Po u hapën dosjet, Shqipëria mbetet pa kryeministër, pa kryetare kuvendi, pa ministra, pa deputetë…

0
69

Nga Kledian Lula, 7 Mars 2012

Qysh në fillim të muajit maj 2006, Këshilli i Europës caktoi dhe kërkoi si kusht prej parlamentit shqiptar, hapjen përfundimisht të dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit. Kryeministri Sali Berisha premtoi se dosjet do të hapeshin brenda vitit 2006. Por projekt-ligji i hapjes së dosjeve, i përgatitur nga KE, u bllokua dhe u nguros në kasafortën e Kryetares së Kuvendit, zonjës Jozefina Topalli. Në dhjetor të vitit 2008, KE kërkoi nëpërmjet nënkryetarit të KE, deputetit demokrat Aleksandër Biberaj, hapjen e dosjeve të spiunëve në mënyrë urgjente, mbasi Shqipëria ishte (dhe është) i vetmi vend ish-komunist i Lindjes, që nuk e ka përmbushur këtë detyrim moral, ligjor dhe publik ndërkombëtar. Ky kusht i KE nuk po realizohet edhe 22 vjet pas rënies së komunizmit.

Pse?

Sepse Sali Berisha është i interesuar që dosjet e spiunëve të sigurimit të mos hapen, për arsye sepse vetë Berisha ka qenë një nga njerëzit më aktiv të diktaturës, me veprimtari efiçente e pasionante si përgjues, denoncues, internues e burgosës i shumë intelektualëve dhe qytetarëve të tjerë anti-komunistë. Berisha ka bllokuar hapjen e dosjeve të spiunëve edhe për shkak se ai ka strukturuar dhe po drejton prej 22 vjetësh një parti spiunësh, të ashtuquajtur “demokratike”, një grup parlamentar spiunësh të PD dhe një qeveri të mbushur nga “themeli në çati” me spiunë të sigurimit të diktaturës, madje deri tek pastrueset dhe zhbllokuesit e tualeteve të PD, kryeministrisë, ministrive e drejtorive të çdo niveli qeverisës e deri në bashki e komuna që kanë logon “PD”.

Disa herë Sali Berisha është vënë përballë presionit të europianëve për të hapur dosjet. Por ai, që prej vitit 1992 i është shmangur si “dhelpër e zgjebosur” këtij detyrimi ligjor e moral, duke përdorur mashtrime e prapaskena politike, duke zvarritur qëllimisht hapjen e tyre. Sali spiuni, për të bllokuar dhe zhdukur dosjet e tij e të “ushtarëve” të tij deputetë, ministra, shërbëtorë e familjarë, ka krijuar alibinë e “se hapja e dosjeve krijon moskuptim të këtij problemi nga shoqëria shqiptare”.

Në fakt është e kundërta. Sali Berisha nuk do që t’i hapë dosjet dhe po i bllokon ato jo “për të mbrojtur shoqërinë shqiptare nga konfliktet”, por thjeshtë dhe vetëm si person i cenuar moralisht, politikisht e ligjërisht nga kjo hapje dosjesh të zeza. Këtë ekskluzivitet e ka në dorë qeveria, mazhoranca dhe pushteti legjislativ, pra parlamenti që drejtohet prej “dezinjatores” Jozefina Topalli.

Siç dihet, spiunët e diktaturës të llojit Sali Berisha nuk e humbën “fuqinë dhe vlerën” e tyre as në demokraci, përkundrazi në vitin 1990 diktatura i përdori këto monstra të neveritshme për të krijuar “klasën e re anti-komuniste”, duke u dhënë në dorë drejtimin e “sistemit të ri demokratik”, duke bërë drejtues e vazhdues bijë, bija, nipër, shokë e struktura të tyre të afërta të ish-diktaturës. Një nga monstrat tipike të kësaj metamorfoze të paskrupullt e të dalë boje tashmë është Sali Berisha, i cili prej 22 vjetësh ka afruar në PD, në parlament e qeveri, një ekip aktiv e të ndyrë ish-spiunësh të sigurimit të shtetit, me të cilët po bën sikur po drejton “demokracinë” shqiptare.

Por edhe pse njihet publikisht si njeri i regjimit qëkur është betuar për “bisturinë” nga viti 1964, kur nisi studimet e larta për mjekësi, Sali Berisha ka dalë përsëri në “tribunën e luftës kundër spiunëve”. Ka disa ditë që ky njeri me detyrë kryeministër i Shqipërisë, pa u skuqur e pa u zverdhur për krimet që ka bërë, ka dalë e po ulërin si histerik ekraneve, duke u shpallur si “anti-spiun”! Është absurde, madje dhe komike, që komunisti i qelbur në krime Sali Berisha, të dalë përpara viktimave të tij e të flasë kundër spiunëve!

Monstra e ekstra spiunëve, po del e po bilbilos kundër spiunëve, hap ekspozita me krimet e spiunëve e derdh lot për viktimat, kur vetë ky Sali Berishë, për 25 vjet radhazi si komunist, sekretar partie e spiun sigurimi, nuk i ka hequr nga duart gërshërët me të cilat u priste flokët dhe u shkurtonte pantallonat studentëve, në kohën kur ishte pedagog. Ky Sali Berishë, për 25 vjet radhazi si komunist, sekretar partie ka qenë përgjues, denoncues, dëshmitar, internues e dënues me burg dhe vdekje i shumë anti-komunistëve.

Shqiptarët e dinë shumë mirë, se si dhe nga kush është “desantuar” Berisha në krye të PD. Gjithashtu kuptojnë, se përse në partinë, në pushtetin dhe në qeverinë e Berishës, janë si drejtues vetëm ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, të cilët janë vendosur nëpër poste dhe në krye të pushteteve shqiptare. Sali Berisha ka folur shumë herë për hapjen e dosjeve të tyre, por nuk ka hapur asnjë “faqe” të askujt prej spiunëve, të cilët i ka me bollëk si persona aktivë brenda partisë, qeverisë e pushtetit që ai drejton. Por nuk i ka hapur këto dosje dhe nuk po i hap, sepse brenda tyre është si “monument” krimi edhe vetë SALIU.

Sali Berisha nuk e ka aspak dëshirën për hapjen e dosjeve të spiunëve. Jo se nuk ka dosje, jo se nuk ka krime të tyre, jo se nuk ka spiunë, por sepse në momentin e hapjes së këtyre dosjeve, Shqipëria ngelet pa parlament, pa qeveri, pa kryeministër, pa Kryetare Kuvendi, pa ministra, pa analistë mediash të pushtetit, pa drejtues të partive, pa drejtorë, pa ambasadorë, pa rektorë universitetesh, pa drejtorë policie, pa kryetar gjykatash e shefa prokurorie, pa drejtor doganash, shkollash e çerdhesh. Sepse kjo “racë” e ndyrë spiunësh si puna e Saliut, që i ka shërbyer diktaturës me krime është e panumërt dhe në çdo kupolë zyre pushteti.

Spiunët janë shumë, madje ata më “kualitativët” janë në krye të parlamentit, të qeverisë, të ministrive e politikës, duke na komanduar poshtërsisht prej 20 vjetësh. Sali Berisha dhe spiunët që ia ka mbledhur rrotull vetes janë përzgjedhur, janë çimentuar, mbajnë fortë njeri-tjetrin si dikur në diktaturë dhe nuk lëvizin prej posteve që kanë uzurpuar e që po i shfrytëzojnë në mirëkuptim, madje edhe duke u pështyrë, puthur, pështyrë e puthur përsëri pa fund me njeri-tjetrin.

Këtë fakt ndërkombëtarët e dinë shumë mirë, ndaj dhe kërkojnë më së fundi në mënyrë ultimative hapjen e dosjeve të spiunëve. Kujtojmë që në muajin shtator 2007, Këshilli i Europës ka kërkuar me këmbëngulje prej parlamentit Shqiptar, madje me një rezolutë të posaçme, që të hapë dosjet e spiunëve. Parlamenti me në krye “dezinjatoren” Topalli dhe ekzekutivi me në krye “Bisturinë” e “Frymën” Sali Berisha, u detyruan të hartojnë një projektligj hije për këtë proces “pastrimi” të pushtetit e të politikës nga spiunët. Por ky projekt ligj nuk u realizua në praktikë, madje pas rezolutës së KE, Saliu e mbushi pushtetin e legjislativin me më shumë spiunë në krye të punëve.

Deklarata e zëdhënësit të PD, Gerti Bogdani, datë 5 gusht 2008: Javën e parë të shtatorit, japen dosjet

Ju garantojmë, se në zbatim të udhëzimeve e detyrimeve integruese, të vendosura prej KE e BE, hapja e dosjeve do të jetë në axhendën e Kuvendit, në javën e parë të muajit shtator 2008. Kjo shtyrje për në muajin shtator e hapjes së dosjeve, nuk është bllokim prej mazhorancës qeverisëse, por u bë vetëm pas kërkesës së bërë nga opozita, e cila kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar draftin. Nga një media e kontrolluar nga opozita, pretendohet se disa deputetë të maxhorancës, i kanë kërkuar Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetares se Parlamentit Topalli, të shtyjnë ligjin për hapjen e dosjeve.

Kjo është një shpifje e stilit komunist. Partia Demokratike dhe maxhoranca duke e konsideruar një detyrim kombëtar dhe ndërkombëtar miratimin e këtij ligji, janë përpjekur për të arritur konsensus me opozitën, sikundër janë tërësisht të vendosur për miratimin e tij javën e parë të muajit shtator 2008 (e theksoj), në përputhje të plotë me rezolutën e Këshillit të Evropës.

Miratimi i ligjit për “Verifikimin e figurës së zyrtarëve të lartë” ishte vendosur në axhendën e Kuvendit gjatë muajit korrik, por një tërheqje e papritur e opozitës në këtë drejtim, bëri që mazhoranca t’i japë edhe më shumë kohë opozitës që të reflektojë në qëndrimin e saj duke e shtyrë miratimin e ligjit për sesionin e ardhshëm të Kuvendit, ligj i cili edhe nëse opozita nuk është dakord, nuk do të ketë më shtyrje, por vetëm miratim e zbatim të menjëhershëm, duke nisur që brenda muajit shtator 2008.