Plani i të dërguarit të Romës De Ferrari

0
51

Arjan Kallço

Ngjarjet ndërkombëtare ndërkohë po i përshpejtonin ngjarjet në Shqipëri që të mund të kryhej sa më shpejt ndërhyrja italiane, kështu që mbreti më pas të ishte i qetë për vazhdimësinë e mbretërimit të tij. E gjithë esenca e kësaj marrëveshjeje synonte pikërisht një pushtim fashist, por me ide të qarta të një mbretërie të përjetëshme. Meqë italianët e dinin se Zogu ishte njeri i fshehur nuk e përjashtonin mundësinë e një përdorimi të tyre nga ana e Zogut. Ndoshta edhe ata kishin njjë plan për eliminimin e tij pas pushtimit dhe dikush duhet ta ketë lajmëruar që ai të arratisej, ose ndinte rrezikun që i kanosej pas disa përplasjeve të mëparshme.

Lufta asnjëherë nuk është opsioni më i mirë i zgjidhjes së konflikteve, por bëhet e domosdoshme për ata që ishin ideatorët e një fuqie të madhe dhe të shtrirjes përtej kufijve natyralë. Mosbindja edhe mund të ndëshkohej dhe e gjithë klasa poltike shqiptare do të barazohej me zero në rast se donin që të bënin lojë të dyfishtë. Ky rrezik duhej mbajtur gjitjmonë nën kontroll, brenda mundësive, prandaj ata i kishin parashikuar të gjitha rastet e zbarkimit të trupave italiane. Nuk bësojmë se edhe qeveria shqiptare nuk e kishte një plan të vetin, që ndryshe quhet plani b, nëse situate do të dilte jashtë kontrollit të qeverisë. Por tashmë ishte e kotë, pasi vetë situate në vend nuk u jepte atyre asnjë shpresë. Pakënaqësitë edhe brenda vendit e bënin situatën më të komplikuar.

Vetë Zogu mund ta shiste të gjithë qeverinë e tij, mjaft që ai të kishte garancinë që të rikthehej si dikur në vitin 1924 pas revolucionit demokratik, por këtë rradhë i ndihmuar jo nga sërbët, por nga italianët. A do ta kishin bërë një gjë të tillë italinët? Askush nuk mund ta thotë me siguri, pasi nuk dihej sesi do të rridhnin ngjarjet. Fakt është se për ta shpëtuar mbretërinë e tij të paligjshme, do t’i luante të gjitha kartat. Vetë Jakomoni në kujtimet e veta e kishte kuptuar se Zogu ishte një njeri që të gjithë inteligjencën e vet makabre e përdorte vetëm për fronin e tij. Ditaret, nuk po japim një gjykim nëse përmbajnë të gjitha të vërtetat, flasin qartë për çdo ditë deri në ditën e 7 prillit.

Më datën 23 mars Jakomoni i komunikonte Ministrisë së Jashtme : Mbreti Zog dërgoi në Legatë kryeministrin, ministrin e jashtëm dhe ndihmësin e tij të parë që të më informonin se, sipas lajmeve nga Bukureshti, Beogradi dhe Shkupi, Rumania dhe Jugosllavia po merrnin masa që të përballonin veprimet e mundshme të aksit Romë-Berlin. Kishte marrë gjithashtu lajme se masa të rëndësishme po merrte Jugosllavia në kufirin shqiptar. Përfaqësuesit e mësipërm deklaruan në emër të mbretit se Shqipëria, në nderim të aleancës, vihej në dispozicion të Italisë për çdo rast.

Nëse do të merreshin masa ushtarke nga ana shqiptare, duhej mbajtur parasysh se nuk do të kishin qëndresë, nëse nuk do të mbështeteshin menjëherë nga ne. Kërkesa për trupat italiane do të shoqëroheshin edhe nga kërkesa për materiale të nevojshme pëtr ushtrinë shqiptare nga ana e qeverisë. Të tre politikanët shtuan se nëse situata ndërkombëtare nuk do ta këshillonte një ndërhyrje të trupave italiane në Shqipëri, ajo do të ishte e pëlqyeshme nga e gjithë popullsia. Nuk duhet përjashtuar se mbreti merr spunto nga lajmet alarmuese të ardhura nga përfaqësitë jashtë që të kryejë një gjest, në vazhdim të situatës së krijuar në Tiranë, për të na dhënë besimin.

Sidoqoftë nëse mbreti, shumë i preokupuar për situatën brenda dhe jashtë, mund të marrë ndonjë masë të kundërt me mendimin tuaj, ju lutem të më njoftoni që t’i jap ndonjë garanci. Atasheu ushtarak do t’i telegrafonte të njëjtën gjë Romës. Telegrami u vlerësua shumë nga ministri Çano që t’i ilustronte në Itali dhe në arenën ndërkombëtare precedentët e zbarkimit në Shqipëri. Do të nënkuptohej si një dëshirë e menjëhershme e shprehur nga vetë Zogu për një zbarkim italian, shpejtësi që ndoshta nuk ishte planifikuar apo që nuk mendohej kaq e besueshme nga mendja e Zogut.

Motivet mund të ishin të shumta për kërkesën e bërë me kaq solemnitet : ndoshta mbreti propozonte një spirale ndaj një zgjidhjeje të kënaqëshme për të dy vendet. Ndoshta e joshte idea që t’i zgjeronte kufijtë e mbretërisë së tij, ëndërr që vetë Italia e kishte përkëdhelur me shumë forcë, saqë dukej e besueshme, me ndihmën e Italisë. Ndoshta një zbarkim italian në gjendjen e turbullt në të cilën ndodhej vendi, ishte i pashmangshëm dhe se ishte më mirë që të bëhej sa më shpejt. Një zbarkim edhe modest në forca, mund t’i dukej si një garanci e dhënë nga Roma për fronin e tij. Sipas gjeneralit Seregi ishte e pamundur të qëndroje i izoluar, aq më tepër për Shqipërinë e vogël.

Për Italinë e madhe me 45 milionë banorë nuk do të ishte një sforco e tepërt në fillim, mjaftonin teknikë italianë dhe para që 1 milionë persona kërkonin vetëm të punonin. Kjo nënkuptonte që italianët t’u besonin shqiptarëve, sikur të ishin bashkëkombas. Maxhoranca e qeverisë shqiptare edhe pse i shumëfishoi masat e sigurisë, nuk e fshihte dëshirën që të shfaqej e disponueshme dhe e favorshme. Ndjesia ishte që pas pushtimit të Çekosllavakisë, i gjithë populli shqiptar ta priste mbërritjen e trupave italiane si një ngjarje sikur të ishte normale. Kishte zëra se nëse mbreti nuk do ta lejonte konsensusin dhe se kishte urdhëruar rezistencë, por shqiptarët nuk do ta ndiqnin pas.

Më 25 mars Jakomoni mori instruksione nga Çanoja : Nga momenti që përmes deklaratave të Zogut ai e njihte nevojën dhe urgjencën e vendosjes mbi baza të reja të marrëdhënieve italo-shqiptare…Shkoni tek Zogu dhe pyeteni, duke diskutuar me të, se mbi cilat baza ai do që t’i vendoste marrëdhëniet e reja me Italinë. Do të nisej për në Tiranë De Ferrarisi që do të çonte një traktat skemë sipas dëshirave italiane ndaj Shqipërisë. Ai mbërriti në të njëjtën ditë në Tiranë me këtë plan:

Neni 1 Midis dy vendeve do të ketë një aleancë të ngushtë dhë të dyja palët do të impenjohen që të garantojnë me të gjitha mjetet sigurinë e shteteve dhe mbrojtjen dhe shpëtimin reciprok ndaj sulmeve të jashtme.
Neni 2 Italia e siguron Shqipërinë se nuk do t’i mungojë kurrë miqësia dhe në rast kërcënimi të sovranitetit apo integritetit dhe pavarësisë, Italia do të parashikojë me çdo mjet që ta largojë rrezikun…
Neni 3 Ruajtja e rendit publik dhe mbrojta në Shqipëri ndaj agresionit të huaj i besohen qeverisë shqiptare, qeveria italiane do të sigurojë të gjitha mjetet që konsiderohen të nevojshme.
Neni 4 Për këtë qeveria shqiptare, duke pranuar që t’i japë qeverisë italiane të gjitha lehtësitë e duhura që të përmbushen detyrimet reciproke; do t’i lejojë përdorimin e porteve, aerodromeve dhe rrugëve të komunikimit.

Neni 5 Përfaqësitë diplomatike të Italisë dhe Shqipërisë do të ngrihen në rang Ambasadash.
Neni 6 Italia do të paraqitë të gjithë asistencën teknike dhe financiare të
organizimit dhe funksionimit të shtetit shqiptar. Në secilën ministri do të kishte një funksionar italian që do të ishte sekretar i përgjithshëm dhe do të ushtronte menjëherë funksione vartëse nga ministri shqiptar.

Neni 7 Italia do t’i lejojë Shqipërisë me marrëveshje të posaçme doganore dhe monetare kushte që të sigurojnë midis dy vendeve shkëmbime në regjime analoge në tregun e brendshëm.
Neni 8 Qytetarët shqiptarë në Itali dhe qytetarët italianë në Shqipëri do të keë të njëjtat të drejta poltike dhe civile sit ë qytetarëve në territoret e tyre.

Kjo skemë ishte e njohur dhe ishte e imponuar, nëse i drejtohemi kujtesës, mbi bazën e disa traktatve anglo-egjiptiane, apo irakjane. Po në Itali si ishte situata? A e dinte popullsia se çfarë po gatuanin qeveritë përkatëse? Cili qëndrim do të dominonte?

Por le të kthehemi në Foxha për kronikën e ngjarjeve para 72 vjetësh. Foxha si motrat e veta Bari dhe Brindizi ziente nga ushtarakët, bile ishte transformuar në një bazë logjistike në pak ditë. Por popullsia nuk e mbënte lidhjen e kësaj lëvizjeje të pazakontë me çështjen shqiptare, e panjohur për të. Studiuesit shqiptarë të dërguar nga qeveria në qendrën e përgatitjes në Institutin eksperimental për Zotekninë, si Borshi, Hana, Shaqiri, jetonin të qetë pa probleme dhe ushqenin miqësi që ngjarjet e mëvonshme nuk do të mund t’i fshinin dot. Universiteti i barit vazhdonte të ishte më i frkuentuari nga studentët shqiptarë.