Po turp nuk keni xhanëm?

0
45

Nga Mitro Gjinua, 17 Gusht 2013

Kryeministri i munxosur nga nje milion shqiptare, filloi cicerimat e tij ne Facebook, jo vetem per thyerje rekordesh ne not dhe per relaksin familjar me niperit e mbesat, po edhe per naziskinet greke qe paskan “mbire” papritur ne Himare dhe kane bere thirrje antishqiptare. Dhe gjyshi notar merr pamjen e filozofit dhe atdhetarit, duke na shpjeguar neve se nuk ka minoritete ne Himare dhe ne fshatrat perreth. Na fliska si historian, nderkohe qe harron se eshte kryeministri ne detyre dhe ka pergjegjesi kushtetuese qe lejon individe te tille ekstremisht te rrezikshem te hyjne e te dalin lirshem ne kete vend dhe te bejne thirrje per lufte.

Policia e tij ndalon qytetare shqiptare fukarenj dhe te pafajshem ne hyrje te Lazaratit, por ben sehir ca “trimosha” qe guxojne te neperkembin ligjet e ketij vendi dhe te hakerrehen ndaj gazetareve te TCH, mu para syve te policit. Kryeministri ka per detyre te ndaloje veprimtarine armiqesore te kujtdo qofte brenda kufijve tane dhe jo te cicerije nga vila luksoze qeveritare ne bregdet, ne plazhet ngjitur me vendngjarjen naziskine. Le qe ku ka kohe te merret me armiqte e jashtem, se nuk e lene grupet armiqesore te opozites fituese per te pushuar rehat!

Ciu, ciu per socialiste mafioze, hajdute, kontrabandiste, bandite, vrases, te cilet kryemafiozi Rama, pasi i beri deputete, tashme po i emeron ministra. Po mire mo delenxhi, medemek kryeminister, ti na u mburre se ke zhdukur bandat mafioze, po keto pse na i le peshqesh? Nese vertet jane te tille, atehere ti duhet te japesh llogari se, megjithese ishe ne dijeni, ke lejuar me dashje kontrabanden dhe bandat mafioze socialiste te jene te lira, madje dhe te votohen masivisht nga shqiptaret. Keta te fundit qenkan fare te papergjegjshem, se duke i ditur keto gjera, te degjuara kaq here nga kryetari i PD-se dhe kryeministri gjate fushates, prape i besuan pushtetin, madje me nje besim absolut.

Nga ana tjeter, del drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, ne krah te ca italianeve dhe pa iu skuqur faqja degjon dhe miraton me koke se ne Lazarat sivjet hashashi qenka zhvilluar me shume se cdo vit tjeter dhe shifrat marramendese prej milarda eurosh te parave te droges do te kishin bere jo te skuqej, po te ishte rrezuar nga tavolina kedo ne ate cast, por jo ama drejtorin tone te madh te policise. Ai dukej krenar, me ballin lart, duke dashur t’u thote te pranishmeve se policia e tij nuk ka asnje faj, se nuk e le njeri te hyje ne kete fshat. Dhe ngaqe nuk hyn dot vete ne Lazarat, nuk lene as qytetaret e lire shqiptare te shkojne ne fshat, se punojne ne arat e mbjella me kanabis. Presin dhe ujin, a thua se policet jane jenicere turq qe mbajne te rrethuar kalane e Krujes dhe duke prere ujin dhe furnizimet do t’i detyrojne te dorezohen. Harrojne se ka e te bejne me vrana konter te rinj, qe te marrin gjak ne vetull.

Po ku e gjen te drejten ti, si polici, te me pengosh mua te leviz lirshem brenda territorit shqiptar? Po, kete e bente Enveri, jo larg Lazaratit, ku policia e tij te ndalo te kur vizitoje fshatra afer kufirit. Ku vajten deklaratat e drejtorit tone te madh, kohe me pare, se policia ka punuar qe ky fshat i Gjirokastres te dale nga lista e zeze e kultivimit te droges? Dhe pasi shteti u dorezua, keta shtetare as skuqen, as zverdhen. Madje behen dhe qesharake, njeri duke i mesuar mbeses notin, a thua se i plasi njeriu di apo nuk di not mbesa e gjyshit kryeminister, tjetri duke u krekosur, kur te huajt deklaronin faqe tij, se Shqiperia ka ecur shume ne kultivimin e bimeve narkotike. Pika Muhamet, me ke ben muhabet, i thone nje fjale te urte.

Ne fund te fundit turpi per te gjallet eshte. Them per ata qe vertet e ndjejne dhe jo per ata si puna e gjyshit kryeminister qe, pasi premtoj ta bente Shqiperine lule buze Adriatikut, lulezoi vetem Lazaratin. A nuk do mjaftonte vetem ky fshat, tashme i njohur, qe kryeministri, drejtori i Policise se Shtetit e te tjere, qe na siguruan se do te luftonin krimin dhe do ta hiqnin Lazaratin nga lista e zeze, te fshiheshin me nje barre turp, kur italianet deklaruan publikisht se kultivimi i droges sivjet ka thyer cdo rekord. Drejtori i madh i policise tundte koken i kenaqur, qe policia ishte jashte loje, se nuk hyn dot ne ate fshat, ndersa gjyshi kryeminister, pa iu skuqur faqja per kete rekord droge nen udheheqjen e tij, numeron rekordet e rinj ne not dhe Facebook.

Ca te tjere e hane turpin me buke. Xhozi si gjithmone keput mufka dhe nuk pse zverdhet, se i eshte argasur lekura e fytyres nga bemat ne krye te Kuvendit. Del e na kumton se Berisha eshte arkitekt i Shqiperise se re, kopjuar fjale per fjale nga Ramiz Alia, ne ceremonine mortore te Enverit, se Enver Hoxha eshte arkitekt i Shqiperise se. Natyrisht nuk ka dhe ndonje diference te madhe modelesh udheheqje, se edhe ky yni varkar i familjes se diktatorit ka qene.

Deputete te tjere te partise se humbur kercenojne publikisht kryeministrin e ardhshem te mos bej gafa dhe te rrezoje vendimin e qeverise se debuar, per seline e re te PD-se. Gafen e qeverise per te zaptuar edhe kete ndertese te vetme publike qe u ka mbetur pa e marre, pa piken e turpit e quan gafe te qeverise se neserme. Gafe tamam do te ishte nese qeveria qe vjen nuk do te hedh ne kosh te plehrave vendime te tilla. Se na e ndriti kjo parti dhe tashme meriton seli te re. Po pse mo, pas 23 qershorit gjyshin e qeverise e zuri meraku per pronat private dhe vete paska ndenjur njezet vjet mbi pronen e tjetrit?

Nuk do mend, qe doktori i semure ua hoqi dalengadale ndjenjen e turpit bashkepunetoreve te tij. Krejt si historia e atij burri qe shkoi te mjeku dhe iu ankua se i bente te gjitha ne brek dhe i vinte turp nga vetja.

– Kur te ndodh kjo, – pyet doktori?
– Kur me vjen, ne shtepi, ne rruge, ne kafene, bobobo sa turp, kur me shohin njerezit.
– Mire, – ia kthen mjeku.- Do pish keto ilaçe dhe do te vish pas nje muaji.

Hallexhiu nuk po vinte as pas tre muajsh, por doktori e kerkoi vete.

– E mo, – i tha,- paten efekt ilaçet? E ben me ku te te zere?
– Prape i mbush breket mu para mexhlisit doktor, po nuk me vjen me turp. As skuqem, as zverdhem me.
– Bukuri, – u shpreh i kenaqur doktori.
– Ne fillim te hoqa ndjenjen e turpit. Tani vazhdojme me te tjerat.
– Ç’te tjera, doktor? Une fytyren, namuzin kisha merak dhe te falenderoj qe, edhe i dhjere, u dal njerezve perpara, me koken lart…