Bledar Prifti, (Gazeta “Shekulli”, 23.04.2010)
A është shoqëria Shqiptare përgjegjëse për gjendjen në të cilën ajo është katandisur prej vitesh, apo mund t’i dedikojmë këtë gjendje paaftësisë së klasës së saj intelektuale? A ka, apo ka pasur, shoqëria Shqiptare një klasë të vërtetë intelektuale që t’i shërbejë interesave të kësaj shoqërie?
Nuk është e lehtë t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje, sepse përgjithësimi gjithmonë mbart me vete rrezikun që një rast i vetëm mund të hedh poshtë çdo pretendim. Ndaj, ky shkrim do të bazohet në një argument probabilistik, ku shanset për të mbrojtur një argument janë më të larta. Me pak fjalë, përgjigjja nuk inkludon çdo intelektual, por një numër të konsiderueshëm intelektualësh që dominojnë aferat e shoqërisë.
Dikush mund të tregojë një intelektualë të vërtetë, por unë mund të tregojë një mori intelektualësh fals, të cilët, fatkeqësisht, kondicionojnë dhe dominojnë aferat shoqërore, ekonomike dhe politike të shoqërisë. Besoj se intelektualët e vërtetë nuk ekzistojnë ose janë “specie” në zhdukje e sipër; ata ose janë të izoluar në aktivitetin e tyre, ose në rastin më të keq, janë asgjësuar nga regjimet dhe pushtetet.
Nuk flas këtu për intelektualë që flasin, lexojnë, dhe shkruajnë për të justifikuar të qenit intelektual, por për ata intelektualë që kanë ndikim direkt në aferat sociale dhe politike të vendit.
Dikush mund të argumentojë dhe pretendojë se intelektualët nuk janë gjë tjetër, por veç pjella të shoqërisë sonë dhe ndaj problemin duhet ta shohim tek shoqëria dhe jo tek klasa intelektuale. Këtu futet edhe argumenti që gjendja politike e një shoqërie, apo sistemi saj politik, pasqyron shpërndarjen autoritative të vlerave të një shoqërie.
Dhe kjo mund të jetë arsyeja primare se përse në shoqëri të ndryshme në mund të gjejmë sisteme të ndryshme politike. P.sh., kjo tregon se përse politika në vendet e Europës Lindore ka tendenca për të qenë komuniste dhe totalitariste, kurse ajo në vendet e Europës Perëndimore ka tendenca demokratike dhe gjithëpërfshirëse, apo përse është e vështirë të promovosh demokraci në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine në një kohë kur ajo është shumë e thjeshtë të promovohet në Amerikë dhe Kanada.
Ndaj, mund të themi se kur një shoqërie i mungon potenciali për të prodhuar një klasë të mirëfilltë intelektualësh dhe drejtuesish, atëherë kjo shoqëri është e destinuar të jetë në gjendje të përhershme anomalie, krize, çekuilibrimi, dhe regresi social dhe politik.
Dikush tjetër mund të argumentoj dhe pretendoj se klasa intelektuale është truri i një shoqërie që bën të mundur drejtimin, mobilizimin, dhe evoluimin e një shoqërie, dhe ndaj kjo klasë është përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria. Sa më i mprehtë, i shëndetshëm, dhe funksional të jetë ky tru aq edhe më e konsoliduar, e fuqishme, dhe e përparuar është ajo shoqëri të cilës ai tru i përket.
Ky argument bazohet në pretendimin që klasa intelektuale gëzon kredibilitet dhe posedon potencialin për të manipuluar dhe drejtuar shoqërinë. Këtë argument e gjejmë të mishëruar edhe tek teoria e “ligjit të hekurt të oligarkisë”, e cila thekson se nevoja teknike për lidership, aftësia e liderëve për tu organizuar dhe konsoliduar interesat e tyre, adhurimi që populli ka për këta liderë, ngurtësia, pasiviteti, dhe paaftësia e masave për tu organizuar, gjithmonë do të bëjnë të mundur që të gjitha format e organizimit, qofshin demokratike apo autokratike, të shndërrohen në oligarki.
Kjo oligarki nuk është gjë tjetër, por pjesa më dominuese e klasës intelektuale, apo e quajtur ndryshe “inteligjencia” apo klasa politike.
Ndaj, përsëri mund të shprehemi se kur një shoqërie i mungon një klasë e mirëfilltë intelektualësh, atëherë ajo shoqëri është e destinuar të jetë në gjendje të përhershme anomalie, krize, çekuilibrimi, dhe regresi social dhe politik.
Kjo gjendje kurrsesi nuk do të thotë mungesë oligarkie, “inteligjencie”, apo klase politike; ajo do të thotë (mos)përfaqësim të interesave të një shoqërie, dhe udhëheqje të kësaj të fundit, nga pseudo-intelektualë dhe një klasë politike antidemokratike.
Le të shkojmë pas në historinë e shtetit Shqiptarë dhe të shikojmë në mënyrë sipërfaqësore gjendjen dhe karakteristikat e elitës intelektuale.
Si fillim, dy dekadat që pasuan pavarësinë kombëtare tregojnë se vendi ynë nuk ka pasur një klasë të mirëfilltë dhe të konsoliduar intelektualësh, por një ndarje të tyre në dy apo më shumë kampe armiqësore dhe vendosje të tyre në shërbim të pushtetit të të gjitha sojeve dhe flamurësh.
Fatkeqësia më e madhe ka qenë se nga këto përplasje kanë dalë fitimtarë pseudo-intelektualët, autokratë dhe sharlatanë të tipit haxhiqamilist, të cilët shkatërruan dhe internuan intelektualët e vërtetë Shqiptarë.
Dekada tjetër që inkludon kohën e fillimit dhe të mbarimit të pushtimit fashist, na paraqet të njëjtën panoramë; përplasje dhe luftë të përgjakshme midis klasës intelektuale të vendit për të marrë dhe mbajtur pushtetin shumëngjyrësh. Dhe përsëri fitimtarë nuk ishin ata intelektualë me mëndje të ndritur dhe ide të dëlira, por ata pseudo-intelektualë sa finokë dhe sharlatanë aq edhe mizorë dhe diktatorial.
Në vazhdim, dekadat që do të pasonin çlirimin fashist të vendit do të na paraqisnin një panoramë edhe më të zymtë dhe të diabolizuar të intelektualit Shqiptarë. Përsëri kishte triumfuar ajo që Lenini e quante “inteligjencia”, ajo klasë intelektualësh e vendosur në shërbim të pushtetit diktatorial dhe që do të udhëhiqte proletariatin Shqiptarë “nga fitorja në fitore”.
Nuk mund të injorohet fakti se gjatë kësaj kohe, intelektualët e vërtet u eliminuan, internuan, apo u izoluan në mënyra hermetike. Inteligjencia, apo (pseudo)intelektuali Shqiptar, ishte në krye të partisë duke i dhënë jetë dita ditës, për më shumë se 45 vjet, sistemit të egër komunist. Asnjë sistem nuk mund të jetonte kaq gjatë pa mbështetjen e “inteligjencës” dhe pasivitetin (dhe mbështetjen) e mbarë shoqërisë.
Të vetmit antikomunist mund të quhen ata që patën kurajën të përballeshin më komunizmin. Të gjithë të tjerët, në veçanti intelektualët e atëhershëm, sot i detyrohen një apologji të madhe të gjithë të persekutuarve politik për ato duartrokitje (dhe mbështetje direkte apo indirekte) që i jepnin “partisë dhe shokut Enver”.
Dhe ja ku vijmë tek dy dekadat post-komuniste. Intelektuali Shqiptarë përsëri në ballë të shoqërisë për ta drejtuar atë “nga fitorja në fitore”. Por për kë të flas më parë, për intelektualët në politik, atë në administratë, apo atë në shoqëri, që në pjesë dominuese i përulen dhe i shërbejnë pushtetit si qëmoti?
Të flas për deputetët dhe kryetarët që nuk dinë të lexojnë e flasin por që dinë mirë të numërojnë paratë e korrupsionit, për ata drejtorë dhe shefa që punësojnë në këmbim të zarfit me para, për ata profesor-doktorë që marrin leket në zarf nga studentët dhe kopjojnë punët e të tjerëve, për ata doktorë që të shikojnë nga duart, për ata historianë me shumë histori, për ata mësues që nuk të mësojnë, për ata shefa dhe polica që më shumë thyejnë sesa zbatojnë ligjin, për ata studiues pa studime, apo për të gjithë ata intelektualë që dalin e krekosen nëpër ekranet e televizioneve dhe në jetën publike, por që nga ana tjetër gjithmonë gjen dikë që tregon me gisht se i ka blerë këta intelektualë duke u dhënë zarfin me paret e korrupsionit?
Por pjesa më impresionuese janë ata intelektualë që bëjnë analizën e politikës Shqiptare. Arsyeja që i ndaj analistët politik nga të tjerët, nuk është se janë më të mirë apo më të këqij nga intelektualët e tjerë, por, sepse ata janë një konglomerat intelektualësh të të gjitha fushave të jetës që kanë influencë direkte mbi politikën Shqiptare.
Analisti politik mund të jetë si inxhinier ashtu edhe gazetarë ose si biznesmen ashtu edhe politologë. Në fund, të gjithë do të jenë duke dhënë “leksione” politike mbi demokracinë dhe mirëqeverisjen.
Por, duhet pasur parasysh se edhe të qenit politologë apo njohës i politikës nuk e bën dikë domosdoshmërisht një analist të vërtet politik. Në media kemi parë politologë dhe pedagogë të shkencave politike (madje edhe drejtues të institucioneve të arsimit) të cilët, në kohezion, bëjnë analiza politike absurde, duke injoruar problemet reale edhe principet më bazë të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Për sa i përket situatës aktuale të politikës, shumë nga këta politologë dhe analistë nuk shqetësohen për vjedhjen dhe manipulimin e votës së lirë dhe drejtimin autoritar të pushtetit nga ana e Sali Berishës, por fillojnë ligjërojnë për mënyrën e drejtimit të opozitës nga Edi Rama. Këta analistë dhe politologë nuk shikojnë nga drejtësia dhe demokracia, por nga hakmarrja dhe autokracia.
Këta analistë nuk shqetësohen për bërjen e transparencës së zgjedhjeve dhe fenomenin “Ruzhdije” të demokracisë Shqiptare, por si gratë e liga shkojnë nga një televizion në tjetrin dhe nga një gazetë në tjetrën për të rrëfyer fjalët e filxhanit të kafesë apo profecitë e tyre Nostradamusiane në lidhje me hipotezat se si do të sillej Rama nesër si kryeministër.
Po këta politologë e analistë nuk flasin për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe politike të Shqiptarëve, por merren me hallet e hamenduara partiake dhe familjare të Ramës.
Dhe përfundimi është krijimi dhe gjenerimi i një shteti diktatorial dhe autoritar, ku shtetit uzurpohet nga pushteti që se ka për gjë të shesë sovranitetin dhe ujërat territoriale kombëtare për interesa të pushtetit, ku popullit i tjetërsohet vullneti, i mohohet transparenca e vullnetit të tij, i vidhet buka, i vidhet toka, i prishet shtëpia, i merret jeta dhe katandia, ku njerëzia mërmërit dhe nuk guxon të shajë mbretin Berishë nga frika e ndëshkimit, ku opozita dhe mbështetësit e saj persekutohen dhe u mohohet e drejta kushtetuese e transparencës, ku opozita “de facto” privohet e drejta për të folur në parlament, ku përfaqësuesit të popullit i mbyllet goja si në kohën e komunizmit, ku të marrësh një punë në administratë duhet të jesh anëtar i partisë Berishiste, ku teknokrati nuk i betohet shtetit, por Berishës, ku të hapësh biznes duhet të jesh i lidhur dhe t’i shërbesh familjes së pushtetit, ku të rinjtë dhe të rejat të dalë nga bankat e shkollës nuk mund të fillojnë një karrierë po nuk u anëtarësuan në familjen neofashiste ata ose familjarët e tyre, dhe ku e ardhmja nuk premton asgjë tjetër, por veç një të shkuar të zezë.
Dhe brenda kësaj vorbulle të frikshme gjenden të përfshirë mijëra e mijëra (pseudo)intelektualë. Aty janë politikanët, deputetët, drejtorët, shefat, analistët, politologët, media, biznesmenët, administratorët, zyrtarët, teknokratët, doktorët, shkencëtarët, studiuesit, oficerët, mësuesit, bile edhe historianët. Gjenden aty për të vazhduar ritualet e tyre në shërbim të pushtetit (jo shtetit) ashtu si qëmoti.
Ashtu si brezat e tyre paraardhës, këta intelektualë kontribuojnë në mbajtjen e kësaj shoqërie në krizë dhe regres social dhe politik të vazhdueshëm. Kjo krizë dhe ky regres social, ekonomik dhe politik vërteton dështimin e radhës së intelektualit shqiptar për të mbrojtur dhe t’i shërbyer interesave të shoqërisë shqiptare.
Z. Bledar !
Kush eshte pergjegjes per gjendjen ne te cilen ndodhet Shqiperia, Shoqeria shqiptare apo ajo, qe ju e quani Klasa intelektuale?
Perse intelektualet tane ju i quani deshtake?
Ju vete e quani ate, klasen intelektuale, truri i shoqerise, qe gezon kredibilitet dhe posedon potencial per te manipuluar dhe drejtuar shoqerine.
Pastaj flisni per te gjitha llojet e pseudointelektualeve dhe me kete kerkoni te mbuloni me akuza edhe intelektualet e vertete.
Pastaj flisni kunder Berishes dhe kunder atyre analisteve, qe nuk ta trajtojne mire Ramen.
Zoti Bledar, ju doni te beni nje analize politike per Inteligjencen, dhe pastaj flisni si ata analiste qe kritikoni vete ne analizen tuaj:qe japin “leksione” politike mbi demokracine dhe mireqeverisjen.
Pyetjet qe duhej te beje dhe çeshtjet qe duhej te analizoje, sipas meje duhesh te ishin keto:
– Pse inteligjenca e vertete eshte spostuar nga politika?
– Pse nje pjese e inteligjences ja mbathi jashte shtetit?
– Pse ajo pjese qe rri ne Shqiperi eshte e paralizuar?
– Pse ajo pjese e perfshire ne politike eshte e korruptuar?
– Pse inteligjenca eshte ne gjunje para politikes?
– Pse inteligjenca e vertete eshte e shperfillur, e spostuar dhe nuk aktivizohet nga pushteti?
Pergjigja e ketyre pyetjeve dhe analiza e tyre do ta kishin bere analizen tuaj te vlefshme, por te thuash qe kjo eshte tavoline dhe ajo eshte gazete, s’ka nevoje per kurajo.
Jam i sigurte qe e dini thenien e Vaclav Havelit :
“Intelektuali i vertete, ky humbes i perjetshem”
Eshte e lehte te flasesh per Pathosin, Ethosin, Logosin, por ky popull eshte i lodhur me ata, qe jo vetem nuk e ndihmojne por e fusin akoma me keq ne vorbulla te paqarta politike.
Morali eshte nje art, ai eshte nje nga mashtrimet me dinake dhe perfituese. Morali njerezor nuk eshte gje tjeter, veçse nje fraksion i egoizmit.
“La vita e sogni sono pagine di uno stesso libro, leggere attentamente vuol dire vivere, sfogliare a casaggio vuol dire sognare”
Shopenhauer thote: “Ata qe Kombinojne diskutime te veshtira, te paqarta, dhe te dykuptimta sigurisht nuk e dine aspak se çfare duan te thone, por kane vetem nje bindje te erret qe po sforcohet per te gjetur nje mendim, qe shpesh ata ia fshehin vetes edhe te tjereve, qe nuk kane asgje per te thene.”
—— shënim ——
Agim,
për të kuptuar se si injoranca sundon mbi intelektualët shqiptarë, eja në Shkodër dhe provo të merresh me politikë, provo ta zëmë të kritikosh mënyrën se si qeveriset Shkodra dhe komunat nën klanin e Jozefina Topallit, pastaj të shohim se sa gjatë do të kalojë deri sa të kuptosh metodat barbare, që përdor Jozefina me kalecët e fuksat e saj, për të bërë zap cdo qënie të gjallë, që thotë një mendim më të zgjuar se ajo, ose që konteston formën e drejtimit të saj, apo që synon të ruajë paratë publike që gllabërohen nga banda e saj… Pastaj do të kesh të drejtë të flasësh, se pse nuk bëhen protagonistë sa duhet intelektualët shqiptarë. Sepse Berisha, Jozefina apo Lorenc Luka nuk janë intelektualë se pse kanë zënë një post politik…
Arbeni
Z. Arben, nuk di cili Arben je, por po te kthej pergjigje.
Injoranca sundon mbi intelektualet tane sepse tek neve nuk ka respekt per te drejten, moralin, etiken e keshtu me radhe deri u vetezgjodhen, duke deklaruar se ata ishin me te perndjekurit e sistemit te kaluar, duke harruar se nen ate diell jemi pjekur dhe neve.
Problemi eshte ç’duhet bere ?
Dhe une te them qe gjerat duhet te zgjidhen qe ne gjeneze. Gjeneza eshte:
– Kush duhet te jete ai qe duhet te perfaqsoje ty edhe mua? Inisiativa popullore eshte nje nga mjete e demokracie direkte.
————–
Unë jam Arben Cokaj, gazetar dhe analist, dhe dua të them, se nuk ka rëndësi kush jam unë apo ti në këtë rast, (se emri yt është disi i përgjithshëm, nuk e di nëse është i vërtetë, pasi nuk të njoh…), por po diskutojmë për fenomenin – ajo që thua ti nuk është se është e pavërtetë, por disi teorike.
Praktikisht, Jozefina në Shkodër e ka rrethuar veten me njerëz të nivelit të saj, me shkolla gjysmake, që kanë komplekse e urrejtje më shumë se tru.
1. Lorenc Luka një njeri i ulët moralisht, drejton Bashkinë e Shkodrës, dhe vjedh si në pronën e shkaut, për vete dhe për Jozefinën – vetëm mbulimi me bar i shatërvanit në qendër të Shkodrës, mbjellje e barit me farë, që mund të ishte bërë për më pak se 10 milionë lekë të vjetra, i ka kushtuar tatim-paguesve shqiptarë 270 milionë lekë të vjetra, kur mbuliomi me bar special i stadiumit Uembli, kushton rreth 80 mijë Sterlina. Hiqet si anti-komunist, por largimin e 5 heronjve nga qendra e qytetit nuk e ka bërë për këtë arsye. E ka bërë sepse largimi i tyre, që mund të kishte kushtuar 300-400 mijë lekë të vjetra, i ka kushtuar tatim-paguesve shqiptarë 30 milionë lekë të vjetra. Vjedhin shuma marramendëse këta, jo cikërrima.
Eja tani ti e bisedo me ta, që sa të thuash dicka më të mencur se Jozefina, ajo të ka vu fuksat dhe shërbimin sekret në shpinë, e fillon e të dëmton marrëdhëniet e tua me njerëz… nuk ka rëndësi nëse je me të, apo kundër saj.
2. Zef Hila drejton komunën e Bushatit, një magazinier ushtarak që u ka vjedhë ushtarëve groshën e makaronat, është krimbur në para tani, dhe banorët e quajnë të suksesshëm, se ai u ka shtruar atyre disa rrugë si në Afganistan, packase, kostoja e rrugëve është sa në Gjermani.
3. Në Malësi të Madhe, Jozefina ka Fredi Sterkaj, që është edhe kryetar i PD-së atje. Vjedh edhe ndihmën sociale të banorëve të komunës së tij, për të paguar paratë e avokatit të të vëllait, që ka në burg për drogë në Itali. Në komunën e tij të Shkrelit, policia ka gjetur 82 mijë rrënjë Canabis Sativa (hashash), shumicën e të cilave, i ka mbjellë ai me të vëllanë. Kur ishte Ahmet Prenci Drejtor Policie në Shkodër, ai bënte tregëti të këtyre lëndëve edhe me Fredin, dhe një pjesë të parave i merrte edhe Jozefina, e cila ka bërë një vilë pushimi në Razëm, ku lë edhe një roje atje dhe kur ajo do që të paguajë rojen, i thotë “shko merri paratë tek Fredi, apo tek Faik Curri (një biznesmen lokal që mbahet si dorë e saj)…” etj.
Unë jam marrë me Jozefinën me disa shkrime, pasi më ka detyruar vetë, me ndërhyrjet e saj brutale e barbare në punët e mia, por sa të ketë pushtet në dorë, ajo është e rrezikshme. Ata nuk ikin vetë, duhet dikush t’i rrëzojë… Prandaj duhet parë realiteti me sy. Kush mund t’i rrëzojë? Vetëm Edi Ramja në këtë rast është realisht kundër kësaj të keqeje… Dhe Hervin Culi thotë, “duhet të dalinm në shesh, jo për Ramën, por për vete.”
Unë jam dakord me të. Nuk ka rrugë tjetër, vetëm rotacioni e lufton të keqen në Demokraci. Edhe Edi e di, se nëse bën si këta, nëse vjedh paratë publike me barbarizëm si Jozefina me klanin e saj, atëherë i vjen dita edhe atij që të ikë me ceremoni, sic i ka ardhur koha Berishës që të ikë… Nuk mund ta mbajmë as unë as ti, se populli nuk ka bukë për të ngrënë…
Z. Arben Cokaj, te pershendes!
Historia e njerezimit eshte historia e nje lufte, por jo e nje lufte ekonomike, por e nje lufte politike.
Eshte lufta e nje pakice qe do te vazhdoje te jete klasa politike dhe e nje tjeter pakice, qe kerkon te behet klasa politike.
Njeriu per t’ju bindur nje komande kerkon nje justifikim.
Kush ka te drejten e votes duhet te vendosi ne zgjedhjen e elites.
Dhe ne nje sistem perfaqsimi, ne realitet nuk jemi ne qe i zgjedhim perfaqsuesit tane, por jane perfaqsuesit tane qe na bejne t’i zgjedhim neve.
Elektorati vendos, por jo mbi perfaqesuesit.
Po e mbyll pershendetjen time me fjalet e WALT WITMAN: Shpesh e kemi stampuar fjalen demokraci, e megjithate nuk do te lodhem te perseris qe eshte nje fjale ne te cilen sensi real eshte akoma i fjetur, nuk eshte zgjuar akoma, megjithe rezonancen e furtunave te terbuara nga te cilat vijne rrokjet e saj, nga penat apo gjuhet.
Eshte nje fjale e madhe, historia e se ciles, supozoj, nuk eshte shkruar akoma, sepse ajo histori duhet me perpara qe te behet realitet.”
Por nuk mund te rri pa shtuar ate qe thote MONTESQUIEU:
“Kushdo qe ka pushtet eshte i prirur te abuzojë, ai shkon deri aty ku gjen nje pengese…”
Inisiativa popullore eshte institucion i demokracise direkte. Le te perfundojë kjo inisiative me nje peticion autoriteteve. (“peto”- kerkoj per te marre )
Neni 81/1 i Kushtetutes sone, mjaftojne 20.000 firma.
—————
E kush ta merr në dorë peticionin se? – Jozefina… Fatkeqësisht nga sa sheh ti tani në Shqipëri, cështja është më e ndërlikuar, njerëzit vuajnë për të siguruar gjërat elementare, ndërsa një derdimene me shkollë false, e rrethuar nga mbështetës po me shkollë false, lëvrojnë milionat tona, e na vënë në gjueti shtrigash nga disa injorantë, që nuk njohin ligj, por vetëm urdhëra nga lart.
Kur tjetri nuk ka bukë për fëmijët e tij, nuk i hyn teorisë, synon ta zgjidh cështjen menjëherë… prandaj Berisha e Topalli tani kanë frikë më shumë se kurrë nga organizimet popullore, të cilat mund të ndikohen më shumë nga histeria kolektive dhe mund të bëhen të pakontrolluara, sesa nga arsyeja e qetësia.
Arbeni
Comments are closed.