Poezi kushtuar UKSHIN HOTIT nga Ajet Shala

0
51

AJET SHALA

Poezi kushtuar UKSHIN HOTIT

Po pyet bjeshka, po pyet lisi
Ku ka mbet vëlla Ukshini?
N’Dardani rënkon flamuri
Ku po gjendet ai farë burri?
Troll i gjyshit po kërkon
Ukshin Hot pse vonon?
Po hesht fort sllavizmi mbarë
Si hijena kokat hanë.

Ç’ka po thotë sonte Dubrava
Pse s’po vijnë fjalët e bardha/
Dal në Bjeshkë nga Rugova
Po rënkon e gjithë Kosova

Na mungon yll I lirisë
Po qan toka prej mërzisë
Na mungon si oksigjeni
Ta thotë fjalën te kuvendi

Për bashkim të Shqipërisë
vjen kujtimi i lirisë
Me ne vika Ukshin Hoti,
ditë pas dite, mot pas moti

(Autori Ajet Shala)