Vaso Papaj nga Durrësi, na kontaktoi me email, duke shkruar mesazhin e mëposhtëm:
—
I nderuar administrator i “Fjala e lire”!
Me ane te ketyre rrjeshtave shpreh deshiren te bashkepunoj me juve ne “Fjalen e lire”.
Kam ne fazen e botimit nje vellim me poezi “Jam kety, engjelli im” nga i cili ju dergoj per “Fjalen e lire” tre prej tyre, secila e pangjashme me tjetren.
Me shprese se ne te ardhmen do te kemi rast te njihemi me mire, ju pershendes nga Durresi.
—
Ne po ia publikojmë poezitë e tij të bukura, si më poshtë:
Thomëni përse, thomëni sesi?!…
(motive popullore të jugut)
Thomëni përse, thomëni sesi,
pran’ e pran’ gjithmon, qeparis ulli?
Thomëni përse, thomëni sesi,
qershia dhe bredhi, bëjnë dashuri?
Thomëni përse, thomëni sesi,
një limon qafuar me një rrush të zi?
Thomëni përse, thomëni sesi,
rrap e trëndafil, nudo gji më gji?
Thomëni përse, thomëni sesi,
njëri përmbi tjetrin, fik e rozmari?
Thomëni përse, thomëni sesi,
pjeshk’ e portokall, puthen në fshehtësi?
Thomëni sesi, thomëni përse,
uji zbret nga mali, kokën nuk e kthe?
Thomëni sesi, thomëni përse,
si ky deti blu, asgjëkund mbi dhé?
Thomëni sesi, thomëni përse,
diell edhe hënë, s’shkulen që këtej?
Thomëni përse, thomëni sesi,
Zoti, bregut Jon i dha bukuri?
Thomëni përse, thomëni sesi,
Pse ngado që shkova, s’gjeta asnjeri?Ndoshta bëhet Xhek London
Për çdo ditë, orë e pa orë,
në kafe me shokë kur shkoj,
vjen një djal me çantë në dorë,
e hap çantën, nuk ka drojë.Stilolapsa na tregon,
lapsa tush, çakmak me gaz.
E vështroj e më vështron.
Syt’ e tij si dy oaz’.Sa më dhimbset ky voglush,
mua, burrit me kollare!
Ndaj blej lapsa e blej tush
dhe paqetë pa pirë cigare.Më tregoi, mëson anglisht,
lexon libra deri vonë.
Kur të rritet, fatmirësisht,
ndoshta bëhet Xhek London.Dhe atëher’ do të rrëfente:
Jo për Polin, as Alaskën,
po, si zihej grigja e qenve,
kush e kush t’i hiqte maskën.Veç një fjalë dua t’i them:
“Unë sërisht do t’blejë çakmakë.”
A do t’bëhet Xhek London?…
Do ta kem gjithnjë merak.Ç’e madhe dritë në syt’ e tu!
Ta putha dorën
dhe dita dimërore m’u bë pranverë.
Zbathur,
sandalet me rripa,
s’do t’i harroj asnjëherë.
Me sari* mbështjellur,
si deti bardhë me dallgë blu,
ç’e madhe dritë në syt’ e tu,
ke mbetur përgjithmon keshtu.
Dhe u betova:
Të mbetem shërbëtor.
Në çdo fat tjetër,
pa drojë, do t’isha gazëtor.
Zot, mos mbeça kurrë spektator!…Tretet Migjeni, atje, në shesh.
S’e fsheh
S’duron hipokrizi, po buzëqesh.
Lum kush e sheh!
Ndaj dorën tënde putha sot,
sandale, rripa – burgu im.
Në det të bardhë u zhyta not,
me dallgët blu në përqafim.
E le të ngrihen plot shtatore, të ftohta,
me çfarëdo emër.
Ty do të mbaj, fshehur nga bota
Shenjtorja ime, do të mbaj në zemër.• sari – veshje e misionareve të Nënë Terezës.
Rreze te forta dielli verbojne syte. Kush nuk e do driten? Kush nuk e do driten dhe rri ne verbim? C’kuptim ka jeta kur s’ke nevoje per drite, c’kuptim ka te verbohesh prej drites, kur e di mire qe syte e tu nuk jane te verber. poeti e do veten te verber, mos te shikoje drite por ta ndjeje, mos te perceptoje prej syve por prej shpirtit sepse vetem atehere ai fillon te ngopet dhe i pangopur dhe vetem atehere ai kerkon fuqine, ndricimin, madheshtine e te verbohet prej teje o Jete, se ti je drita. Une uroj qe gjithesecili prej nesh te marre pakez drite te vertete nga poezite e librit “Jam ketu engjelli im”
Comments are closed.