Personalitete të shquara në historinë njerëzore

0
70

Ismet Hasani

Para 1443 vitesh lindi njëri ndër 100 personalitetet më të shquara në historinë njerëzore

Mendoj se,
*Njerëzit e Mëdhenj na kanë borxh të vërtetën – realitetin e kohës kur jetuan!
*Njerëzve të Mëdhenj e më të vjetërve ua kemi borxh t’ua ruajmë porositë, të mirësjellemi
e t’i nderojmë, ngase po kështu do të sjellen të tjerët ndaj nesh kur të plakemi! (autori)

Më 20 prill 2014 bëhen plotë 1443 vite nga lindja e Muhamedit (571- 622), respektivisht 1435 vite hixhrije*1) sipas Islamit.
Ndër 100 personalietet më të shquara në historinë njerëzore, publicisti amerikan dr. Michael H. Hart, profetin Muhamed e vendos në vendin e parë dhe e arsyeton këtë renditje deri tash të pamohueshme dhe të pakontestueshme! (lexo më poshtë *1 gjerë *6)

Michael H. Hart, publicist e shkrimtar amerikan, shkruan në librin e tij me titull: ”The 100 a rankning of the most influental persons in history” (“Njëqind personalitetet më të shquara në histori”), të shqipëruar nga Ilinden Spasse e të botuar në Tiranë 2001, në vendin e parë e vë Muhamedin, duke lënë prapa Isak Njuton, Jezus Krishtin, Shën Pavlin, Konfuçinë, Budën etj.
Ja se çfarë Vendimi bjen autori i librit në klasifikimin e 100 personaliteteve më të shquara në historinë njerëzore:
1. Muhamedi (571 – 632)
2. Isak Njuton (1642 – 1727)
3. Jezu Krishti (6 p.e.s. – 30)
4. Buda (563 – 483 p.e.s.)
5. Konfuçi (551 – 479 p.e.s)
6. Shen Pavli (4 – 64)

99. Justiniani I (483 – 565)
100. Mahavira (599- 527 p.e.s.)

Në atë epokë të para më shumë se katërmbdhjetë shekujsh, pikërisht para 1443 viteve kalendarike, respektivisht para 1435 vjetëve hixhrije*1), Arabia ishte një vend ku errësira ishte edhe më e madhe, edhe më e dendur sesa në vendet tjera. Në këtë vend nuk kishte shkolla, biblioteka nuk kishte arsimim fare. Individet e rrallë që dinin të shkruanin e lexonin nuk ishin të arsimuar sa duhet që të interesoheshin për shkencën, artin…!____________________________
*1) vitet në islam llogaritën ashtu që java i ka gjithëherë nga 7 ditë, muaji i ka 28 ditë, e viti gjithësejt 336 ditë (12 muaj x 28 ditë). Po ashtu vitet hixhrije në Islam llogaritën prej kohës kur Muhamedi ka kaluar në Medinë, e që quhet ”hixhrije” dhe pikërisht më 5 nëntor 2013 janë bërë plot 1435 vite hixhrije; ndërkaq dallimi midis Krishterimit dhe Islamit është 622 vite (më vonë), ngase, ta zëmë Krishterimi, që pranohet me Jezus Krishtin (që 2 mijë e 13 vite) dmth., dhe ta zëmë se ka filluar prej vitit zerro, e Islami njëson prej kalimi të Muhamedit në Medinë, pra që nga viti 622. Pra mbi Muhamedin flasin faktet mbi datë ne lindjes dhe të ndërrimit jëtë (të vdekjes). Pas vdekjes se Muhamedit, nuk kanë kaluar më shumë se 30 vite dhe është shkruar Libri i shenjtë Islam – Kur’ani, i cili është ”Fjalë e Zotit” ndërkaq i pranohet Muhamedit si themelues i tij.
*2 Mbi Jezus Krishtin nuk ka të dhëna burimore autentike as mbi kohën e lindjes e as mbi kohën e vdekjes. Bibla (Ungjilli) ka fillua të shkruhet tek 300 vite pas vdekjes se Jezu Krishtit. Në librin e shenjtë Islamn, Kur’anin, emri i profetit Isa, sipas Biblës është Jezus Krishti. Kështu që NUK duhet të vëhet paralelizëm midis Jezus Krishtit dhe Muhamedit, por midis Jezus Krishtit dhe hz Isasë, sespe hz. Muhamedi është profet shumë më i vonshëm sesa hz. Isaja dhe hz Muhamedi konsiederohet profeti i fundit dhe quhet ”vula e pejgamberëve” – është profeti i 28-të dhe pas tij nuk ka tjetër profet të shpallur dhe Kur’ani thotë që t’u besohet vetëm 28-të profetëve që janë me emra në Kur’an. Përndryshe, në Kur’an qëndron e dhëna se kanë qenë 124 mijë profetë, ndërsa Bibla thekson se kanë qenë 144 mijë profetë – të dërgaur të Zotit.
*3 Feja Islame e pranon Biblen (Ungjillin) për Libër të Shenjtë dhe e pranon Jezus Krishtin për profet të Zotit, por në Kur’an me emrin Isa-ja dhe se Kur’ani ka një sure/kaptinë të veçantë mbi profetin Isa-në, të lindur nga e ëma Merjeme, kurrë e martuar dhe pa pasë kurrë marrëdhenje me ndonjë mashkull. Ndërsa Bibla e shpjegon se Jezusi ka lindë nga e ëma Maria, por që kurrë nuk ka pasë marrëdhenie me ndonjë mashkull.
*4 Kur është fjala të dy Librat e Shenjtë – Bibla dhe Kur’ani, të themi me përgjegjësi se ngjarjet që theksohen në Bibël, janë po të njejtat edhe në Kur’an dhe se midis këtyre dy Librave të Shenjtë nuk ka kundërthënie. ”Kundërthëniet” i kanë shkaktuar ata të cilët nuk i njohin këto libra.
*5 Zoti e bekon çdo atë që respketon fénë e vet, por që nuk urrénë fénë e tjetrit!
*6 Autori i këtij shkrimi e ka studiuar thellë si Biblën, po ashtu edhe Kur’anin dhe ka shumë shkrime të publikuara nëpër portalet e krishterimit dhe të islamit.
*
E tash po i kthehëm shkrimit mbi Muhamedin, ndërsa Mbi Jezus Krishtin do të shkruaj ndonjëherë tjetër, shtu siç kam shkruar edhe më parë..
Në fillim po theksoj se Muhamedi u lind më 20 prill 57l në Mekë – Arabi.
Ai vend ishte pa pushtet; ekzistonte vetëm Ligji i xhunglës, ku plaçkitja, djegëja, vrasja e të dobëtit dhe të pafajshmit ishte praktikë e ditës.
Nuk dallohej çka është njerëzore e çka është e panjerëzishme; bëhej jetë e vështirë me traditë barbare. Ishin të zhytur në imoralitet (zinâ), pa kurrfarë turpi dilnin të zhveshur, bile edhe gratë dilnin të zhveshura. Për të mos patur dhëndërr vajzat e veta i varrosnin të gjalla.
Sa i përket besimit, adhuronin gurët, drunjtë, fantazmat. Nuk dinin asgjë për mësimet e mëparshme; mësimet e tyre ishin të mbushura me trillime të shëmtuara, kurse jeta e tyre ishte e ngjyrosur me të zezë.
Ky vend ishte Arabia, dhe këta njerëz ishin arabët.
Në atë kohë dhe në atë vend, para katërmbdhjetë shekujsh, prikërisht para 1 443 vjetve u lind një njeri. Pikërisht ditën e Hënë më 20 prill të vitit 571, pa zbardhur akoma drita, nënë Eminéja lindi djalë. E kishte të caktuar qysh më parë që emrin t’ia lente Muhamed, nga se Natën që do të lindte, Eminéja pa ëndërr një ëngjëll që e porositi ta quante djalin” Muhamed”, që në shqip do të thotë ”I Lavdëruar”. Ky emër nuk përdorej më përpara fare nga arabët.
Prindërit e Muhamedit i vdiqën në fëmijërinë e tij. Mbet nën mbikqyrjen e gjyshit, i cili pas një kohe i vdiq. Do me thënë se ai ishte i shlyer edhe prej edukates prindore.
Të vëzhgojmë shkurtimisht jetën dhe veprën e këtij njeriu të vlefshëm, jo vetëm në konteksktin e shoqërisë arabe, por të tërë botës së atëhershme.
Ky njeri dallohet krejtësisht prej njerëzve në mesin e të cilëve është lindur.
Dëshiron të vendosë themelet e një bote të re e më të mirë.
Pas një meditimi të thellë e të gjatë – disa ditë e netë, i kthehet popullit të vet me këto fjalë:

1. Asnjë qenie njerëzore e as yjet, druri, guri, fantazma – nuk meriton të adhurohet. E tërë gjithësia dhe krejt çka ajo përmban i takon vetëm Zotit,
2. Padrejtësia, Plaçkitja, vrasja, mizoria dhe të gjitha të metat që ju i keni janë krime tek Zoti,
3. Fliteni të vërteten, bëhuni të drejtë, merrni vetem pjesen që ju takon, kthenu huanë atyre që u keni borxh,
4. Behuni fisnik dhe të ndershëm, të sinqertë… shpirtmirë;
5. Ju jeni qenie njerëzore, të gjitha qeniet njerëzore janë të njejta tek Zoti.
6. Fati juaj do të varet prej veprave të juaja. Do jepni llogari për veprat e juaja, si ato të mira poashtu edhe ato të këqija, asgjë nuk mund të fshehni, as të mirën e as të keqen….
7. Mos u mashtroni!
Ky është mesazhi të cilin e solli ai. Populli i paarsimuar u kthye kundër tij me fyerje dhe gjuajtje gurësh, thuaja se terë Arabia u ngrit kundër tij. Tëre këtë e duroi pa e ndryshuar përasnjë grimë qendrimin e tij.

Zgjodhi rrugën të vuajë, e flijoi fatin e vet personal për të mirën e të tjerëve. Nuk pranoi të ndërprejë luftën për mirëqenien e tyre – të popullit të vet.
Kjo këmbëngulësi, kjo vendosmëri, ky qëndrim i paluhatshëm për të udhëhequr levizjen e tij deri në suksesin final, është argument i qartë i vërtetësisë së plotë të thirrjes së tij.
Sikur të kishte vetëm një gjurmë më të vogël të dyshimit, të pasigurisë në zemrën e vet, ai nuk do te mundej asnjëherë t’i bëj ballë stuhisë, e cila bënte kërdi shumë vite me radhë.
Pra këto ishin disa nga mendimet dhe qendrimet e Muhamedit, që jetoi para 1 439 vjetëve, shëmbull i pazakonshem në botën njerëzore.
Ky njeri dallohet krejtësisht prej njerëzve në mesin e të cilëve është lindur.
Po i veçojmë disa cilësi të tij:
– asnjëherë nuk ka gënjyer,
– ishte i ndershëm dhe shpirtmirë,
– asnjëherë nuk ka perdor fjalë fyese dhe të turpshme,
– kishte personalitet sharmant, sjellje të mirë me te cilen e mbushte zemrën e atij me të cilin ishte në kontakt…
– ndiqte parimet e drejtësisë
– ishte shumë i besueshem / bile edhe armiqtë e tij i lenin sendet e çmuara për t’ua ruajtur
– kishte kulturë të lartë dhe shikim të mirë estetik – e populli i tij ishte i vrazhdë, i paarsimuar dhe i ndyrë;
– kishte zemër të pasur me butësinë njerëzore…
– nuk i bën dëm askujt, por më gëzim duron për të tjerët;
– kishte shpirt aq të pastër sa që e dinte se asgjë, as në qiej as në tokë nuk duhet të adhurohet, përveq Zotit të Vetëm dhe të Vërtetë!

Shkurt, personaliteti i jashtëzakonshëm dhe brilant i këtij njeriu u paraqit në mes të një ambienti të errët, si kështjellë e dritës e cila ndriçon plotësisht natën e errët.

Disa nga urtitë e Muhamedit, që në gjuhën araba quhen ”Hadith’

• Kërkoni të mësoni prej djepit gjerë në varr.
• Kërkoni diturinë qoftë edhe në Kinë. (Kina dihej si vend shumë i largët).
• Kërkoni diturinë, se ajo na bën të zotë të dallojmë të mirën nga e liga, na ndriçon udhën për në parajsë, është shoqja jonë në shkretirë, na shoqëron në vështërsi, nuk ndahet nga né edhe kur largohen shokët, është ngushëllonjëse në vuajtje, është një zbukurim në mes të shokëve dhe një armë kundër armiqëve.
• Njeriu më i mirë është ai që jeton një jetë të gjatë dhe e kalon duke bërë vepra të mira.
• Njeri i lig është ai që jetën e tij të gjatë e përdorë për të bërë vepra të liga.
• Nuk është musliman i vërtetë ai që barkun e vet e ka plot, e fqiu i tij s’ka bukë për të ngrënë.
• Thënia e së vërtetës para një sunduesi tiran është vepra më e mirë.
• Folu njerëzisë simbas mundsisë së mendjeve të tyre, se po t’u flasish të gjithëve njëlloj, ndoshta disa prej tyre mund të mos kuptojnë e mund të keq interpretojnë fjalët e tua dhe mund të bëjnë gabim.
• Ruaju nga lutjet që i bën kundër teje ai të cilit i ké bërë keq, sepse në mes lutjeve të tij dhe Perëndisë nuk ka perde.
• Largoni smirën (zilinë) nga ju sepse ajo i ha veprat e mira, sikundër zjarri që ha drurin e thatë.

Të tjerët për Muhamedin
Për Muhamedin kanë dhënë mendime shumë personalitetete të njohura si shkrimtarë, publicistë, historian, filozofë…ndër të cilët po i theksojmë vetëm dy nga ta.
1. Bernard Shaux, filozof françez, përveç tjerash shkruan:
”Muhamedi bëri shumë për popullin e vet arab, e nxorri prej errësirës në dritën e vërtetë; e bashkoi popullin e vet të shpërndarë në mijëra kilometra katrorë, u priu, i udhëzoi dhe i drejtoi në rrugën e së drejtës, të vërtetës, në rrugën e lumturisë shpirtërore. Atë çka ai bëri për popullin e vet, deri me sot nuk arriti ta bëjë asnjë filozof, poet, shkrimtar, historian, asnjë diplomat apo burrë shteti, asnjë reformator e asnjë njeri që deri me sot e njeh historia njerëzore botërore…!”

2. Michael H. Hart, publicist e shkrimtar amerikan, shkruan në librin e tij me titull: ”The 100 a rankning of the most influental persons in history” (“Njëqind personat më me ndikim në histori”), të shqipëruar nga Ilinden Spasse e të botuar në Tiranë 2001, në vendin e parë e vë Muhamedin, duke lënë prapa Jezus Krishtin, Shën Pavlin, Isak Njutonin, Konfuçinë, Budën etj, etj.

Ja se çfarë Vendimi bjen autori i librit në klasifikimin e 100 personaliteteve më të shquara në historinë njerëzore:
1. Muhamedi (571 – 632)
2. Isak Njuton (1642 – 1727)
3. Jezu Krishti (6 p.e.s. – 30)
4. Buda (563 – 483 p.e.s.)
5. Konfuçi (551 – 479 p.e.s)
6. Shen Pavli (4 – 64)

99. Justiniani I (483 – 565)
100. Mahavira (599- 527 p.e.s.)
Dhe këtë Vendim, Michael H. Hart në këtë libër, e arsyeton me këto fjalë:
“Vendimi për t’i dhënë Muhametit vendin e parë në këtë libër me personalitetet më të shquara të historisë, mund tu duket e papritur disa lexuesve, ndërsa të tjerëve mund tu zgjojë dyshimin, nëse është ky i vetmi njeri në histori që ka arritur suksese të jashtëzakonshme si në zhvillimin e fesë së tij, ashtu dhe ne atë të nivelit qytetar?
Nga një prejardhje e thjeshtë, Muhameti arrit të krijojë dhe të përhapë një nga fetë më të mëdha në botë dhe të bëhet një nga udhëheqësit politikë me efikasitet të jashtëzakonshëm. Sot, më tepër se trembdhjetë shekuj pas vdekjes se Muhamedit, ende është shumë i fuqishëm ndikimi i veprimtarisë së tij fetare.
Shumica e personaliteteve te këtij libri kanë patur fatin të lindin në erën e civilizimit, në nacionalitete të dukshme politike dhe me kulture të lartë. Ndërsa Muhameti, lindi në Mekë, qytet në Arabinë Jugore – në atë kohë një rajon i prapambetur, larg gjithë qendrave të tregëtisë, cultures e të shkencës. Në moshën gjashtëvjeçare mbeti jetim dhe u rrit në një mjedis të thjeshtë. Sipas të dhënave islamike ishte i pashkollë. Deri në moshën 40-vjeçare tek ai nuk duk ndonjë shenjë e jashtme e një personaliteti të ardhshëm kaq të njohur.
Në këtë rast, në këtë libër, mund të duket si jo e drejtë vendosja e Muhametit përpara Krishtit, kur dihet së të krishterët në botë janë rreth dyfish më shumë se myslimanët.
Për këtë klasifikim në libër ka shumë shkaqe.
Së pari, Muhameti ka luajtur rol shumë më të rëndësishëm për zhvillimin e islamizmit, se sa Jezusi për zhvillimin e kristianizmit. Edhe pse Jezusi ka dhënë bazat e normave etike dhe morale të krishtërimit, Shën Pavli është ai që përpunoi teologjinë kristiane, është ithtari kryesor i zjarrtë i idesë së re dhe autor i një pjese të madhe të Dhiatës së RE.
Ndërsa Muhameti është krijuesi i teologjisë islamike dhe i principeve kryesore e morale të myslimanizmit. Veç kësaj, ai ka luajtur rolin kryesor në përhapjën e fesë së re dhe krijimin e ideve të saj. Para se gjithash, ai është autori i librit fetar mysliman, Kuranit, një fjalor me urtësi të Muhametit, të frymëzuara kryesisht nga ai. Kurani është aq irëndësishëm për myslimanët sa Bibla për të krishterët, ndikimi i Muhametit për hartimin e Kuranit është i padiskutueshëm. Në këtë aspket, nuk përjashtohet mundësia që ndikimi i Muhametit në përhapjën e islamizmittë jetë më i madh sesa ndikimi përgjithshëm i Jezu Krishtit dhe Shën Pavlit në përhapjën e kristianizmit. Në një aspket të drejtë mund të thuhet se ndikimi i Muhametit në historinë njerëzore është i njejtë për nga rëndësia me atë të Jezusit.
Edhe diçka…!
Muhamedi, për ndryshim nga Jezusi, është figurë udhëheqëse si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë botëror.
Në të vërtetë, duke i parë luftërat arabe*1 si forca levizëse, Muhameti mund të renditej në vend të parë si udhëheqësi politikan më i shquar i gjithë kohërave.
Siç duket, pushtuesit arabë, si gjatë shekullit VIII, ashtu edhe sot, vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në historinë njerëzore.
E pikërisht, ai gardh i perreshtur i ndikimit botëror dhe fetar na jep të drejtën që Muhamedin ta vlerësojmë si gifurën më të shquar në historinë njerëzore.
————————–
*1(Njëra nga luftërat, ku Muhamedi s.a.v.s. ishte udhëheqës, thuhet se armiku kishte 3 mijë ushtarë të armatosur me armët më reja të asaj kohe, kurse Muhamedi memzi tuboi 1 mijë besimtarë – besimtarë dhe, i bindur se me këto forca jo të barabarta, nuk ka kurrfarë gjasash për fitore. Duke pritur fillimin e luftës, njëri nga komandatët me 300 ushtarë-besimtarë largohet nga fronti, me ç’rast Muhamedi s.a.v.s dëshprohet aq shumë në këtë gjest tradhëtie dhe se forcat ushtarake iu dobësuan dhe i mbeten vetëm 700 ushtarë besimtarë, por nuk e humbë terësisht durimin, dhe i drejtohet Zotit me këtë lutje:
”O Zot i Madhërishem, në qoftë se edhe këta pak ushtarë më vritën në këtë luftë, kush do të lutet nesër Ty?!”
Dhe, thua se këtë lutje të tij e dëgjoi armiku i tij dhe me këtë rast e humbi morali luftarak, ndërkaq ushtarëve të tij thua se u erdhi një forcë mahnitëse, duke fituar moral të fuqishëm dhe e pritnin armikun në pozicion mbrojtjeje, duke i shkaktuar dëme shumë të mëdha, humbje të madhe të ushtrisë, sa që ushtria e armikut mbeti më pak në numër dhe me moral të humbur në vazhdimësi, kështu që armikut nuk i mbeti tjetër, përveç se të tërhiqet nga fronti i luftës, duke lënë numër të madh ushtarësh të vrarë – vistër nëpër fushë-betejë. Dhe, kjo ishte fitorja më e papritur nga një armik aq i fort ushtarakishte e mekanikisht. Me këtë mund të mësohet se luftën nuk e fiton arma, por e fiton morali i fortë e i pathyeshëm i ushtarit.

F U N D

Contact me autorin, e – post: ekspertimh@hotmail.com