Poezi nga Zef Mulaj

0
110


Zef Mulaj

GURI

Mbi gure, ingrire
Me mbeti shikimi.
U largova,
duke len shikimin tim
ngrire mbi gure.
Shikim prej guri…

NEN HIJEN E AHAVE

( varret te nje fshati te braktisur)

E rende heshtja qe prek mengjeset,
muzgun dhe naten
nen hijen e ahave,
emra qe diellin kan lindur
mbi oxhaqet e shtepive te heshtura.

EMRI YT

Mos me qajë kur te vish
dhe te mos me gjesh,
Nen hijen e lisit.
Per dore merre hijen time
Dhe ne krahet e tu,
Nje zog do te ulet.
Ne fluturim qiellin do te marre,
Aty do te me gjeshe mua
Emrin tende duke shkruar.

MYSAFIRET E ZOGJVE

Endrra hyri ne gure ,
muret e arave rane ,
shtepite e ngurta
lemyshku i mbuloi
dhe varret
mysafire
te zogjve
mbeten…

PENA E ARKIVUAR

(1975-1980)

Nje letër e shkruar
U ngri ne kohën e shkuar
Në majen e penes së arkivuar,
letërshkruar…