Shkruan: Kimete Berisha, 02.07.2013
Mbështetur për muri, dorën e mavijosur në vend të hallhalles, me fytyrë kthyer kah foto-aparati, Tracey dukej si bukuroshe e Cosmopolitan. Në këso raste të rënda ajo gjithmonë vishet jargavan, dhe i ka hije.
Në vend që ta lajmëroj në polici, dorën e lënduar e lajmëroi nē media, se në media bëhet e madhe, është më interesant. Dorën tha se ia kishin mavijosur djemtë e tërbuar të Vetëvendosjes, po ndoshta e ka pasur fjalën për ata djemtë tjerë të paftuar më protestë.
Ka mundur të jetë ndonjë djalë i nervozuar i Fuad Ramiqit, ku e di ti! Shik-u i ka hyrë edhe Vetëvendosjes si kali i Trojës, dhe po e deh partinë me parfemin opium, prandaj djemtë po duken të tërbuar për aq sa kohë po zgjat aroma e opiumit, pastaj kur po iu del, ata po zgjohen nga euforia e po i kërkojnë falje, kushdo që po u del përpara.
Shik-u nuk qetësohet, derisa të bën budallë. Albin Kurti e ka joshur rreth vetes edhe Fuad Ramiqin, i cili thotë se kanë shumë çka të përbashkët me Vetëvendosjen.
Tash na e kanë përzier krejt. Unë kam kujtuar që Albin Kurti ka për qëllim ‘bashkimin kombëtar të shqiptarëve’, ndërsa Fuadi ‘bashkimin fetar të muslimanëve’ kudo që jetojnë. Mos na e përziej tash z.Kurti. Musliman është edhe indiani, afrikani por, ne nuk pretendojmë të bashkohemi me ta.
Një javë më parë, Departamenti i Shtetit Amerikan, ka zbuluar se zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës janë të angazhuar në prostituimin e vajzave të vogla. Ambasadorja Tracey nuk tutët prej tyre, por çdo ditë kur i takon e përshëndetet me ta. As nuk i lajmëron në polici, anipse në draft raport janë të shënuar me emra dhe mbiemra bosat shqiptarë të skllavërisë seksuale.
As ambasadorit gjerman nuk i bëhet vonë që shërbimi i inteligjencës së shtetit të tij, dhe Kfor-i, Nato, Usa, kanë përmendur zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës si pronarë shtëpish publike, në Prizren…Sepse, vajzat 13 vjeçare shqiptare blihen edhe nga ushtarët e Kfor-it edhe nga policët e Unmik-ut e Eulex-it.
Më e rrezikshme është protesta nën dritën e ditës dhe mediave të botës, sesa seksi me fëmijë shqiptarë që bëhet tinëz. Nëse ambasadorët nuk i imtojnë kriminelët që janë strehuar në Kuvendin e Kosovës, që t’u kërkojnë atyre falje për krime të vërteta me gjak, çfarë i shërben ambasadores reklama që ia bën në media një hallhalleje të mavijosur! Ne kemi nevojë të çlirohemi nga kriminelët, vrasësit serik, përdhunuesit, që janë strehuar nëpër institucione, se sa për nga fjemtë e Vetëvendosjes çlirohemi edhe vet.
Ju i dini emrat e zyrtarëve të lartë që udhëheqin rrjetin e prostitucionit në Kosovë. Zonja ambasadore, mos na i tregoni emrat e tyre, por së paku mos ua shtrini dorën e mavijosur kur të përshëndeteni në Kuvend me ta.
Albin Kurtit thuani se edhe ne dasma lëndohen e mbyten njerëzit padashje. Kur ta organizon një protest le ta di se ka njerëz që mund të pësojnë infarkt edhe nga frika edhe nga kënaqësia. Prandaj, nuk mun të pretendosh ta ‘çlirosh’ Kosovën, pa e lënduar askend!







