Nga Eduard Zaloshnja, 30 Qershor 2012
Para ca javësh, deputetë socialistë dhe media kritike ndaj mazhorancës ngritën shqetësimin se dizertacioni me të cilin ka mbrojtur doktoraturën Jozefina Topalli mund të ketë brenda shumë plagjiaturë. Ata përmendnin shembullin e ministrit gjerman të Mbrojtjes dhe ministrit rumun të Arsimit, të cilët dhanë dorëheqjen pasi u vërtetua se kishin bërë plagjiaturë gjatë përgatitjes së dizertacioneve të tyre në të kaluarën e largët. Këtyre dy shembujve dje iu shtua edhe një më i freskët.
Një panel akademik ka vendosur se dizertacioni i doktoraturës së kryeministrit rumun, Viktor Ponta, përmban plagjiaturë në seksione të mëdha, duke rritur kështu presionin që ai të japë dorëheqje. Ponta është zotuar se do të japë dorëheqjen nëse gjendet fajtor për plagjiaturë, por nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me vendimin e panelit. Ai ka insistuar se akuzat janë të orkestruara politikisht nga presidenti i qendrës së djathtë, Trajan Bashesku.
Këshilli Kombëtar prej 21 anëtarësh për Vërtetimin e Titujve, Diplomave dhe Çertifikatave të Universitetit arriti në përfundimin se 85 nga 307 faqet e vlerësuara ishin kopjuar pa u cituar. Vetëm disa orë para këtij vendimi, ministri i arsimit, një aleat i Pontas, kishte shpërndarë panelin, duke thënë se ai duhet të ketë më shumë anëtarë. Por anëtarët e panelit e injorua urdhrin për shkrirje.
Po për dizertacionin e Jozefinës, a do të mblidhet ndonjë këshill, që të vendosë në se ka plagjiaturë?
http://respublica.al/artikuj/2012/6/30/plagjiatura-e-kryeministrit-rumun-dhe-jozefina







