Pak fjalë për autorin
Shaban Cakolli u lind në Krilevë të Dardanës (ish-Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës. Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë. Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë.
Ka botuar vëllimet poetike:”TOKË DARDANE”, “LOTI I ATDHEUT”, “DETI I QIELLIT” dhe “KRISMA E FJALËS”, AGSHOLI” kurse ka në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera. Disa shkrime të tij janë përkthyar në gjuhën gjermane, turke dhe kroate. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe është në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).
ELDORADO
Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
në bebëz
ku bën vapë tropikale
.Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.
Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.
El Dorado është
ëndrra jonë shekulloreMALLËNGJIM
Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.
Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.
Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin e sajMALLËNGJIM
Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.
Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.
Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin e saj
PËLLUMB I HUAJ
Ai nuk e njeh
qiellin tim
që e ruaj në bebëz.
Di të fluturojë
vetëm mes reve me tym
që na i ngulfasin
mushkëritë tona fshatare.
Më kot shikojmë nga qielli
ai asnjë lajm nuk do t´na e sjellë
nga shtëpitë tona mbuluar me mall.
Edhe gugatjen
e ka në gjuhë të huaj
As dreqi s´i merr vesh
figurat që bën
tek fluturon nëpër qiell.
Më mirë është t´ia vënë
një degë dafine në sqep
dhe të lutemi të na sjell paqe
në këtë globin tonë
gjysmë tokë
e gjysmë ujë lotiARBËRIA
Më e moçme se Hëna është Arbëria,
rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku^perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.
Ëndrrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.
Derisa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
netëve me hënë.EMËR I NEMUR
Udhëtarë të territ
hyjnë dhe dalin
nga dera në derë
ecin për teh të thikës
duke u përpjekur
të kërcejnë në humnerë
hapur në anatemë
si fëmijë të humbur
thellë në pyll
lajkash e trishtimiU lexohet në dritën e syve
mallkimi i territ
ngrysen e gdhihen
me një vel mërzieNuk kanë shteg as prag
s’dijnë kah nisen,
as ku ndalen
me këtë rrugë muge
emër të nemur
gurbet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtaritLOT KOSOVE
Sllav e shkja
dhe djalli i zi
na lakmuan edhe gjelbrimin
e fushave tona
në syAs me vetëveten s’ lanë
të flisnim njerëzisht
për njerëzimin
se njerëz s’ishinShkilnin tokën tonë të bukës
me thundrrat e tyre
me brirë therrnin
qiellin e kaltër
të bebëzave tonaZjarrin që ka Kosova
për liri tund dheun
dhe shpërthen
deri në qiell
duke djegur e pjekur
mustakët e miu
në fytyrat satanikeKur shiu i lotëve pushoi
rreze lëshoi liria
dhe me foshnje u mbush shtëpia.PËR TY DRITË
Flakadan lirie
që n driconte nëpër zemrat tona
me shekujShekull pagjumësie
është ky
c’ të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisuraTokë e shenjtëe
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga nga limfa jonëKUR MA VRANË KËNGËN
Unë, rrapsodi i harruar
këngën e kam pëlcitur
në një kohë të perënduar
jehonën e saj e lashë peng
anë e kënd nëpër Dardanë
por, atë ditë që nga nëna më ndanë
shpirtin ma dogjën dhe këngën ma vranë
BETIM NË VETE
Nuk ndahem gjallë
prej teje
gjaku im je ti
nëpër dje
dhe vetëm për ty
vdekjes përballë i rri.
DARDANIA
Trupin në valë
emrin në flakë
Dardania plakë.Në valë-nuk mbytet
në flakë-nuk kallet
jeton-nuk ndalet.Në gjak -ujitur
plagosur në zemër
prap jeton-ka emër.Erdhi nëpër furtunë
trupin-flori
emrin-LIRI.POETI
Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
por e di,brenda tij
kallet një oxhakNë mes mallit e dhembjes
urnë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!…KITARA E FJALËS
Prej se jam lindur
jetën e ndjej dhe e
mbaj në mend mirëashtu si ishte
dhe kështu si është
e jo si desha unë
por s´i deshi ajo.E IMJA ËSHTË KJO TOKË
Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Janë trojet e mia
Gjaku i diellit timÇka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Është qielli im
Është mhënë e atdheut.Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Është fusha e rrafshët
Udha e dy Drinëve.VENDI IM
Natë për natë shëtis
nëpër kosmosin me hënë
buzë lumit të atdheut
pranë arave dhe kopshteve
malli s´ikën nga unë
as kur hëna ikën
prapa gjelbërimeveORA JONË
Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq sopata shpatën
nëpër shekujKëtu varrë e atje varrë
më bëhet shpirti mulli ere
në skëterrë pas skëterre
deri kur të bredh me bredh
kështu,o shpirti im?
nga të palarat
e botës pelimKëtu s’ jam
atje s’më lënë,
o nënëqenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq