Piktura në zyrën e z. Berisha është një… vaginë! Por, a përbën kjo krim?

0
61

ResPublica.al | 3 nëntor 2013

Ka qenë Shekulli që ka nxjerrë një tjetër “skandal” me pikturat në zyrën e ish-Kryeministrit, z. Berisha. Pak javë më parë doli që një pikturë e Lin Delisë dhuruar për bamirësi fondacionit të znj. Liri Berisha, kishte përfunduar në zyrën e bashkëshortit. Sot SH publikon pikturën më sipër të firmuar Don Pedro që besohet të jetë e një të huaji që ka jetuar në Tiranë. I huaji, ish menaxher hoteli, nuk jeton më dhe një nga pikturat e tij ka gjetur rrugën për në zyrën e z. Berisha. Historia prapa pikturës është se njolla e zezë në qendër, sipas hulumtimit të gazetës, nuk është një shpend i gjymtuar, por një stilizim i vaginës së ish të dashurës shqiptare të piktorit.

Sipas Shekullit, “nga ana tjetër padituria e mjekut kardiolog për domethënien e artit pamor dhe simbolikat e tij, duke vënë një pikturë me vaginën e dashnores në zyrën kryesore ku ai pret median për konferencë shtyp…” Dhe lind pyetja: A lejohet të mbajë një lider një vepër arti erotike në zyrën ku pret mediat? A i turpëron kjo ato ose publikun?

k.c.