Miradije Gashi, Stuttgart
MEDITIM !
Kur heshtja bie në fashë
Zgjohen pendat,
Për t’u djegur deri në asht!Thur poeti vargun
Për brengat e kësaj bote
Të mëdhenj e të vegjël
Do të prehen
Në thellësitë e kësaj toke!LOTI
Njëmijë mendime filluan
Në një lot!
Njëmijë emocione u lidhën
Me një lot!
Njëmijë brenga qëndruan
Në një lot!
Njëmijë kujtime u mbyllën
Në një lot!
Në udhën e pafundësisë sot e mot
Lot!KJO ËSHTË
Gjithëçka shohim
Gjithëçka njohim
Gjithëçka shijojmë
Gjithëçka ndjejmë
Gjithëçka urrejmë
Gjithëçka dëgjojmë
Kjo është jeta jonëEDHE PAKËZ
Edhe pakëz e sirenat bien.
Vetëm, edhe një kërcim maceje
Për fat, ura ime ndërtohet
Për t’u rrënuar prap, por
Nuk e di sa qëndron?NE
Ç’është jeta?
Ç’është dashuria?
Ç’është urrejtja?
Pse janë këto tria?Pse jemi këtu?
A jemi ne?
A ka Zot?
Pasi të vdesim,
A ka jetë?Me miliarda njerëz
Me biliarda probleme.
Pse gjithë këto pyetje
A ka pergjegje?
Ne.ZJARRI YNË
Poeti nuk njeh moshë.
Poeti njeh vargun e ndezur.
Moshën e njeh ai që tenton
Të jetë ai që s’është…QËNDRESË E BEKUAR
Vetëm një fjalë ku vlon shpirti me dëshira
Vetëm një ditë plot me dashuri e çiltërsira
Vetëm një pendë që lidhë plagë e s’vuan
Vetëm një mik që shpresën nuk ta shuanVetëm nje herë me zogj n’drithërimë
Fluturim mbi relievin e Atdheut tim
Eja e zbrit poshtë, një zë më thirri
Ah, vendi Arbërit është vatër floririDhe ja, për një çast, befas në Vlorë
Nën hijen e flamurit të lashtësisë
Për t’i gjallëruar shpresat tona
Në kryeqëndresën e shqiptarisë***
Mbrëmë nga gjumi i gjatë
Në ëndërr Plakun e Vlorës e pashë
Ngadalë duke u përpëlitur – o vëlla i thashë
Shushuritja e fjalëve u zhyt në imagjinatë
Çdo ditë kur prehet Plaku në librat e artëANIJA E PLAKUT TË VLORËS
Një anije çan valët,
Të mos e molisë ëndrra e kaltër
As thellësi e errët e kohës
Nën t’shastisurat pulëbardha.Dridhet deti apo anija
A po shkëmbi që larg pret?
Atë yll thellë e ndjen
Edhe pse e sheh pjesërisht…Takimi i pare në Krujë
Takimi i dytë në Vjenë
Dhe nga Triesta në Dyrrah
Takimi i tretë në VlorëPër të krijuar një jetë të bekuar
Pa u larguar kurrë nga caku ynë
Flamuri me shqiponjë i praruar
Plaku i Vlorës e rikrijoi Shqipërinë