Poezi kushtuar atdhetarit trim Prekë Cali

0
81


Nuk u mposhte, as u tute
Bashkë me gjyshin në zë lahute
Burra në za Kelmendi e Hoti
Për urti e flakë baroti.
Ecë Prekë Cali me gurin mbi supe
S’na i prekë kush bjeshkët e kuqe
Gurin më qafë mbi 100 okë
Nuk e lëshojmë kollaj( për të gjallë) këtë tokë
Nuk e lëshuam as s’e lëshojmë kurrë
Flet Prekë Cali, mbi dy metra burrë.
Qendresën na njeh Europa
S’i lëshojmë trojet pa na lëshue toka!
Bashkë me shokët roje e vendit
Burrë në za “Baca i Kelmendit”
Gurin në shpinë, armën trupit
Luftë përherë tradhëtisë e turpit.
S’e hanë kurrë kafshatën e turpit.
Histori e veçantë kjo e Prekë Calit
Mban mbi supe gur prej malit
Me i tregue vatanin djalit!!.

Shkruar nga Agim Nikaj (Merturi)
Dergoi per botim: Gjin Musa