Përshëndetje, për nxënesit e mësuesit në mbyllje të vitit shkollor

0
51

Nga: Zeqir Lushaj

PROFESORI I SHKELZENIT

KUSHTUAR MESUESIT VETERAN, SOKOL ZMAJLI (OSMAJ)

“…Këndoma kangën sa t’jam gjallë,
Se kur të vdes, mos t’qofsha falë
…”
popullore

Shenim: Ky Cikël me vjersha është nxjerr nga libri “Duhama e Valbonës”,që publiçisti shqiptar-amerikan Zeqir Lushaj,e ka në prag botimi.

HYRJE PER CIKLIN
* * *
Për sakrificat e mëdha të mësuesve,
Modelin e Sokolit,
Po marr si shkas,

Me simpati shikoja, studentin at’herë,
Që, dhimbja e ndoqi,
Gjithë jetën pas !

* * *

SI NE LEGJENDE !

Parathanie e Pasthanie, për këtë Cikël

…!
Sokol Zmajli i Berbatit !
Subjekt i një filmi,
Mjaftojnë imazhet,pa fjalë,

Me gjeni në tërë Globin,
Një rast ? Një rast,ku mësuesi,
Shkon në shkollë me kalë !!
…!

1. MUND TE PYESNI

Cikël,(një portret),me vjersha,
Lexuesitë e nderuar le ta dinë,
Ndjesitë e mia,ma të sinqerta,
Ndaj emrit të mësuesit të mirë.

Për sa do të lexoni më poshtë,
Që peshën e duhur me e pas,
Po nuk u mjaftoi fjala ime,
Pyetni,kur të shkoni në Gash .
…!
Përmendeni mësues Sokolin,
Do e kuptoni, keni thanë shumë,
Do të ju kujtohen këto vjersha,
Që sot, po i lexoni nga Unë !
./.

2. MYSAFIRI-STUDENT

“Varur”, në kujtesë fëmijërie… –

Mbramje e ashpër e atij dimri,
Pak pas viteve ’60 e diçka,
Hapa derën e kullës,në muzg,
Tre “burra bore”…,si ata !

Me fshisë kafnjerri,në koridor,
Të tre studentët,u pastruan pak,
U rikthej shpirtin,vatra e ngrohtë,
Bisedat me babën,zjarri bubulak.
…!
Dy ditë rrugë, Gurit të Kuq,
Për te familja, për Vitin e Ri,
Qafa e Malit ,ish e bllokuar,
Nesër-vonë,arrijnë në shtëpi !

Një natë, e paharruar dimri,
Mysafirë,në një mot të zorshëm,
Sokoli-flokëbardhë, me 4 fëmij,
Vertetë, asht student në Shkodër?

Po,po ! Student, bile shumë i mirë,
Prej të eprës, strehë të Shkëlzenit,
Për të rinjtë e sotëm,ndoshta “çudi”,
Sfida e çdo kohe, pasjoni i Njerit.
…!
Për sakrificat e mëdha të mësuesve,
Modelin e Sokolit, po e marr si shkas,
Me simpati shikoja, studentin at’herë,
Që, dhimbja e ndoqi, gjithë jetën pas !
./…

3. DHANDERR KOKEULUR

“Ma mirë një mik, se një çeflik”,
Kështu thotë, një fjalë e vjetër,
Jo rrallë ndodhë, e kundërta,
Jeta, rezervoka, diçka tjetër !

Grueja-shpatë, e mësuesit Sokol,
Azize Ahmetja, emin e ka pasë,
Bijë, e Biberajve “mbrapshtana”, *
Dy gur-thonë, si lanshin bashkë!

E njoh mirë atë grua, qysh fëmi,
Imazhi i saj, kurr nuk me hupë,
E kujtoj, me respekt atë emër,
Kunatën, e motrës time-Rukë !

Koha kish ngarkesa negative,
Bija e Biberajve,”folke vet”,
Mes dy zjarresh, Sokol Zmajli,
Familja…, e puna në Hyqymet !
…!
Njeri i fortë, vërtetë një burrë,
Si dhandër, ndihej “kokëulur”,
Ama, kurrë nuk e dha veten,
Përpara kërkujt, nuk u ba urë !
./.
*Biberajt-një familje e mirënjohur e Tropojës,(Ish) të përsekutuar politikë.

4. BASHKE ME MONIZMIN

Një jetë…, i nderuar, i pafjalë,
Në Berbat, Babinë e Kërrnajë, *
I mbijetoi (drejtë) Diktaturës,
Një fjalë të keqe, pa e lanë.

Pensionimi i parë… i Sokolit,
Binjak me monizmin, (si çudi),
Edhe pse e kishte moshën,
…Nuk i pati shumë hijeshi !!
…!
Shkolla mbeti pa mësues,
Ndërgjegj-ja e thirri mësuesin !
Burrat, i kërkon vendi,
Ta çojnë, ku duhet hudutin ! *

Po iu drejtove, burrit të mirë,
Nuk duhet (shumë) politikë,
U gjet një zgjidhje “fshatçe”:
-Sokolin e kemi, për këtë ditë.
…!
Për zotni-mësues – Sokolin,
Gjithçka tjetër ishte një hiç,
Oferta, e ka veç një rëndësi,
Shkolla,hapur, huhej të ish !
./.
*Fshatrat, ku ka shërbyer më shumë Sokol Zmajli.
*Hudutin=kufinin.

5. PROFESORI… ME KALI !…!

Paraqitje burri, sadoqë plak,
Monument-skulpturë e gjallë,
Ashtu si Shkëlzeni-përballë !

Gatoi kalin, (at’ mundësi kish),
Me një ditar nënsqetull,
Drejtë shkollës u nis.
…!
Sokol Zmajli, i Berbatit !
Subjekt i një filmi,
Mjaftojnë imazhet-pa fjalë,

Ma gjeni, në tërë Globin,
Një rast ? Rast, ku mësuesi,
Shkon në shkollë, me kalë !!
…!
Disa vjet, e kryeu atë detyrë,
Ashtu siç dinte mësues Sokoli,
Prap e goditën…, prap nuk foli !
./.

6. DRYNI NE DERE !

Në plotësim të “standarteve” për integrim me Europën

Një ditë, krejt papritur,
Kur ra në oborr të shkollës,
Trishtim i mësuesit veteran,

Ja duk vetja…, në andërr,
(Anderr e keqe!),
Në një gjumë të randë !

U zverdhë “profesori”,
Ju nda fryma,
Si rrallë në jetë…,
Nuk ju besonte syve,
Shkruar tabela-shqip…(!!),
Shkronjat,që i bekoi vet !

– Ndal,
– Foli, dryni në derë!
Shtërngoj frerin e kalit!

Lexonte me rrënqethje …:
– Shkolla, pronë private…,
– Ju kthye pronarit…!!

Me sytë mjergulluar,
Mbeshteti kokën në oblluk:
-…Ktheu mbrapa!… – Hup !
…!
U shëmb Shkëlzeni,
Mësuesit, i ra mbi krye:
– Duhet me u kthye !!

Po kali ? S’kthehej kali!
Vërtetë, për t’u çuditë,
Donte pushimin, si përditë !

Përplaste këmbet në tokë,
Sert, hingëllinte:
-Kujdes ! – Je,në pritë !!

…!
Për hirë të të vërtetës,
(Pse nuk jam prokuror),
Ky është, realiteti i jetës!

Pushteti, (gjoja, i Tij ),
(Veteranit-pensionist),
Ish i përsekutuar politik,

Guxoj t’ja mbylli shkollën,
Në plotesim të “standarteve”,
Për integrim me Europën !!
./.

7. ARRATISJE…, NE DEMOKRACI (!)

Kjo botë…, sa befasuese,
Shpesh herë,deri në çudi.
E vetmja rrugë e mbetur:
-Profesori …,në arrati !

Nga Kulla e Zmajl Arifit,
Trimit të Gashit,fanolist,
(Makarenko i Shkeëzenit), *
Drejt Qafë-Morinës,u nis…!

Tek Lisi i Berbatit, ndali kalin,
U kthye mbrapa,…po kqyrë !
Sytë ju mjergulluan kah ahishta,
Ç’farë ti thoshte? -Lamtumirë !
…!
Me peshën e jetës,dikur,
Arratisja e miqve-problem !
Po sot, moj Azize Ahmetja: *
– Eksodi i kohës, si po të vjen!?
…!
Kështu, nuk i kishim fjalët,
E deshem jetën, pa arrati,
Kallxom, i dashur pushtetar:
-A jemi, a nuk jemi në liri ?
./.
*Makarenko, profesori i famshem, që ka vënë bazat e pedagogjisë.
*Azize Ahmetja, bije e Biberajva, gruaja e mësues Sokolit, ka vdekë në dhjetor, 1986.

8. …JETA E MESUESIT

Luftë, kundër analfabetizmit, në dy sisteme politiko-shoqrore

…!
Kish mësuar, nga,
Histori e Pedagogjisë,
(Edhe) profesorin e famshëm:
– Makarenko !

Ndaj,
“Poema Pedagogjike”,
Shpesh, në kujtesë i vjen.

Tek punonte,
Kundër analfabetizmit,
(Në dy sisteme politike-shoqrore!),

Nën hijen e,
Malit të Shenjtë,
(Shkëlqen) = Shkëlzen !
* * *
Poshtë e lart, mirë apo keq.
I nderuar, apo, (qofte larg),
Fund pusit !

Poemë pedagogjike,
Ishte dhe mbetet,
Vet-Jeta e mësuesit !
./.

9. LETER E HAPUR

Ministrit të Arsimit të Kosovës, zotit Ramë Buja

…!
Zotni Ministër i Kosovës!
Qe’ ky burrë-simbol-flori,
Jeton ,vitesh në Kosovë,
Qe’,kjo është adresa e tij ! 1)

Do të më falësh, i nderuar!
Mësues Sokoli i Shkëlzenit,
Asht minierë ari,e mbyllur,
Si kallukanxha,mes jezerit!
…!
Arsyetimet,janë të shumta,
Unë,mund të gjejë një dyzinë,
…Arësimi… ,është autostradë,
Më e fortë se,Durrës-Prishtinë !
…!
Nuk janë edhe aq interesante,
Njoftimet,(vetëm),p0235r korrupsion,
Ta naltojmë shëmbullin e rrallë,(si),
Profesorin e Shkëlzenit-Sokol !

* * *
Të lutëm ministër i ri i Kosovës,
Gjeje kohën,nderoje këtë Njeri,
Në shtetin-Amë,kemi halle tjera,
Bane ,(edhe) për Mue,këtë burrni !
./.
1) Familja Osmaj, Lagj-ja “Deshmorët e Kombit”, nr 10,
Baballoq – Deçan, KOSOVE

10. KA ME ARDHE DITA

Propozoj që, kurdo të rihapet ajo shkollë, të marrë emrin e Tij… –

Unë, nuk jam krejt profet,
Se si vjen jeta, nuk e di,
Berbati do ketë një shkollë,
Ndryshe, nuk ka mundësi.

Ç’ka bjen e nesërmja,
Kërkush, nuk mund të flasë.
Çohet, Ndrec Ndue Gjoka?
Edhe (kjo), mund të ngjasë.
…!
Edhe (nese) “Komisari i Dritës”,
Mund të kthehet në Shkëlzen,
Sa profesor Sokoli, (i vendit),
Aty…, kërkush nuk vlen !!

Një ditë, ajo shkollë do të hapet,
Këtë e besoj, me shumë siguri,
I takon emri, “Sokol Zmajli”,
I kërkoj falje, pronarit, me tapi !
./.

11….”KUR TE VDES, MOS T’QOFSHA FALE…!”

Një profesor i nderuar, i meriton edhe këto vargje… –

…!
Një kangë e vjetër, ashikase,
Mes të dashurve, i ka këto fjalë:
“Këndoma kangën, sa t’jam gjallë,
Se kur të vdes, mos t’qofsha falë…”.
…!
E…, Sokol Zmajli, thellë në pleqëri,
Nuk e di, si ndjehet në Kosovë?
Fjalët e mia dalin nga shpirti,
Fjala e mirë, kurrë nuk asht vonë!
….!
Për ymrin, nuk duhet me thanë gja,
Jashtë kompetencave-nuk shkon,
Ndoshta vdesim, para Sokolit,
Unë, që shkruaj, e, Ti që po lexon!
./.

12. MOS MA (PARA)GJYKONI KETE CIKEL

Mos ma (para)gjykoni,
Këtë cikël me vjersha,
A thue, keq,
Apo, mirë, e shkrojta?

Mbani mend, Sokolin,
Profesorin në kali,
Them se, këtë shembull,
Nuk e ka krejt Bota !!
./.

13. UNE,THEM SE…!

Ndoshta, qetash, aty, asht’ ka rinisë jeta !

Nga buza e Valbonës,
Disa fshatra në at’ shpat,
Deri, në rrëzë-Shkëlzen,
Me sy, të doket ngat !

Krejt, e epra, ndër shtëpija,
Mbi Berbat, në mes ahishte,
Turistike…, dhe e “dyshimtë”,
Ajo kullë, do të doket ndryshe !

Atë fllad-bjeshke, plot oksigjen,
Mësuesi, u detyrua ta braktisë!
(…! Unë,them se…: ! ),
Në thembër të malit – Shkëlzen,
Rishtas, jeta, përsëri do të nisë!
./.

14. ME DY FJALE

Poemth’, në gjashtë rrjeshta… –

* * *
Një jetë,me sakrifica,
Në vend të vet,
I harruar !

Eshtë “Mësues i Popullit”,
Paçka,se,
I padekretuar !!

* * *

15….NESER !

…!,
Jo edhe shumë larg,
Edhe në Shkëlzen,
Do shkojë asfalti,
Do hyjë Interneti.

Them se,
Do ta arrijmë ditën,
Kur të ketë edhe teleferik,
Në at’ kamp pushimi- Açik !!

Do të ketë biznese,
Ashtu si dhe në fusha,
Bylmet bjeshke e gështenja,
Kosha,me molla kuqulushka ! *
…!
Për këto,e të tjera,
Mundësia dhe koha po vjen.
Punoi për to edhe Mësues-Sokoli,
Në ahishten e shpesht,nën Shkëlzen!
./.
*Kuqulushka=mollë karakteristike e rretheve të Gashit,Tropojë.
./.
Nju Xhersi, USA, 2011
E-maili: ZeqirLushaj@msn.com