Në qoftë se nuk jeni të vetëdijshëm për porositë tuaja negative, vështirë se do të arrini ta realizoni ndonjë ndryshim.
5. Zemërimi është proces normal dhe i natyrshëm; më shpesh zemërohemi për shkak të gjërave të njëjëta. Kur nuk mund t’ia shprehni zemërimin personit, ndaluni para pasqyrës dhe shprehi ndjenjat tuaja.
6. O njeri! Mundësitë janë për të bërë gjëra të pabesueshme, shumë herë më të mëdha se që mund ta imagjinosh. Mos e përmbani zemërimin dhe mos e mbyllni në trupin tuaj. Mund ta grushtoni shtratin ose jatëkun (të paktën një herë në javë).
7. Mendimet e hareshme e të gëzuara dhe dashuria ndaj vetes – janë rruga më e shkurtër për krijimin e jetës së lumtur.
8. Jeta është ndryshim i përhershëm, nuk ekziston as fillimi, as fundi – ekziston vetëm qarku i lëvizjes së përhershme të materies dhe përvojës.
9. Jeta kurrë nuk është statike, e gozhduar, e ndalur, sepse çdo çast është gjithmonë i ri dhe i fresksët. Çdo fund është një fillim i ri.
10. Në pafundësinë e jetës çdo gjë është e tërë, e plotë dhe e përkryer.Kështu, i tillë është edhe cikli jetësor.
11. Në botën tonë afariste terheqin vetëm ata njerëz që punojnë me efikasitetin maksimal.
12. Të gëzohemi për sukseset e të tjerëve, sepse ka sukses të mjaftueshëm për të gjithë.
13. Në qoftë se presim të bëhemi të përkryer dhe pastaj ta duam veten, do ta bjerrim jetën kot.
14. E tëra që duhet bërë është që sot ta duam (me gjithë zemër) veten më shumë se dje.
15. Kemi vendosur të vijmë në këtë planet në kohën dhe vendin e caktuar dhe të marrim mësime të caktuara për të përparuar e ndriçuar rrugën tonë shpirtërore.
16. Vendosni në zemër të gjithë njerëzit që i doni – të cilët kanë rëndësi për ju.
17. Bashkë me lindjen tënde, e ke fituar të drejtën ta jetosh jetën në mënyrën që të kënaq.
18. Puna me vetveten nuk është qëllim, është proces që zgjat tërë jetën – kënaqu me të.
19. Në qoftë se e bind veten se ke bërë ndonjë gabim, do të gjesh mënyrë që ta dënosh rëndë veten tënde.
20. Gabimi më i madh për njeriun konsiderohet ai të cilin njeriu e ka bërë nuk pranon ta përmirësoj.
21. Në mendjen Hyjnore kurrë asgjë nuk është e humbur, as që do të humbet ndonjeherë.
22. Prindërit nuk kanë mundur të na mësojnë atë që as vet s’e kanë ditur. Na kanë mësuar ta duam vetveten.
23. Nuk ka pasuri tjetër më të madhe që ia lë në trashëgim prindi fëmiës, sesa edukata e mirë.
24. Sa më të mëdhenj e sa më të njohur t’i kemi prindërit, aq më të madhe e kemi përgjegjësinë dhe obligimin që ata mos t’i koritim.
25. Mos vajtoni. V a j t i m i nuk ndihmon e as nuk zgjidh asgjë. Në vend të vjatimit, përdoreni l u t j e n!
26. Qëllimi i ardhjes në këtë botë/jetë: të adhurosh Krijuesin, të bësh vepra të mira! Disa pyesin: Po si të bëjmë vepra të mira? – Mos bëni keq!
27. Mënyra në të cilën mendojmë sot e përcakton ardhmëninë tonë.
28. Nuk konsiderohet i ditur ai që parakohe parasheh ardhmërinë e vet: sepse, e kaluara është tmerr, të djeshmen e kuptojmë nesër.
29. Në qoftë se diçka nuk të pëlqen, kurrë nuk do të gjesh kënaqësi në të. Në qoftë se miku të sjell dhuratë, por ajo nuk të pëlqen, falenderoje mikun e dhuratën jepja tjetërkujt të shëbehet me të.
30. Mos bën përpjekje që t’i shërosh të gjithë miqtë, se vetëm e tret kohën; shëroje veten tënde.
31. Dije se ekziston fuqia shëruese për çdo sëmundje. Sëmundjen e keni formuar së pari në mendje – largojeni! Realizo ndryshimet e brendshme, përndryshe do të kthehet sëmundja ose të krijohet një sëmundje e re.
32. Kur nuk besojmë se e meritojmë lumturinë, me dorë tonë e presim degën e lisit në të cilën qendrojmë. Sa më i kënaqur që jam, aq më shumë më duan njerëzit.
33. Një grimë dritë e zhduk errësirën, e po të ndizen reflektorët e krejt botës, ditës nuk ia shtojnë dritën. Jam edhe më i lumtur, kur edhe të tjerët i bëj të lumtur.
*
Përgjigja e premtuar për pyetjen në fillim: Do ta zgjedh atë drejtimin kah thotë zemra! Sepse mendja nganjëherë di të të mashtrojë, ngase ngandonjëherë nuk ka mendim të mirë,
ndërkaq zemra gjithmonë mendon dhe udhëzon për mirë, e jo asnjëherë për keq. Përqënderimi mendor i njeriut lëkundet/ndryshon dhe mendon edhe keq, dhe m’u për këtë shpeshherë njeriu thotë: ah sikur t’i kisha pasur këto mend dje!?