Populli ndryshon tekstin e këngës: “Shqipëria po ndryshon”

0
69

Nga Kledian Lula, 17 Mars 2012

Në vitin 2009, “kukuvajk-djalli” Sali Berisha “kompozoi” dhe këndoi me daulle çjerrëse këngën: “Shqipëria po ndryshon”. Kanë kaluar 3 vjet që prej atij muaji korrik 2009, kur Saliu u rikthye në pushtet duke kënduar në çdo cep e majë pallati, në çdo majë peme e përrua fshati, këngën “Shqipëria po ndryshon”. Kjo këngë gjëmoi gjatë gjithë fushatës elektorale, madje deri sa përfundoi ndarja e posteve të larta dhe vendeve të punës në pushtetin e PD. Që prej asaj kohe, kënga e Sali mashtruesit nuk po dëgjohet më. Por na kujtohet që çdo militant dhe “intelektual i pavarur” i PD që kërkonte vend pune kishte vendosur si melodi zileje të telefonit refrenin e këngës: “Shqipëria po ndryshon”.

Madje aq komike u bë kjo puna e këngës së Saliut nëpër telefona, makina, dumdum, zetora e karroca kuajsh, sa ata që shkonin për të kërkuar vende pune në PD, kur ishin tek zyra e “shef” Flamur Nokës që çonin “CV”-të, porositnin që më parë shokët e tyre t’u bënin zile telefoni pa pushim, me qëllim që të dëgjohej melodia e këngës, që “shef” Flamuri të bindej se ata ishin ushtarë të PD e besnikë të Saliut. Ata që janë futur në punë vazhdojnë e mbajnë akoma atë melodi si zile telefoni dhe patjetër që nga halli, do ta mbajnë deri sa të jetë PD në pushtet. Ndërsa ata që nuk u futën dot në punë e mbetën të pakënaqur nga mashtrimet e PD, kanë vendosur si melodi për zilen e telefonit të tyre këngën tallëse: “O Sali hund Pinoku/do ta hash si Ndoc Rroku…”.

Megjithëse“Sali Pinoku” e përjetoi edhe me këngë ndryshimin e Shqipërisë nën udhëheqjen e tij, tani pas 7 vitesh shikojmë që nuk ka ndryshuar Shqipëria, por ka ndryshuar teksti i këngës. Ja si po ia këndojnë Saliut shqiptarët sot në vitin 2012, këngën e vitit 2009: “Shqipëria po ndryshon”

Si ishte kënga në vitin 2009:Titulli: “SHQIPËRIA PO NDRYSHON

Eshtë një thirrje që na zgjon
Eshtë një dorë që na drejton
Eshtë një ritëm që na kërkon:
Shqipëria po ndryshon!

Rruga jonë s’ka kthim
Preke botën i lirë
Me ne të gjithë fitojnë
Jehona le të vazhdoj

Një motiv që na frymëzon
Fëmijë e të rritur afron
Dashuri nga shpirti që buron
Për një Shqipëri që po ndryshon

REFRENI 2009:

Shqipëria po ndryshon
Eshtë një rrugë që na bashkon
Eshtë një ëndërr që na fton
Eshtë e ardhjma që premton

Eshtë një komb që sot beson
Eshtë një rrugë që na bashkon
Eshtë një ëndërr që na fton
Eshtë e ardhmja që premton
Eshtë një komb që sot beson
Shqipëria po ndryshon

Si ka ndryshuar kënga në vitin 2012:Titulli: “SHQIPËRIA KËRKON SHPËTIM

Eshtë një gjuhë që na mashtron
Eshtë një mafie që na drejton
Eshtë një bandë që na pengon
Shqipërinë po e bllokon!

Rruga e bandës nuk ka kthim
Mafia po vepron e lirë
Qeveria zhytur në krim
Shqipëria kërkon shpëtim

Shqiptarë, pse nuk lëvizim?
Ta mbrojmë Atdheun tonë
Thika e mafies dhe tradhtisë
Jetë dhe kufij po kafshon

REFRENI 2012:

Shqipëria jonë po shitet
Nga një dorë e zezë tradhtie
Eshtë një bandë që po na vret
Eshtë e ardhmja që po vdes
Eshtë një komb që po humbet
Eshtë tradhti që duhet ndalur
Në mjerim na kanë kallur
Na kanë vrarë, vjedhur e tallur
Është një djall që po shkatërron
Vendin në humnerë po e çon
Eshtë e sotmja që thërret
Eshtë e ardhmja që po pret
Rrugë tjetër, jo nuk ka
Ta shpëtojmë nga këta…