Piktori i talentuar shkodran prof. Guljelm Mosi

0
85

Prof. Guljelm Mosi

Piktori prof. Guljelm Mosi, i lindur ne Shkoder, me 27 Tetor 1939, vjen nga nje familje intelektuale dhe e vjeter e qytetit te Shkodres. Qe nga mosha adoloshenciale ne klase te pare te shkolles fillore filloj te realizojne vizatimet e tij te para, te cilat terhoqen vemendjen e mesuesve, nxensve te shkolles dhe kujshive te ndyshem. Duke punuar me nje pasion te madh nisi te vizatoje paesazhe te ndryshme te qytetit te tij te lindjes. Dallohen shtepiat e ndryshme karakteristike, po ashtu rruget e vjetra te ktij qyteti antik qe nder te tjera shquhet te jete dhe djepi i artit dhe i kultures se gjithe Shqiperise, po ashtu historikisht njihet ne historine boterore dhe si kryqyteti antik i Imperit Illir.

Pikerisht gjurmet qe la historija ketij qyteti antik, pikt. Guljermi me talentin e tij te lindur kerkoj qe te beheshin pjese e veprimtarise se tije artistike. Ne fakt shume piktura te tija te punuara ne natyre len qe te admirojme gjurmet e historise sone te lashte. Ne kuadrot e tija hera heres shfaqen peisazhet qe pasqyrojne Liqenin e Shkodres, Kalane antike te Rozafes, simbol i ketij qyteti, po ashtu kemi kuadro qe pasqyrojne jeten e perditeshme dhe gjallerin e banorve te ketij qyteti. Shohim sa bukur dhe me sa mjeshteri Pikt. Guljelmi ka pikturuar pazarin e vjeter te Shkodres, qytetaret, malesoret dhe fshataret e veshura me rrobat dhe kostumet e tyre karakteristike, ku te bij ne sy nje kolorit dhe stil me te vertet mahnites. Po ashtu nje vend te rendesishem ne kuadrot e prof.Guljelmit gjejne vend te rendesishem dhe portretet e ndryshem te patrioteve tone rilindes.

“Autoportret i piktorit Guljelm Mosi në Paris afer kullës Eifel, ne 2010”
Composizione origjinal, olio su tela, 170×120

Shume prej ketyre kuadrove mbushen ekspozitat e Artit figurativ ne qytetin e Shkodres dhe me vone ne ate te Tiranes, ku me rastin e pervjetoreve dhe festave te ndryshme te atdheu tone nuk mungojshin kuadrot e tija.

Ne vitet 1954-1960, (kohe prej gjashte vjetç),prof. Guljelm Mosi mbaroi shkollen e Arteve ne Tirane me profesor qe kishin mbaruar studimet ne shkollat e Artit ne Itali, France,ne Bashkimin Sovjetik, Poloni etj. Duke i dhane nje larmi eksperiencash nxenesve te tyre. Pitt. Guljelmi na kujton ketu disa nga keta profesor sic jane: Prof. Nexhmedin Zaimi, Prof. Sadik Kaceli, Prof. Abdullah Cangoj e Kel Kodheli, e me vone ne vitet e specialistes lista e profesorve behet dhe me e gjate, permendim ketu edhe Vilson Kilicen, Guri Madhin, Janas Paqon, Andrea Manon, Abdorahim Buzen, etj. etj.

Eshte e rendesishme te theksohet pjesmarrja e shumte dhe e sukseshme e piktorit Gulelm Mosi ne ekspozitat e ndryshme kombetare qofte ne Shkoder apo ne Tirane. Kujtojme ketu kompozimin e prof. Mosit dedikuar preludit te Lidhjes se Prizrendit , i titulluar ”Komiteti i Stambollit”, nje veper e mahnitshme qofte per tematiken ashtu dhe per punimin artistik te bere nga vete piktor Mosi. Qe beri nje jehon te madhe ne ato vite ne ekspoziten kombetare ne Tirane.

Mbreslendese jane po ashtu disa kuadro te tijat qe me te vertet korren nje sukses te papare ne keto ekspozita duke u seleksunuar si nga me te bukurat. Meriton ketu te permendim kuadrin me bojra voji te Prof. Guljelmit i titulluar “Femijet”. Edhe ne do ta mbrojme atdheun”, i cili pati nje sukses jashtzakonisht te madhe sa qe u shfaq edhe nga televisioni nazional, u ilustru ne gazeta te ndryshme kulturore mbrenda dhe jashte shqiperise. Nje rendesi te veqante xuri ky punim edhe ne revisten qe dilte ne France “Les Lettres Albanaises” te vitit 1984.

Po ashtu sot mund te themi me plot goje qe shume nga kuadrot e tij gjejne nje vend te vecante ne shtetet e ndryshme europjane dhe amerikane si ne:France, Itali, Kaliforni, New Jork etj.
Ne vitin 1967 piktor Guljelm Mosi per te zgjeruar akoma me shume njohorit dhe horizontin e tij artistik ndjeku Universitetin e Tiranes ne Degen Filologji Histori e Letersi. Atje pati fatin te njihte me nga afer korrentet artistike qe ne ato kohera kishin perfshi te gjithe Europen, pra filloj te njihte mire Impresionizmin,Soralizmin, Kubizmin e Fotorizmin etj. Gjith kjo pasuroj dhe me shume karrieren profesionale te piktor. Mosi.

Po ashtu mbas universitetit Guljelmi shkroi dhe shume artikuj te ndryshem ne gazetat kulturore shqiptare . Ne gazeten “Drita” shume sukses pati artikulli i titulluar “Dy veprat te pa njohura te piktorit Zef Kolombi” te publikuara me 18 Korrik 1982. Ne kete artikull Gulielmi analizon artin dhe jeten e piktorit Zef Kolombi.


Veprimtaria e prof. Guljelm Mosi ne Itali.
Ne vitin 1993 prof. Guljelmi shkoj se bashku me familjen e tij ne Itali.
Edhe pse larg nga atdheu i tij, dashuria dhe pasioni i tij per artin nuk gjeten ndalese, po per me shume ndikuan dhe ndimuan piktorin Guljelmin te ndihej krenar per veten dhe atdheun e tij te dashur. Do shohim ne fakt se si veprat e tija te punuara ne Itali gjeten nje vlersim dhe entuziazem te pa imagjinushem qofte nga kritika apo vete populli italian. Te shumta jane opinionet , komentet dhe lavdatat qe i behen kuadrove te tij te mrekullueshem. Edhe televisioni Shqipetar TVSH,pati fatin qe te njihej me afer dhe te trasmetoje direkt publikut shipetar disa nga keto komente te kritikve dhe qytetarve italian qe bene mbi veprat e prof. Mosit.

Ja disa nga keto shembuj:
«Uroj qe suksesi i prof. Guljelm Mosi tek publiku italian te ngrejne edhe me shume kulture e vendit te tij, qe njihet si vendi i Shqiponjave, duke percjellur keto arritje edhe ne vendet e tjera Europjane.»

«Ky eshte nje inkorajim jo vetem per piktorin por edhe per ato shtete te kontinentit tone qe ne kete menyre do te nxiten te hapen me shume rreth kultures dhe artit te Shqiperise te disiplinave te ndryshme si:muzika, teatri, baleti, piktura e folk lori etj.»

«Kjo na e perforcon mendimin se vepra te tilla qe trazmetojne vlerat e popullit tuaj nuk jane vetem kombetare por edhe te nje niveli europjane».

Gjithe kjo ben qe prof. Guljelmi tashme njihet nga te gjithe si nje nga piktoret me vlera te medha europjane.

Vepra e tija dallohen jo vetem per nje vizatim perfekt por edhe per nje kolorit te veqante dhe specifik. Guljelmi ne kuadro e tija pelqen te perdore ngjyrat e kjarta, te ndritshme,dhe te gjalla, qe ndihmojne dhe i japin me shume drite dhe gjallerim kompozimeve te ndryshme, qofshin ato portrete apo peisazhe e natyramorta. Pikturat e tija po ashtu dallohen edhe per nje tematike shume interesante dhe originale, qe te len ta admirosh ne te gjithe skajet e saj.

Nje vend te rendesishem xen ketu edhe njohuria e thelle qe piktori Mosi ka me anatomine e trupit njerzor. Gje qe ben qe artisti Mosi ti kape ne karakter portretet e shumta qe ai piktoron.Shume e bukur dhe magjepse eshte dhe penelata e tij e cila e karakterizon akoma me shume stilin e tij original, ne fakt ky punim i vecante i tij dallohet shume mire edhe nga siperfaqja e kuadrove te tij, qe len shume per tu deshiruar dhe behet akoma me terheqes per cdo spektator qe e amiron, pavarsisht objektit qe mbarte kuadri.

Suksesi i madhe qe pati ne Itali, beri qe prof. Guljelmi te punoje akoma me shume , kete rradhe duke i kushtuar nje vemendje te veqante tematikave qe i ispironte historia e popullit Shqiptare, historia italiane apo te personaliteteve te famshme te artit italian, jo vetem piktorik, por edhe muzikor. Shohim ne fakt se si Prof. Guljelmi arriti te realizoje ne menyre perfekte portretin e kompozitorit te madhe italian Gjysepe Verdit, i cili u pelqye ne menyre te veqante nga publiku italian, duke shtuar akoma me shume suksesin e tij personal ne te gjithe Italine.

Kujtojme ketu nje tjeter evendiment qe beri nje jehon te veqante ne televizoret e gazetat italiane. Piktori Mosi arriti qe te realizoje ne menyre artistikisht perfekte portretin e vescovi dhe filosofit italian Antonio Ambrosanio . Kjo veper xuri vend ne sallen kryesore te Muzeut te Arteve ne qytetin italian duke ndenjur per kra veprave me te rendesishme te piktorve me te mire te te gjithe italise.

Inagurimi i kesaj vepre u realizua edhe nga nje ceremoni e veqante , ku publiku masiv manifestoj nje interes te veqante dhe nje entuziazem te paparashikuar qe nderoj piktorin Guljelm Mosi dhe artin e tij specifik me fjalet qe meritojne artistet e vertet.

Ja çfare shkruan gazetari dhe kritiku italian Agostino Rossi ne gazeten Italiane “Zeri” i 14 Shkurtit 1997, ja si e pershkrune ai kete eveniment te veçante:

«Jemi shume te lumturuar me te, prof. Guljelm Mosi…
Ne e falenderojme per kete portret qe ka nje vlere te madhe artistike, i cili nuk na jep vetem anen e jashtme, por perkthen mi te gjitha shpirtin, pikerisht siç e kishte deshiruar ai vete. Gjindet ne portret nje perzirje gadi mistike, e te qeshures dhe zemrimit,qe kishte ne realitet mons.Ambrosanio. (…) Faleminderit,
i dashur prof. Mosi. Ky eshte portreti qe pritnim. Edhe duartrokitjet frenetike dhe te gjata te publikut te pranishem na emociunuan me te vertet shume.»

Agostino Rossi

Po ashtu nje tjeter kuader i pikturuar nga prof. Mosi u inagurua perballe nje publiku me te vertet shume te madh dhe entuziast. Ky kuader kishte titullin “. Gabrieli i dhimbshem”. Kjo veper mbeti ne hisorine e veprimtarise se piktorit Mosi edhe per faktin qe ishte nje nga operat me te medha qe ai kishte realizuar ne Itali. Ne fakt ky kuader kishte masat 5 m x 2.50, qe impjenoj piktorin shqiptare gadi 1 vite e tre muaj per ta realizuar, kjo edhe per faktin se te aty me nje mjeshtri te veqante gjenin vend 150 personazhe te ndryshem qe nga karakteri apo pozicioni i tyre qe rrishin ne armoni te plote me tematiken e kuadrit.

Ky kuader pikture gjithashtu pati nje sukses me te vertet te madhe qe i dha ne te njejten kohe nje besim te pa pershkrushem vete piktorit, duke e inkorajuar ne vazhdimsine e karrieres se tij professionale ne Itali dhe me tej.
Sodifaksioni me i madh per piktorin Guljelmin ishte vete fakti qe vepra e tij u pelqye nga nje publik qe e njihte mire artin , dhe e admironte ate.

Nuk harrohet lehte nga kujtimet e Guljelmit edhe data 7 qeshor 2007. Kjo dite e veqante i kujton me se miri takimin qe piktori Guljelmi pati ne Rome, ne Vatikan,me Papen Ratzinger. Eshte per tu vere ne dukje se Vatikani disponon edhe kater pikturat e tij. Kemi portretin e Papes Carol Wojtyla, portretin e Papas Ratzinger po ashtu dhe nje kompozim te Papes Wojtyla e Ratzinger prane scultures se papa Gregori i X. Po ashtu gjinden edhe 12 vizatime skiza me lapes me karakter biografik te vete papes Ratzinger.

Po ashtu Roma ishte dhe nje nga qytetet europjane ku Guljermi hapi ekspoziten personale te tij. Ajo dite ishte me te vertet emociunuse edhe per faktin se mes publikut italian ishin dhe shume shqiptare qe kishin ardhur te admironin nga afer veprat e piktorit Shkodrane. Po ashtu ishte krenari per veten e tij dhe per kombin e tij te shihje si si personalitetet e shumta te shtetit italian admironin te mahnitur artin e bukur shqiptare, qe keto piktura raprezentoshin.

Po ashtu ishte rrenqellse te degjoje ne mes te Romes shqiptaret e ndryshem qe shprehnin gezimin, krenarin e tyre per kuadrot historik qe Guljelmi kishte realizuar me aq madheshti e dashuri. Aty ne mes se koloritit, vizatimit, e penelatave te ndryshme bishin ne sy momentet me te rendesishme te historise se popullit Shqiptare, po ashtu dhe personalitetet me ndriques shqiptare dhe italiane. Le te permendim disa nga keto vepra:

Portreti i Papes me origjine shqiptare Klementi i XI, ishte njeri nga kuadrot qe Prof. Mosi po e ekspozonte per here te pare publikut shqiptare dhe italiane. Asnje me pare nuk e kishte pare konkretisht portretin e tij . Ne fakt pas nxjerrjes ne drite te ketij kuadri qe Guljelmi me shume kujdes e kishte realizuar pati nje jehon kaq te madhe jo vetem tek publiku i pranishem qe e fotografonte pa pushim, por pasi ekspozita e prof. Mosit doli dhe ne televizionin Shqiptare, shume u ispiruan per te realizuar me pas te shumta documentare filmike dhe artikuj per kete pape te madh shqiptare.

“Portret i Papes Klementi, papat nga 1700-1721, me origjine Shqiptare. Ky kuader ka qene i ekspozuar per here te pare per publikun shqiptare dhe te huaj ne ekspoziten qe piktori Mosi ka hapur ne Rome ne 2009”
olio su tela, 85×65

Kuader tjeter shume domethenes per historine tone antike ishte ai i titulluar “Muzeo”, ku pasqyrohet Regjina jone Teuta, imperatoret romake me origjine ilire dhe dy femij te veshur me kustumet e tyre karakteristike te gegeve e te toskeve qe vizitojne te magjepsur muzeun Shqiptare. Kjo veper eshte e nje bukurie te rralle, piktori Guljelmi duket se e ka realizuar me teper mjeshteri saqe duket se eshte nje pikture ne pikture.

“Ne Muze. Mbreteresha Teuta dhe kater imperatoret romake me origjine ilire”.
Compozicione, olio su tela, 100×70

Sigurisht nje tjeter ispirim historik per prof. Guljelmin eshte edhe heroj jone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ketij njeriu te madhe qe njohi jo vetem historija e popullit shqiptare por edhe ajo boterore, ispiron tek piktori shkodrane nje ndjehsi te veqante. Ne fakt jane disa nga pikturat e artistit shkodrane qe i dedikohen ketij heroj kolosal. Ne kuadrin e pare shihet ndihma qe Skenderbeu i dha Alfonsit te Napolit. Ky kuader eshte i nje vlere veqanarisht te madhe edhe per faktin sepse ka nje tematik originale ku per here te pare jo vetem ekspozohet publikut ne tersi, por edhe manifeston gjithashtu vlerat dhe virtutet shekullore te popullit tone shqiptare. Nje popull qe gjindet gati te ndihmoje miqet e tij kur ato gjinden ne vishtersi,nje histori e vertet kjo e Alfonsit te napolit qe deshmon konkretisht vlerat e popullit tone..

“Gjergj Kastrioti Skenderbeu, heroi kombetar shqiptare ne ndihme te Alfonsit te Napolit“
Kompozim i piktorit Guljelm Mosi, olio su tela, 150×120

“Heroj kombetar Shqiptare Gjergj Kastrioti Skenderbeu”
Kompozim origjinal, olio su tela, 120×85

Tjeter sorprize per publikun artedashes shqiptare dhe italian ishte dhe kuadri ku pasqyronte Monumentin e Gjergj Kastriotit ne Piacen Albania ne Rome te Italise. Ky eshte nje kuader me vlera te medha artistike u realizua ne natyre nga vete piktori Mosi. Po ashtu ky kuader ka edhe nje tjeter rendes domethense, e ben te shihet konkretisht konsideraten qe kane shtetet e huaja europjane, italia dhe te tjerat, per herojn tone kombetare qe historia e beri dhe herojn e Europes.

“Monumenti i Gjergj Kastriotit Skenderbeu ne Piacen Albania ne Rome”
olio su tela, 60×65

Pikerisht per te evidenzuar akoma me mire virtutet e popullit shqiptare ,sidomos ate te tolerances fetare qe na admirojne gjithe popujt e botes, prof. Mosi e interpreton nepermjet madheshtise se artit te tij, duke krijuar per here te pare nje kuader madheshtor te ispiruar nga nje histori e vertet qe ndodhi me rastin e pervjetorit te pare te Indipendences se Shqiperise ne vitin 1913, ku poeti jone kombetar pader Gjergj Fishta bashkoj, me kete rast, me drita kompanjelin e Kishes se Freteve me Xhamine e qendres se qytetit te Shkodres,duke dimostruar te gjithve unitetin dhe bashkimin nazional te popullit Shqiptare. Prof. Mosi realizoj kete aveniment te rendesishem festiv duke pikturuar ne qender te quadrit nje pllakat me flamurin e kuq dhe Shiponjen prekrenare dhe nga ku me lart shkruhet me germa ari keto tre fjale te bekuara:«Nje komb, nje gjuhe, nje gjak!»

Pader Gjergj Fishta ne pervjetorin e pare te Indipendencen se Shqiperise me 1913 bashkoi me drita kampanilin e Kishes se Freteve me Xjamine ne qender te qytetit te Shkodres per te dimostruar bashkimin dhe unitetion kombetare. Ky evendiment festiv shume i rendesishem per kombin Shqiptare, piktori shqiptare Guljelm Mosi e piktoroj kete kuader kompozicional me titullin “Nje Komb, Nje Gjuhe, Nje Gjake”. Eshte i ekspozuar per here te pare per publikun artdashes.
Olio su tela,140×80

Po ashtu poeti jone kombetare Gjergj Fishta xen nje vend te rendesishem ne krijimtarin e prof. Mosit. Nje tjeter kuader pikture i dedikohet kesaj figure te larte te historise sone kombetare. “Lahuta e Malsise” vepra e madhnishme e ketij burri te madhe shqiptare behet frymzim autentik dhe origjinal per piktorin shkodrane Guljelm Mosi. Ai me artin e tij ja del qe te kompozojne per here te pare ne historine e artit figurativ nje kuader ku pasqyron me se miri poetin tone kombetar Gjergj Fishten te ulur ne mes se malesorve tane trima ku kendojne vepren madhshtore “Lahuten e Malsise”.

“Kur eshte kenduar per here te pare “Lahuta e Malsise” kryevepra e P.Gjergj Fishtes”
Kompozim i pikturuar per here te pare nga Prof. Mosi.
Olio su tela, 120 x152

Vepra tjeter e prof. Mosit e titulluar “Bajroni vizite ne Shqiperin e jugut” meriton po ashtu nje vemendje te vecante, sepse eshte po ashtu nje kuader qe ekspozohet per here te pare publikut shqiptare dhe te huaj. Teme po ashtu historike ku prezanton shkrimtarin e famshem romantik angles Bajron qe viziton per here te pare atdheun tone,ku njihet me shqiptaret e jugut, traditat e tyre duke i dedikuar nje nga poemat me te bukura te vepres se tij te famshme.

“George Gordon Byron vizite ne Shqiperin e Jugut”.
Kompozim origjinal, olio su tela, 150×120

Nuk mund te mos ishte ne kuadrot e piktor Guljelmit dhe nje tjeter poet i rilindjes kombetare ,Ndre Mjeda. Poema e tije e fashme per popullin tone dedikuar gjuhes shqiptare , ngjalli tek Prof. Mosi interesin per ti dedikuar per nje kuader pikture e cila ju shfaq publikut te huaj dhe shqiptare per here te pare duke lan shume sukses.

“Ndre Mjeda, poeti i madhe i Rilindjes Shqiptare”
olio su tela, 100×70.

Meriton ketu te evidencojme edhe nje kuader tjeter te rendesishem, qe piktori Mosi dedikoj kombit tone “Festa e Indipendences se Kosoves”.Ky eshte I pari kuader pikture qe nuk gjehej as ne Shqiperi dhe as ne Kosove. I realizuar me shume madheshti pasqyrohet festa, entuziazmi i popullit kosovar dhe atij shqiptare per diten e Pavarsise. Ne qender te quadrit Prof. Mosi vendose dhe dy figurat kolosale te epopese kosovare, Ibrahim Rugova dhe Adem Jasharin, te cilet aq shume dhane qe te realizohej nje dite endrra shekullore shqiptare, Indipendenza.

“Festa e Indipendences se Kosoves”
Kompozim origjinal i pikturuar per here te pare nga Guljelm Mosi.
olio su tela, 130×110

E perfundojme kete analize me dy kapolavorot e prof. Guljel Mosi.
Michelangelo Buonarroti dhe veprat e tija me te famshme :Davidi, Meshira, dhe fragmente nga puna qe beri ne kapela sistina. Ky eshte titulli i nje nga kryeveprave qe piktoroj per here te pare ne mbare boten, prof. Guljelm Mosi. Ne kete kuader te pikturuar me aq pasion dhe bukuri shihet Mikekangjelo Bonarroti qe punon ne studion e tij veprat me te famshme te tijat si :Davidin, Meshiren, dhe fragmente nga kapela sistina. Themi qe eshte nje nga kryeveprat e prof. Guljelm Mosi edhe per vete faktin qe te gjithe kritiket e artit qe kane patur fatin ta shohin dhe admirojne kte kuader te mrekullueshem dhe krejtësisht origjinal, e kane cilesuar si vepra autentike qe nuk gjindet ne asnje vend te botes, dhe qe tesh e tutje do mbesin dhe pasurojne akoma me shume thesarin e madhe artistik boterore.

“Mikelanxhelo prane veprave me te famshme te tijat:Davide, Meshira, Fragmente nga Kapela Sistina”
Kompozim origjinal i pikt. Guljelm Mosi qe del per her te pare per publikun europjane dhe boterore.
olio su tela, 100×70

Kryevepra tjeter e prof. Guljelm Mosi eshte edhe ajo e dedikuar Leonardo Da Vincit dhe vepres se tij madheshtore “La Gjokonda”- I pikturuar per here te pare ne nje menyre krejtsisht originale nga piktori shqiptare Prof. Guljelm Mosi. Kuadri raprezenton artistikisht Leonardo da Vincin duke pikturuar kryevepren e tij “Gjokonden” ne studio e tij.

Te dy keto kuadro ai i Mikelanxhelos dhe ky i Leonardos, jane kuadrot e pare qe nuk jane te pikturuar ne asnje vend te Europes apo botes. Prof. Guljelm Mosi eshte shume i sodifaksuar per vete faktin qe nepermjet ketyre dy kryeveprave te tij origjinale qon akome me lart imazhin e populliti shqiptare ne te gjithe arenen nderkombetare, duke bere te ditur qe ne popullin tone ekzistojne vlera kulturore dhe artistike te karakterit internazional.

“Leonardo da Vinci duke pikturu vepren e tij te famshme “La Gjokonda” Kompozim origjinal i pikturuar nga artisti Guljelm Mosi qe del per here te pare per publikun europjane e boterore, ne 2013.
olio su tela, 100×70

Ne kete parathenie dhe ne kete liber kemi ekspozuar disa nga veprat kryesore te profesorit Shqiptare Guljelm Mosi qe kane qene te ekspozuara ne ekspozitat e tija ne Rome, Arezzo dhe ne Paris te Frances.
Duke mbydhur kete shkrim per piktorin Shkodran prof. Guljelm Mosi mendja na shkone ne Shkodren e Lin Delis, ne Shkodren e artit dhe te kultures, ne Shkodren e Fishtes dhe te Migenit,ne Shkodren e djepit te kultures Shqiptare.
Kame patur fatin e mire ta njofe nga afer prof. Mosin, te vizitoje ekspoziten e tije ne Roma te Italis, nji ekspozit qe u ndoqe nga shume vizitor Shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Itali, personalitete te artit dhe te kultures Italiane.
Prof. Guljelm Mosi eshte shembulli i nji familjari shembullor, eshte piktori qe ka fituare zemrat e mijra artedashaseve Italian dhe jashte Italis.
Guljeljem Mosi perfaqeson me dinjitet pikturen Shkodrane dhe ate mbare Shqiptare.

GJIN MUSA