Poezi nga Flutura Kuqani Malo

0
51

Me krijuesen Flutura Kuqani Malo.
Nji penë qe nuk reshte s’shkruari, Flutura i perkushtohet poezisë me gjith dashurinë shpirterore. Ajo i shkruan natyres, diellit, hanes, lumit dhe malit, dashurisë, jetes me plote te papritura. Pena e Flutures fluturon mbi fleten e bardhe, poezia bashkeudhtare e jetes per Flutura Kuqani Malo.
Gjin Musa, gazetar.

Flutra Kuqani Malo

Arnimi

Nganjeherë…
në heshtjen e natës
arnoj shpresat…..
duke veshur mendimin
si nje fustan të holle
mendafshi…
nga e cila s’ndahem…..dot….
natë e ditë….
tashmë është bërë
si një shall i butë…..
i vetmi…
që din te me përqafojë….
në këtë heshtje nate….
e shterngoj kaq shume
këtë mendim…
ketë deshirë…
që është shkyer…..
konsumuar…
dhe s’me ngroh më….
e mbaj pranë vetes….
e herë pas herë pyes
mund ta arnoj…..
që ta mbaj përsëri……

Kujtime

E mbledhur kruspull…….
Ne dallgët e mendimeve
zbres si lot….. i vakët….
mbi kujtimin tënd….
Duke marrë me vete…
në brazdat e rrudhave
të kanalizuara në infinit….
portretin tënd…..
duke anashkaluar…
ne luginen e memories…
si ne një panteon të fshehur…
per mos të humbë asgjë…
fëtyra yte fanitet në çdo çast e zbehtë…
por e gjallë …
si dikur në ditët e rinisë…..
kur shume premtime…
lëshuam njeri tjetrit…
pa menduar që dallga e jetës….
do ndërronte drejtimin tonë….
nga ty dashuri e pare…
mbet perjetësisht imazhi…..
skalitur si një Zeus grek….
në qelizat e qënjes time….
për të me shoqëruar
në vazhdën e kujtimeve….
të ciflitura nga frymarrja
e moshës që kalon…..

@Flutra Kuqani Malo

Ti …
Ti do mbetesh për mua
një thes ëndërrimesh
të realizuara të pa realizuara
s’ka rëndësi si?
Që të marrin ndër krahë,
në darkë
në mjes të lëshojnë,
pa mëshirë …….
në krahët e realitetit …….
një tufan gëzimesh,
e vuajtjesh
mendimesh e dëshirash…..
që të mbesin në qënje
të skalitura përjetësisht……
duke lënë shenjat…..

@FLutra Kuqani Malo

Nëse

Nëse nji ditë,
mund të arrij në zemren tande…
Do mbrrijshe ngadalë,
me lehtsinë e nji puple,
nese do m’jepshe nje dorë,
per me hy n’trojet e tueja,
e me hy tashti,
nëse do mundshe,
kishe kalue çdo rrethojë,
kufi e ndalesë per ty,
kishe me të dedikue,
frazat ma të bukra,
fjalët e duhuna,
si melhelm për shpirtin tand,
ndoshta të lodhun,
per me të thane falemnderës,
nëse nuk mund ta baj ma,
kishe mbledhë lulet ma të bukra,
thur ne tubë me zemren,
s’bashku me fjetë e me vdekë,
per me perfundue ne nji ditë,
që s’bashku të ndinim, e të gzojshim!!!!!

@Flutra Kuqani Malo