PORDHI KALI NE FUSHATE – satirë nga Kol Shkodrani

0
62

PORDHI KALI NE FUSHATE

Nga KOLSHKODRANI

Pordhi kali në fushatë
eh, ç’na gjeti more të ngratë
pordhi kali në derë të hanit
një fëmnush’ si shtrigë kazanit
që nga Buna në breg të detit
nis e po i flet miletit
prej lezetit e sikletit:

Ç’ka me ka ba Edvin gjati
jam tue plasë krejt prej marazi
bash ai votat mi ka marrë
krejt në Shkodër e Malësi mbarë
ma ka lshue Tom Doshin n’ shpinë
ai m’i mori tan’ njerëzinë
por edhe atje në Malësi në skërka
krejt mi mori Paulin Sterkaj
në qytet i mblodhi së pari
ajo Keti e Ndrek Bazhdarit.

Unë e shkreta me shumë huqe
dola krejt me këpucë të kuqe,
në Baçallëk e Urë të Mesit
po më thonë verla e dreqit
plot artikuj shkruan Ben Çoka
ndër gazeta sa më dhëmb koka
Kol Shkodrani keq po m’ shan
e po më thotë ai insan
a e ke pa një pelë matan
n’ Pendë të Kirit e Topnahë.

Në Luguçesme e krye Pazar
ku del peshku e rri në zall
ty s’po të rrihet pa e zanë gjallë
me e pjekë në tjegull, moj kumarë
a e ke pa në Berdicë e Trush
tu ka ba fytyra si rrush
ik ma mirë mos të shohi kush
moj rrapatushë.

– Po a e di mor kush jam
kthehet Jozi e po thotë:
Kam punue në fushë të Dobraçit
sekretarja e Hysen Laçit
në Institut dizinjatore
unë prej Salës nuk heq dorë
është si mbreti me kunorë
ai si krajl unë si krajlicë
njeni dac e tjetri micë.

E pastaj i tha të shkretit
Salës që rrinte mendue
që u kish rrudhë e ba si ftue
po çka baj pa ty, ku-kue?!
Tugatjeta burri i shtetit
unë jam vetë bash Jozi i leshit.
në rini si luledele
po tash s’ka ma qumësht pele
më ka ba populli zhele
në krye të partisë me dal po due
Salë, ti Lulin ke caktue
m’ shkoj karriera qeth e rrue
ku- ku për mue.

26 qershor 2013