Policia nis hetim për kanosje ndaj Alma Lames

0
43

TopLajmi.com, 08/06/2013

Policia e Kosovës ka nisur hetimi ndaj organizatës, Forumi i të Rinjve Myslimanë, të cilët nëpërmjet një komunikate kanë fyer deputeten e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Alma Lama.

Fillimisht, deputetja Lama ka raportuar në Polici që përmes një letre e cila është dërguar nëpër media është kanosur dhe fyer nga persona të një Organizate.

E, Policia e Kosovës, rastin e ka hapur si kanosje. “Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet policore, dhe lidhur me ketë është duke u marr Njësiti i Hetimeve. Ne e kemi hapur rastin si kanosje”, tha zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Gjatë ditës së djeshme, Forumi i të Rinjve Myslimanë nëpërmjet një letre, duke mbrojtur hoxhën Irfan Salihu, kanë sulmuar deputeten Alma Lama, për fjalimin e cila ka mbajtur në Kuvendin e Kosovës kundër Irfan Salihut.

Në letrën e FRM-së, thuhej se “Forumi i të Rinjve Myslimanë ka lexuar në internet fjalimin që fshatarja e Krujës nga Shqipëria, Alma Lama ka mbajtur në parlamentin e Kosovës në lidhje me videon e hoxhës së nderuar Irfan Salihu. Në fjalimin e saj, refugjatja Alma Lama ka sulmuar hoxhën patriot Irfan Salihu dhe hytben e tij, në të cilën hoxha ynë i nderuar, ne popullin e Kosovës na mëson që gratë ti kemi të ndershme, ti marrim të virgjëra, besimtare dhe jo kurva, siç u bënë shumë gra në Shqipëri në vitet 90 të cilat u trafikuan në Itali për prostituta.

Ne jemi popull musliman. Ne jemi popull i ndershëm. Ne nuk jemi kurva e kurvarë. Nëse Alma Lamës dhe shoqeve të saj i pëlqen që të bëj seks me burra të tjerë përveç burrit të saj apo seks paramartesor, ajo është e lirë ta bëj një gjë të këtillë – edhe pse ne na dhimbet burri i saj”. Nga ana tjetër këto fyerje, dje i ka dënuar edhe Qeveria e Kosovës.