PLATFORMË
ELEKTORALE
Tonin Zef Marinaj
mbështetur nga Aleanca për Shqipërinë Europiane

Ju siguroj se do të punoj me përkushtim dhe sinqeritet, për ta menaxhuar bashkinë me transparencë dhe në përputhje me ligjin dhe në respekt të çdo banori, pa dallime partiake.
Administrata e Bashkisë Malësi e Madhe, do të jetë efiçiente dhe moderne në koncepte e menaxhim, funksionale dhe e pakorruptuar, brenda atyre mundësive që krijohen.
Duhet ta vazhdojmë traditën tonë historike, për kontribute me vlera kombëtare, dhe ta nxjerrim Malësinë e Madhe nga komplekset e provincës, duke i dhënë asaj rolin që meriton, rolin e një bashkie të kenun, me respekt e dinjitet.
HYRJE
Bashkë me kandidaturën time për Kryetar Bashkie në Malësinë e Madhe, të mbështëtur nga Aleanca për Shqipërinë Europiane, kam kënaqësinë të paraqes para qytetarëve të mi, një platformë elektorale serioze, realiste, bindëse dhe optimiste.
Platforma është përgatitur, pasi për një kohë të gjatë, para dhe pas shpalljes zyrtare të kandidaturës time, së bashku me ekipin tim, kemi mundur të tërheqim mendimet, opinionet, vërejtjet dhe pritshmëritë nga të gjitha zonat dhe grupet shoqërore; si fermerët, biznesmenët e fushave të ndryshme, arsimtarët, mjekët, nëpunësit e administratës, intelektualët, veteranët, artistët, sportistët, specialistët e fushave të ndryshme, si dhe në mënyrë të veçantë, të rinjtë dhe të rejat malësorë.
E kemi hartuar këtë platformë, duke qenë të bindur se Malësia e Madhe, sot më shumë se asnjëherë, ka nevojë për një administrator largpamës, me vision të qartë, kompetent. Ka nevojë për një drejtues që është malësor dhe njerëzor deri në fund, ka nevojë për bashkiak të talentuar, mendjehapur dhe zemërgjerë, për një njeri të palodhur në shërbim të çdo malësori. Unë do ju shërbej qytetarëve të mi, të gjithëve njësoj, pamvarësisht bindjeve politike që mund të kenë, mund të kenë patur, apo do të kenë.
Me një vëzhgim të përgjithshëm, lehtësisht mund të konstatohet, se drejtimi vendor i derimëtanishëm i zonës sonë, nuk ka qenë rezultativ, produktiv, ai ka qenë shumë i vakët dhe shumë larg pritshmërive e vizionit të vetë qytetarëve të Malësisë së Madhe.
Qeverisja lokale e derimëtanishme, nuk i ka ndjekur qytetarët, të cilët veç e veç, kanë bërë shumë më shumë për zonën, se sa vetë pushteti lokal për ta.
Unë së bashku me stafin tim, do të realizojmë një administrim efikas dhe modern, me koncepte bashkëkohore të menaxhimit, gjithmonë deri në kufinjtë e normave dhe hapësirave, që na lejon legjislacioni.
Objektivi im themelor është:
“Bazuar në traditat dhe vlerat më të mira, të trashëguara ndër breza, ta nxjerrim Malësinë e Madhe nga komplekset e provincës dhe t’i japim asaj rolin që meriton në të gjitha dimensionet e jetës, rolin e një Bashkie të kenun, me respekt e dinjitet.”
Ky është DREJTIMI I DUHUR.
ASPEKTE TË QEVERISJES SË BASHKISË
1. ADMINISTRIMI VENDOR
Pas reformës territoriale, bashkia jonë rezulton të shtrihet në një territor homogjen, në kuptim të popullsisë, traditave dhe vlerave që mbart.
Përfshirja e të gjitha ish njësive administrative në një të vetme, rritën efektivitetin e menaxhimit të burimeve dhe punëve lokale, ndaj edhe strukturimi i drejtimit, do të synojë në sa vijon:
– Përfshirjen në administratën e bashkisë të kapa-citeteve më të mira të zonës, të gjithë atyre që mendojnë se kanë aftësi teknike dhe menaxheriale në punët e komunitetit, do u jepet mundësi e barabartë, për të dhënë kontributin në të gjitha fushat e drejtimit.
– Me synim përmirësimin e shërbimeve ndaj qyte-tarëve, pamvarësisht se komunat ekzistuese nuk janë pjesë e strukturës, shërbimi nuk do të mungojë edhe në fshatin më të thellë të Bashkisë, ndër të tjera kjo do të realizohet edhe me anë të dixhitalizimit të të gjitha njësive bashkiake.
– Tërheqja e qytetarëve në vendim-marrje, me anë të referendumeve lokale, kur ato të jenë të nevojshme, por edhe në të gjitha format e tjera të konsultimit. Kjo për çështjet më të rëndësishme dhe që prekin të gjithë Bashkinë, apo zona e njësi të veçanta të saj.
– Trajtimi i njëllojtë i të gjitha zonave, në kuptim të politikave dhe financimit të projekteve, bazuar në nevojat dhe mundësitë konkrete, pamvarësisht afërsisë me qendrën.
– Në strukturën e Bashkisë, do t’i kushtoj rëndësi të veçantë hapjes së zyrës së trajtimit të kërkesave dhe ankesave të qytetarëve, do përcaktohen rregulla dhe afate strikte për shqyrtimin e tyre. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit për të gjitha llojet e shërbimeve që ofron bashkia, do të jetë përparësi.
– Krijimi i departamentit të zhvillimit të zonës, me objektiva të mirë-përcaktuara, kryesisht hartimin e projekteve konkrete dhe dhënien e rekomandimeve për burimet e financimit, do të jetë përparësi.
– Rishikimi i sistemit të taksave lokale, me synim uljen, ku të jetë e mundur, dhe mirë-administrimin e tyre. Do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ligjore për burime financiare, kjo me qëllim bërjen të mundur të realizimit të projekteve tona, që për hir të së vërtetës, janë shumë ambicioze. Burime financiare të tilla, krahas taksave lokale dhe donacioneve të qeverisjes qëndrore, do të përqëndrohemi tek Tonin Marinaj, Malësi e Madhe
a. donacionet e huaja,
b. donacione nga komuniteti ynë jashtë vendit,
kurse në raste të projekteve me kthyeshmëri në investim, mund të përdorim ndoshta për herë të parë, edhe obligacionet e qeverisë vendore.
– Administrimi i pronave të bashkisë, dhënia mundësi të gjithë qytetarëve, që një mënyrë të njëllojtë të përfitojnë prej tyre.
2. ADMINISTRIMI I TERRITORIT
2.1 Hartimi i planit të zhvillimit urban për të gjithë zonën
Me synim ndalimin e zhvillimit kaotik të hapësirave urbane e rurale të bashkisë sonë, si dhe për të krijuar një ambjent më të mirë jetese për qytetarët, sot dhe në të ardhmen, por edhe për të krijuar një ambjent ekonomik të qëndrueshëm e cilësor. Me të filluar nga puna në Bashki, me transparencë të plotë, do të kontraktojmë studio prestigjioze dhe të kualifikuara me qëllim të:
2.1.1 Hartimit të planit rregullues për të gjithë Malësinë e Madhe.
2.1.2 Urbanizimin e qytetit të Koplikut, si qendër administrative e Bashkisë tonë, kurse qyteza e Bajzës të konceptohet, ndër të tjera si qendër e kulturës dhe traditave kulturore e historike për krahinën tonë.
2.1.3 Brenda mandatit 4 vjeçar, do të bëhet rre-gullimi dhe sistemimi i të gjitha qendrave të njësive bashkiake.
2.1.4 Do të sistemohen dhe mirëmbahen rrugët ekzistuese, që lidhin njësitë administrative me qendrën e bashkisë. Brenda mundësive, sipas planit të detajuar për çdo fshat dhe njësi, do të hartohet plani i asfaltimit të rrugëve, një pjesë e mirë e të cilave do të realizohen brenda 4 vjeçarit.
2.1.5 Tregjet në Koplik, por edhe në zona të tjera, do të jenë të disiplinuara dhe me standarte të vendeve të BE-së, kjo do të realizohet brenda 2 vjeçarit të parë të mandatit.
2.1.6 Krahas zonës së lirë ekonomike të bashkisë Malësi e Madhe, tashmë të miratuar nga Qeveria Shqiptare, e cila do të konsiderohet në hartimin e planit rregullues, do të mirë-përcaktohen edhe vende të tjera zhvillimi për industrinë dhe shërbimet.
2.1.7 Do të kërkojmë, që të konsiderohen ndërtimet e deritanishme, deri në shkallën maksimale, do të mbështesim pa rezerva proçesin e legalizimeve – kjo e shoqëruar me urbanizimin.
2.1 Kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, në të gjitha zonat do të përmirësohen ose ndërtohen aty ku mungojnë, do të hartojmë projekt për përpunimin e ujërave të zeza me qëllim, që të mos derdhen në Liqen.
2.2 Për administrimin e integruar të mbetjeve urbane, krahas projekteve për caktimin e pikave të grumbullimit në të gjitha zonat e banuara, do i japim përparësi zonave me prioritet turizmin si: Bregu i liqenit, Razma, Boga, Lëpusha, Fushë Zeza, Troshani, Vermoshi etj. Përveç kësaj, do të caktohet dhe ndërtohet një landfill (fushë e përpunimit të mbetjeve urbane), për të gjithë bashkinë tonë.
2.3 Në procesin e miratimit të planit rregullues, do të ketë transparencë, profesionalizëm, përkushtim. Ndërsa në procesin e dhënjës së lejeve zhvillimore dhe të ndërtimit, do ketë rigorozitet në zbatimin e ligjeve dhe afateve, nuk do të ketë asnjë sorollatje burrokratike apo abuzive, administrata e bashkisë do jetë pa rezerva, në shërbim të qytetarëve të vet.
2.4. Do të shikojmë mundësitë për krijimin e një Qendre tregëtare moderne në qytetin e Koplikut.
3. ARSIMI
Malësia e Madhe ka sot gjithsej 5,583 nxënës; nga të cilët në arsimin 9-vjeçar 3,749 nxënës, në arsimin e mesëm 1,169 nxënës, ndërsa fëmijë parashkollorë 665.
3.1 Me synim krijimin e ambjenteve bashkëkohore të mësimdhënies, gjatë 4 vjeçarit, do të mundësojmë ndërtimin e një shkolle të re 9-vjeçare në Koplik. Kjo që të bëhet e mundur, që mësimi në Gjimnazin “Sherif Hoxha” por edhe në shkollën 9 vjeçare të realizohet vetëm paradite. Edhe në shkollën e Vrakës do bëhet e mundur, që brenda 4 vjeçarit, mësimi të realizohet vetëm paradite.
3.2 Mirëmbajtja, rikonstruksioni, plotësimi i bazës materiale dhe kushteve optimale në të gjitha shkollat e bashkisë tonë, do të jetë tjetër prioritet.
3.3 Me kalimin e kompetencave më të mëdha në bashki, siç edhe parashikohet, do të synojmë uljen e numrit të nxënësve në klasa, në mënyrë që të mos ketë klasa të arsimit fillor me më shumë se 25 nxënës, dhe në arsimin e mesëm, jo më shumë se 30 nxënës për klasë. Prindërit do të tërhiqen në vendim-marrjen e shkollave, kjo do të jetë në vëmendjen tonë, pasi e konsiderojmë si të rëndësishme, për mbarëvajtjen dhe rritjen e cilësisë së mësimit.
3.4 Bashkia, në bashkëpunim me qeverinë qend-rore, do të arrijë që për fëmijët jetimë dhe familjet në nevojë, të përballojë në masën 100% të financimit të teksteve shkollore.
3.5 Arsimi profesional është konsideruar edhe nga qeverisja qendrore, si përparësi. Bashkia do e mbështesë atë, duke hapur si fillim klasa profesionale, si në fushën e teknikave buqësore e blegtorale, hidraulike, elektrike etj.
3.6 Do të mundësojmë bursa falas për nxënësit më të dalluar të gjimnazeve dhe shkollave të mesme të bashkisë sonë.
3.7 Do të shohim mundësinë e sigurimit të trans-portit të mësuesëve dhe nxënësve për zonat e thella të bashkisë.
4. SHËNDETËSIA
Shërbimi shëndetësor në bashki, ofrohet nën mbi-kqyrjen dhe kujdesin e qeverisë qendrore dhe agjensive lokale, të varura prej tyre. Sa i përket kontributit të qeverisjes bashkiake, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor, për të gjitha qendrat dhe zonat tona, ne do të synojmë:
4.1 Mirë-kordinimin e veprimeve me qeverinë qendrore dhe agjensitë, apo fondin përkatës, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe ambjenteve të shërbimit.
4.2 Shërbimi shëndetësor ofrohet sot në Qendrat shëndetësore Koplik, Koplik i Sipërm, Këlmend, Shkrel, Kastrat dhe Gruemirë. Gjatë peridhës 4 vjeçare, do të synojmë që nëpërmjet bashkëpunimit të përmendur më sipër, të mirëmbahen dhe rikonstruktohen të gjitha qendrat e lartpërmendura, me qëllim krijimin e kushteve dhe standarteve të pranueshme, në kuptim të ambjenteve dhe pajisjeve me bazën materiale.
Ambulancat në fashtrat që mungojnë do të hapen dhe mbështeten me personel, në ato vende që ka nevojë për riparime, të cilat janë të evidentuara nga stafi i kryetarit të ardhshëm, do të riparohen dhe mirëmbahen. Në mirëmabjtjen dhe pajisjen e ambulancave, do konsiderohet edhe fakti që në një pjesë e zonave të bashkisë, gjatë periudhës së dimrit vështirësohet lëvizja, kurse gjatë periudhave të tjera, për shkak të zhvillimit të turizmit, shtohet numri i personave, që kanë nevojë për shërbim shëndetësor.
4.3 Fatkeqësisht, për shkak të mungesave të personelit, në Spitalin e Koplikut, nuk funksionon shërbimi ambulator. Me qëllim eleminimin e kësaj mangësie, me mbështetjen e Qeverisë dhe të Fondit për shëndetësinë, ne do të synojmë, që në këtë spital, çdo ditë pune të javës, të sjellim specialistë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, që të ofrohet shërbimi në një apo më shumë specialitete.
4.4 Tek bashkia jonë, ndryshe nga deri më sot, qytetarët do të gjejnë mbështetje edhe për rastet kur kanë nevoja shëndetësore të veçanta. Në administratën e bashkisë do të ketë të paktën një punonjës, i cili do të punojë, me kohë të plotë dhe funksion të mirë-përcaktuar në këtë drejtim.
5. NXITJA E ZHVILLIMIT NË BASHKI
A) Turizmi
5.a.1) Turizmi Malor (Razma, Boga, Vermoshi Lepusha, Fushë Zeza, etj.), do të mbështesim zhvillimin e tyre, kjo edhe në kuadër të planit për zhvillimin e Alpeve të Shqipërisë, ku më shumë se 70 % e zonave turistike malore të Alpeve të Shqipërise, shtrihen në zonën e Malësisë së Madhe. Projekti i zhvillimit të turizmit në këto zona, do të realizohet në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe partnerët e huaj, si dhe biznesin privat.
5.a.2) Rritja e kapaciteteve të akomodimit të turistëve. Do të mbështesim projekte, si dhe do të ofrojmë të gjitha lehtësirat tona, me qëllim që të krijohen ambjente të reja dhe bashkëkohore, për akomodimin e turistëve vendas e të huaj.
5.a.3) Fushat e skive në Vermosh – këtë do të synojmë ta realizojmë në partneritet me biznesin privat, vendas apo të huaj.
5.a.4) Turizmi familjar do të realizohet nëpërmjet mbështetjes bashkiake, por edhe në koordinim me agjensitë shtetërore dhe private, me qëllim që për banorët e zonave turistike malore, të jepen kredi të buta, për të plotësuar kushtet optimale, lidhur me akomodimin e turistëve, të cilët preferojnë turizmin familjar, vendas apo të huaj qofshin ata.
5.a.5) Hartëzimi i zonave turistike, bashkia do të hartojë guida turistike për të gjitha zonat, do të përcaktojë guidat e lejueshme, kjo me qëllim mbrojtjen e florës dhe faunës. Do të përcaktojmë sinjalistikën e nevojshme për rrugët e këmbësorëve, biçikletave, etj.
5.a1.1. Turzimi Liqenor. Ndërtimi i Rrugës së bregut të liqenit të Shkodrës në të gjithë gjatësinë e tij, në shtrirjen e territorit të Malësisë së Madhe, rruga do të jetë me vend ecje dhe vrapimi për këmbësorët, për ecje dhe shëtitje me biçikleta dhe për automjetet. Do ketë pika të organizuara dhe të përcaktuara për lokalet e shërbimit me konstruksion të lehtë dhe sa më të lidhur me natyrën. Krijimi dhe përshtatja e 2 deri 3 vendeve dhe gjireve për plazhe liqenore. Përcaktimi i vendeve të zhvilimit të sporteve ujore. Çdo gjë me plan, pa prishur ekologjinë dhe duke e bërë atraktive, jo vetën për vendasit.
5.a1.2 Turizmi Kulturor. Nxitja e bashkëpunimit me institucionet e Ministrisë së Kulturës, lidhur me:
a) kërkimet arkeologjike në Marshej, rritjen e interesit dhe bërjen të vizitueshme në harkun kohor të 4 vjeçarit.
b) konkursi i bukurisë (logu i bjeshkëve) do të zgjerohet duke tërhequr pjesëmarrje të zonave shqiptare të Malit të Zi, Pejës në Kosovë dhe Tropojës, historikisht pjesë, apo të lidhura me Malësinë e Madhe.
B) Ekonomia Buqësore
Megjithëse është zonë kryesisht rurale, për arsye të ngastrave të vogla në zonat malore, dhe të copëtimit dhe zënies me ndërtime të zonave fushore, sipërfaqja në dispozicion të bujqësisë është relativisht e vogël dhe bujqësia është ekstensive. Me synim zhvillimin e saj, për të qenë burim i rëndësishëm për jetesën e qytetarëve, por edhe si furnizim për turizmin, kemi objektivat si vijon:
5.b.1) Sipërfaqja e tokës në bashkinë tonë është 15,255 ha, megjithëse potencialet aktuale ujitëse janë 9,113 ha, sipërfaqja e ujitshme është vetëm 1,748 ha. Në këtë drejtim kemi shumë për të bërë, si fillim brenda mandatit tonë do të bëjmë të mundshme shfrytëzimin e potencialeve ujitëse në masën 100%, por do të vendosim në objektivat tona edhe rritjen e këtij potenciali. Mirë-menaxhimi i burimeve ujore dhe mirë-përdorimi i ujit, do të jetë një përparësi e rëndësishme për stafin e ardhshëm të bashkisë.
5.b.2) Në zonat fushore, ku të jetë e mundur, do të nxisim proçesin e bashkëpunimit ndërmjet fermerëve, me qëllim krijimin e kushteve për intensifikimin e bujqësisë, pasi do të sillte kosto më të ulët prodhimi, produkte më cilësore dhe më të larta, si dhe mundësi e organizuar e shitjes së produkteve.
5.b.3) Në bashkinë tonë, do të krijohet një strukturë e veçantë, e specializuar dhe që do të jetë përgjegjëse për kordinimin e mbjelljeve për bimët bujqësore, bimë medicinale dhe eterovajore. Kjo strukturë, pasi të ketë bërë studimet dhe kërkimet e tregjeve, në bashkëpunim edhe me kompanitë rajonale të grumbullimit, orienton kulturat dhe sasitë e mundëshme, në bazë të kapaciteteve përthithëse të tregjeve brenda e jashtë vendit, me qëllim që të mos mbeten produkte stok dhe pa u shitur.
5.b.4) Malësia e Madhe, ka kapacitete më të më-dha për mbarështrimin e bagëtive të imëta, dhen e dhi, nxitja e mbarështrimit të bagëtive, e shoqëruar edhe me shtimin e kapaciteteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve blegtorale, do të jetë një përparësi tjetër e jona.
C) Nxitja e punësimit, Industria e lehtë dhe përpunuese
5.C1) Shpallja e zonës së lirë ekonomike, do të krijojë favore për biznese të ndryshme, që të zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Ne si bashki, do të mundësojmë hapjen e kurseve të ndryshme të kualifikimit të burimeve njerëzore, kjo me qëllim, që fuqia potenciale punëtore, të jetë mjaftueshëm e kualifikuar, për t’u vënë në shërbim të nevojave të bizneseve, të cilat do të ngrihen në këtë kuadër.
5.C2) Nxitja e sipërmarrjeve lokale, të specializuara për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale.
5.C3) Tregu për shitjen e prodhimeve buqësore dhe blegtorale, do të ngrihet brenda standarteve të pranueshme.
5.C4) Bashkia do të nxisë dhe përkrahë të gjitha ato biznese, që krijojnë mundësi punësimi për sa më shumë banore të zonës tonë, të cilat do të gjejnë tek bashkia të gjitha llojet e lehtësirave.
5.C5) Përmirësimi i transportit të qytetarëve, në partneritet me privatin, krijimin e të gjitha mundësive që qytetarët, brenda zonave të bashkisë, por edhe në lëvizjet ndër-qytetase, të kenë të gjitha lehtësirat për lëvizje me kosto sa më të ulët të mundshme.
Në këtë kontekst, në bashkëpunim me biznesin privat, do të shikohen mundësitë për krijimin e një linje të rregullt dhe me orar të transportit publik nga Kopliku në Shkodër dhe anasjelltas. Do të ndërtohen pikat e stacioneve të autobuzit përgjatë rrugës Koplik-Shkodër dhe Koplik – Hani i Hotit, si dhe stacioni qendror i autobuzit në Koplik, duke synuar kështu një shërbim standard, të krahasuar me vendet e BE-së për transportin publik.
6. SPORTI DHE KULTURA
6.1 Futbolli, si sporti më popullor; Bashkia në bashkëpunim me qeverinë qëndrore dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, do të mundësojë ndërtimin e një stadiumi me standarde të pranueshme për ekipin e Veleçikut. Përmirësimi i administrimit të këtij ekipi, nëpërmjet kthimit në sipërmarrje efektive dhe me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve, objektivi ynë do të jetë rikthimi dhe mbajtja në kategorinë e parë të ekipit të futbollit.
6.2 Zhvillimi i sporteve të tjera, do të krijohen kushte për sportin e Volejbollit, Basketbollit, Mundjes, Peshëngritjes, Notit, Alpinizmit dhe Skive, Hipizmin e Parashutizmit, si dhe të gjitha sportet e tjera. Qytetarët nga zona jonë japin kontribute në ekipe të ndryshme. Ne mendojmë dhe do të punojmë që edhe në zonën tonë, të ketë masivizim dhe zhvillim të sporteve, si element i rëndësishëm i përmirësimit të cilësisë së jetës së banorëve.
6.3 Gjallërimi i jetës kulturore, qoftë edhe në partneritet më biznesin privat, do të hapim shtëpinë e kuturës dhe kinemanë në Koplik. Brenda 4 viteve të ardhshme do të ndërtojmë Qendrën e Kulturës në Bajzë, e premtuar kjo, dhe e parealizuar asnjëherë.
6.4 Ruajtja dhe promovimi i vlerave të traditës dhe kulturës të zonës, do të jetë një tjetër prioritet i yni.
6.5 Hapja e një muzeu për zonën, do të realizohet brenda këtij mandati.
Premtimet e bëra në këtë platformë elektorale, janë vërtetë ambicioze, por nisur nga vizioni dhe përkushtimi ynë, ato do të jenë plotësisht të realizueshme.
Në fillim përmendëm objektivin tonë, por kemi edhe vizoinet e ndryshimit, vizioni nuk kushton, nuk ka nevojë për financim, por pa të nuk mund të ecësh përpara, nuk mund të kërkosh mundësi dhe rrugë për arritjen e objektivave të vëna.
Ne i kemi objektivat tona, e kemi vizionin, na duhet vetëm mbështetja juaj, të cilën besojmë thellësisht se do ta kemi, me qëllim që bashkinë tonë ta bëjmë një vend model të mirëjetesës dhe bashkëjetesës komunitare. Një bashki, ku ia vlen të jetohet!
Eshte hera e pare, qe nje pretendent per drejtues lokal ne zonen tone, paraqet nje program konkret zhvillimi. Vizioni dhe objektivi jane shume ne nivel. Bravo, bravo vertete zoti Marinaj, ndryshe prej te tjerve ne te gjithew fushaten prej teje kemi ndigjua vetem fjale te mira, premtime konkrete dhe vullnet te mire per te bere gjera per komunitetin tone. Ia vlen qe te gjithe votuesit e krahines tone, te majte e te djathte te votojme njeriun ideal, te perkushtuar te afte e vullnet mire zotin Tonin MARINAJ. Malesor i mire e i familjes se mire, menaxher i mire e shume premtues. Suksese ju prifte e mara.
Comments are closed.