Poetja e re Valbona Hani nga qyteti i Elbasanit, prezantohet me botimin e saj të parë

0
66

Valbona Hani Atë që jeton në të përditshmen Valbona, e ka shprehur në vargje. Urime.
GJIN MUSA

Valbona Hani lindi më 19.06.1976 në fshatin Dëshiran dhe u rrit nga një familje modeste shqiptare, ku mikëpritja dhe bujaria janë në radhë të parë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindjen e saj. Shkollën e lartë e kreu ne qytetin e Elbasanit, dega Infermieri e Përgjithsheme, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, ku vazhdon dhe Masterin.

– Poezia hyri në jetën e saj ndjeshem, pasi ka qenë pasion që nga fëmijëria. Ajo vendosi të shkruaj ndjeshëm për një botë të bukur, pa dhimbje dhe lotë dhe të japë kontributin e saj me botimin e vëllimi poetik “NOTA NË PENTAGRAM”, të cilin ia dedikon Klinikës Mjekësore Shëndet Paljativ, ku në këtë qendër u vjen në ndihmë pacientëve që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me dashamirësinë dhe bujarinë e saj për këtë Klinikë.

NOTA NË PENTAGRAM, Vëllim Poetik

Cikël Poetik

MJAFTON TË TË KEM TY PRANË

Ti hyre lehtas.
Sytë e m’i i puthe
më shkimin çmendës
në fshetësi shpirti.
Puthjet e tua
më ndanë në dysh,
loti pikon lotin.
Mos u largo
lutja sublime,
mos më humbas
bota ime.
Me zërin tënd
gdhëndim përmendoren e hyjnive,
në aromë lulesh
do shndërrrohemi.
Mjafton të kam pranë.

DRITË

Kam për ty kaq mrekulli,
sytë e shpirtin ma bën dritë.
E mahnitur ëndërr qëndroj
ti e di sa shumë të dashuroj.
Ti gërmove thellë në ndjenjat e mia,
hyre furishëm në zemrën time,
zgjove ëndrrat e dëshirat e lira,
ndeze një dritë në shpirt të vrarë.
Sikur kjo ëndërr të ndalet një ditë
nuk e di çdo të ndodhë me ne të dy?
A do kemi më dritë në sy
apo presim ndonjë fjalë të re?

KJO JAM UNË

Shumë flasin se çfarë shkruaj unë…
Eh, si nuk shikon njeri punën e tij?
Shkruaj ç’të dua me shumë zhurmë,
shrkuaj të ëmblën dashuri.
Kafe pi me kë më do zemra.
Kurkujt hijen nuk ia shkel.
Vargjet dua që ti mbjell tek kënga.
Drita e vargut të jetë diell.
Kjo jam unë, mos pyesni kot.
Qesh e qaj për dhe për një gjethe
Dehem edhe me një pikë lot,
çmendem për një puthje jete.

SY ME SY U PAMË

Sy me sy u pamë
seç ndjeva atë çast,
zemra me rrahu fortë
vetën s’po e mbaja dot.
Ula kokën dhe po mendoja
vallë “Ty të dashuroja” .
Kaluan ditë ë kaluan netë,
sytë si ngrita më përpjetë.
Kur një ditë pranë u gjëndem,
mirëmëngjes u përshendetëm.
Sytë të dyve na vezulluan
u kënaqen që u takuan.
Vallë të dy u dashuruam?!

NOTA NË PENTAGRAM

Për ty, o shpirtjeta ime
Shkruaj nota në pentagram.
Orkestër lotësh, si tela violine,
kënga që më mban gjallë.
Në pentagramin e zemrës.
Notat për ty s’do të mbarojnë;
Çdo ditë shtoj një notë të ëndërrt
Në qiejt e marrëzive fluturoj.
Në çdo notë një urë kujtimi.
Mbi lumin e dashurisë tonë,
këngë që shkrin akujt e dimrit,
po vjen drejt teje si jehonë.

FEMËR

Krenaria të mban larg,
vetmuar,
zemërvrarë.
Dashuria të thërret
në emër
qendroji pranë,
zemrën mos e lërë të qaj.
Femër!
Dashurinë mbaje pranë
shpirtit
jepi ngjyrën e saj.
Ngjitu mbi re,
atje ku çelin ëndrrat
mos e lërë shpirtin në errësirë
ndize me zjarrin e këngës!
Femër!
Je e bukur
edhe e brishtë
nuk tradhëton
padrejtësisht.
Je krenare,
i qëndron larg dashurisë
vuan, lëndon veten
për hir të krenarisë.

NË HESHTJE

Nuk e di çfarë ti mendon,
nuk e di se si më gjykon
kam dhe zemër që ty të do
më thotë ndjenjën mos trego.
Nuk e di a po më dëgjon,
nuk kam fjalë,
s’di si ta tregoj
je një ëndërr që dua ta jetoj
s’gjykohet zemra që dashuron.
Nuk e di se çfarë ti ndjen,
pa ty jam e munguar
syri ndoshta më gënjen
eh, sa shumë, sa shumë të dua.