Besart Ramiz Tafaj, ky djal i ri nga Tropoja eshte dashuruar pas poezisë, po ecen ne gjumen e penave te shquara te Topojes.
Ne Tropojë, gazetaret dhe poetet lindin dhe rriten si lulet e pranveres, krijimtaia eshte dhunti e falur nga vete natyra.
Ne Tropojë e filluan vargun e pare poetet dhe gazetaret e shquar si Mehmet Elezi, Besnik Mustafaj, vëllezerit Buçpapaj, e deri tek Gjon Necaj e Nikoll U. Ndrejaj e shume e shum te tjere.
Besarti i thur vargje femirise, prinderve, mesueseve dhe pedagogve, alpeve te Tropojes, Lumit Valbona, lisave dhe ahave shekullorë, i thure vargje Isa Boletinit, Shotes dhe Azemit, plakut te maleve trimit legjendar Bajram Curri, e kujt nuk i perkushton ndonji vargje Besarti, qe tashma radhitet ne listen e krijuesve qe do bejë emer.
Besardi e ka lidhur jeten me çdo qelizë te jetes, poezia eshte bashkudhtare ne rrugen e gjatë te jetes.
Urime poetit nga Tropoja Besard R. Tafaj.
Gjin Musa, gazetar.
VENDI JEM
Shqipëri, ti vendi jem
Për ty flak’ u kallsha n’zjerm
Thell’ prej zemres t’them këto fjal’
Jeta jëme ty t’qoftë fal’….
Trupi jem u dheztë si kasht’
N’qoftë se i ditë nuk kam me t’dasht’
Marren teme mos e laftë as deti
N’qoftë se i ditë unë t’ndaj prej veti
Penen tëme e mbuloft’ pluhni
n’qoftë se vargje per ty s’ shkrue
Mue naten mos m’marrt’ gjumi
N’andrra t’mijat n’mos paç qillue
E hupt’ Zoti emnin tem
N’qoftë se i ditë harroj Vendlindjen
Porsi pisha u kallsha n’zjerm
Nëse ty unë ta kthej shpinen
Për mue kurr mos ardht’ pranvera
N’qoftë se t’ndrroj me vende t’tjera
Mue dielli mos m’baft’ drit’
Për vend temin n’mos kofsha rrit’
Mue ai diell mor kurrë mos m’nxeft’
Veshi jem kurrë mos njeft’
Jeta jëme past’ marue
N’qoftë se i dit’ kam me t’mohue. …
Mos pastë kush me nëjt me mue
Mbetsha vet si zog i true
Kurrë mos mujsha me fol me goj
N’qoftë se i kangë për ty se knoj…
Vendi jem …
lashtësi shekullore
mrekulli hyjnore
T’past’ bekue i Madhi Zot
Dritë paç për jetë e mot.
Tetor 2015