PORTRET I NËNKRYETARIT TË VATRËS Z. AGIM REXHAJ

0
76

I dekoruar me Dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani

Agim Rexhaj, përndryshe rrjedh nga Familja e njohur Rexhaj nga Cerrca e Istogut, me vendbanim në Pejë- New York, është zv/kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës ”Vatra” prej më shumë se dy dekada. Z. Rexhaj e lëshoi vendlindjen, Kosovën, në dhjetor 1983. Veprimtaria e tij kishte rënë në sy të okupatorëve serbë pas demonstratave të ’81-shit. Persekucioni nis me nxjerrjen nga puna të familjarëve Rexhaj, Agimit së bashku me vëllanë e tij Bashkimin.

Nuk mbeti rrugë tjetër vec ikja në mërgim. Përmes vështirësish arrijnë në kampin e refugjatëve në Austri, dhe prej andej në SHBA. Z. Rexhaj që në fillim u përfshi në lëvizjen në ndihmë të Kosovës. Ai ishte bashkëthemelues i Shoqatës “Kosova Demokratike” 1990 ne New York e cila zhvilloi një veprimtari kombëtare të rëndësishme në drejtim të njohjës së represionit serb në Kosovën e pushtuar. Zoti Rexhaj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova në vazhdimësi, apo thënë më drejtë një mik personal i Presidentit, dhe mikëpritës i tij në SHBA gjatë gjitha vizitave.

Themelimi i LDK-së në Kosovë, krijojë një lëvizje optimiste tek shqiptarët e Amerikës. Në ato procese formuse të Lëvizjes Demokratike të Kosovës, shqiptarët e Amerikës kanë pjesën e tyre, ndërkohë që z. Rexhaj, udhëtoi nga Amerika në Kosovë, në fund të Shkurtit 1990, dhe dha kontributin e tij. Ai u takua me presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe mori udhëzime për krijimin e strukturave të LDK-së në SHBA. Me 21- Mars 1990 nisën anëtarësimet në LDK, në Restorantin që ishte pronë e vëllezërve, Bashkim dhe Agim Rexhaj. Pas këtij momenti veprimtaria e LDK-së në SHBA nis të japë frytet e veta, të sensibilizojë politikën amerikane, përmes demonstratave, dhe vizitave në Washington.

Z. Rexhaj është pjesmarrës dhe organizator i demonstratave për Kosovën në New York, Washington, Dejton etj. Z. Rexhaj e ka udhëhequr për disa vite LDK në SHBA, ku kontributi për mbledhjen e ndihmave financiare për Kosovën, Z.Rexhaj kontriboj ne mbledhjen e fondeve për luftën. Po ashtu ai dhe bashkëpunëtorët kanë dhënë kontribut të madh në afrimin e politikanëve, dhe zyrtarëve amerikanë në mbështetje të cështjes së Kosovës. Z. Rexhaj, dhe bashkëpunëtorët e tij ishin mbështetës të fuqishëm në Rambuje, ku shkuan ai dhe shumë vatranë të tjerë. Z. Rexhaj ishte aktive në pajtimin e shumë gjaqeve (38 Pajtesa). Me Federatën VATRA, z. Rexhaj u bashkua herët. Kontaktet e tij me vatranët i takojnë vitit 1986 dhe u bë pjesë aktive e saj.

Në vitin 1991 ishte sekretar i Vatrës, ndërkohë që ajo kishte për kryetar një ndër figurat eminente të inteligjencës shqiptare, Prof. Arshi Pipën. Një vit më vonë ai do të zgjidhej zv/Kryetar i Vatrës, detyrë që e mban edhe sot. Nuk ka veprimtari të Vatrës ku të mos jetë edhe kontributi i z. Rexhaj; ai ishte pjesë aktive e komisionit të përcjelljes së eshtrave të themeluesit të Vatrës, Faik Konica, po ashtu ishte nëTiranë në qershor 1998, kur një delegacion i shoqatës Vatra shkoi nga SHBA, qëndroi në Shqipëri në kuadrin e një misioni vëzhgues dhe ndihme për shqiptarët e Kosovës pas fillimit të agresionit ushtarak serb. Vatra dorëzoi me atë rast në Zyrën e Kosovës në Tiranë, disa dhjetëra mijë dollaër për Luftën në Kosovë.

Po ashtu z. Rexhaj dhe një pjesë e delegacionit shkuan në Tetovë për t’u takuar me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Shqiptarëve, dhe per ta vizituar Kryetarin e Gostivarit z. Rufi Osmani në burg, të burgosur nga regjimi maqedonas për shkak të përdorimit të flamurit shqiptar. Bashkë me Vatranët, menjëherë pas luftës në Kosovë, Rexhaj ishte pjesë e delegacionit shqiptaro-amerikan. Z. Agim Rexhaj ka qenë një mbështetës i vendosur i proceseve demokratike në Shqipëri që në fillimet e Lëvizjes Demokratike e deri sot. Z. Agim Rexhaj është tepër aktiv edhe sot, si nënkryetar i Vatrës, por edhe si individ. Ai është pjesmarrës i përhershëm i takimeve me kongresistë e senatorë amerikanë, merr pjesë në fushatat e tyre, në mbledhejn e fondeve etj.

Po ashtu z. Rexhaj është në korent të zhvillimeve në politikën amerikane, dhe kontribues në dhënien e opinioneve, prej vitit 2004 është anetar i Komitetit Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP) National Committee on American Foreing Policy. Anëtar i Bordit për shumë vite në Ligen Shqiptaro Amerikane- 1990-1996. Z.Rexhaj në vitin 2004 me delegacionin e Vatresë, dhe LDK-së, në Vatikan mori pjesë në ceremonin e Lumturimit të Nënë Terezë s. Ishte në komisionin për ngritjen e shtatoreve të Nenë Terezes në Prishtinë, Mitrovicë dhe Strugë.

Z.Rexhaj ishte edhe në komisionin për ngritjen e Memorialit të Shaban Polluzhës në fshatin Polluzhë-Kosovë në gusht të vitit 2004, (ku paten probleme të shumta nga majtistët e PDK-së), në muajin gusht 9 here udhëtoi nga Peja në Polluzhë me këmbëngujle që inagurimi i këtij Memoriali të sponzoruar nga shqipëtaret e New Yorkut me Kryetar komisioni Vatrani Sejdi Hysenaj të realizohet në muajin gusht ku një pjesë e konsiderueshme e mërgimtarëve nga New Yorku ishin të pranishëm, por majtistet e komunes se Drenasit e bënë Inagurimin pa prezencen shqipëtaro-amerikane.

Z. A. Rexhaj ishte anëtar në komisionin për ngritjen e Katedrales Nëna Tereze në Prishtine. Z. Rexhaj me 20 Mars 2005 në Lugano te Zvicrese, përfaqësoi Vatren dhe LDK-në , me rastin e 75 vjetorit të vdekjës së Aleksander Moisiut. Të gjitha këto veprimtari dhe aktivitete që u numëruan janë vetëm një pjesë mozaiku të këtij veprimtari, dhe tani më të dekoruar me Dekoratën “NDERI I KOMBIT” nga Presidenti i Shqipërisë, një mirënjohje kontributit dhe shembëlltyrës së Z. Agim Rexhaj.

Gazeta Bota Sot kishte nderin që gjithmonë ishte e përkrahur nga Z. Agim Rexhaj, gjithnji i jemi mirënjohës dhe i gëzohemi sukseseve të tija.

Bota Sot