PERSEKUTIMI POLITIK DHE SEKSUAL

0
44

Sokol PEPUSHAJ

Qeveritë shqiptare, të gjitha, nga rrëzimi i diktaturës komuniste e këtej, ende nuk e pastruan ndërgjegjen e shoqërisë, duke hapur dosjet e sigurimit të shtetit dhe duke shpërblyer viktimat e pafajshme. Themi duke shpërblyer viktimat, pasi vetë ish të persekutuarit, jo pak herë kanë ngritur zërin se nga ligji i dëmshpërblimit kanë përfituar edhe persekutorët. Në këtë vështrim, si ligji i parë që nuk po gjen modelitetet, që të mos preken ata që drejtojnë në Olimp, pasi duket kanë qënë me dosje, si i dyti për dëmshpërblimin e viktimave, po zvarriten tash 18 vjet, me panolina nëpër këmbë.

E bëmë këtë parantezë për të dalë në një çështje që Shqipërisë mund t’i kushtojë shtrenjtë, jo vetëm në aspektin e devijimit të moralit, por edhe atij financiar pas miratimit të ligjit për homoseksualët nga qeveria Berisha. Ky ligj, kaloi shumë shpejt dhe pa debate. Një ligj që po të votohej në popull, kushdo e di se nuk do merrte vota as sa në një komunë partia e qeverisë që e kaloi.

Eshtë artikuluar shpesh se ishte nje kërkesë e BE-së.
Unë për vete kam të drejtë të mos bindem fare, pasi në gjithë Eurozonën janë vetëm Holanda, Danimarka, Belgjika dhe Portugalia, që e kanë miratuar ligjin në fjalë, ndërsa spiunë të sigurimit të shtetit dhe kriminelë të njerëzimit nuk di shtet në botë ti ketë jo më të zgjedhur, por as të emëruar.

Ata që e miratuan ligjin, në paçin kaq ndjeshmëri për prapanicat e ca njerëzve, të paktën të hapin edhe dosjet e krimeve komuniste, të qetësojnë ndërgjegjet e viktimave të diktaturës.

Pse ky paralelizëm, mund të thotë dikush?

Ata që preken në njërën linjë, besoj se preken edhe në linjën tjetër. Se shiko, edhe homot tashmë kanë të drejtë të kërkojnë hapjen e dosjeve, të dinë përsekutorët e tyre. Edhe ata kanë vuajtur dënime me burg pikërisht për veprimtarinë e tyre aso kohe të paligjshme, sikundër të dënuarit e ndërgjegjes.

Të dyja palët i kanë spiunuar të njëjtit spiunë, i kanë hetuar të njëjtit hetues, i kanë akuzuar të njëjtit prokurorë dhe dënuar të njëjtit gjyqtarë. Aso kohe, spiuni ruante pas gardhit çfarë bisedojnë dy vetë dhe raportonte o tek partia, o tek organizata e rinisë, o tek policia, o tek sigurimi i shtetit, sikundër po ai spiun shkonte nëpër banjot publike dhe shihte ca zhgarravina nëpër mure, ku homot mund të linin takime, dhe raportonte po o tek partia, o tek organizata e rinisë, o tek policia, o tek sigurimi i shtetit.

Ku është ndryshimi pastaj mes te dënuarve të ndërgjegjes dhe të dënuarve seksualë? Të dy palët kanë vuajtur dënime të padrejta asokohe. Kanë shkelur ligjet e Enver Hoxhës.

Por sot, në realitetin që politikëbërësit e ligjbërësit bëjnë sikur trokasin në dyert e Europës, a mendon ky shtet se ka bërë një ligj tepër të parakohshëm dhe nëse një qeveri tjetër nuk merr përsipër abrogimin e tij në momentet e para të pushtetit, Shqipëria mund të ketë pasoja jo të vogla?

Me zë të butë, Edi Rama, në fakt e ka kundërshtuar këtë ligj, pasi nuk ka marrë asnjë votë të majtë, përjashto Ilir Metën.

Që të mos keqkuptohemi, nuk kam asgjë kundër lirisë së jetës së tjetrit, pasi gjithkush në këto kohë moderne duhet të mos e paragjykojë tjetrin, sa kohë që nuk prek privatësinë tënde. Ne po, kemi të drejtën tonë ta kundërshtojmë një vendim qeverie që nuk mbush interesa të një shumice, qoftë edhe të thjeshtë. Kjo, mendoj është një temë që kërkon debat për një shoqëri ende në tranzicion, për një shoqëri të varfër dhe me shumë probleme.

Tentativat e homoseksualëve nuk mund të themi se kanë qënë në një fazë të tillë që të trondisin qeverinë, që ta detyrojnë atë të miratojë ligjin për martesat brenda gjinisë. Gjithsesi, kjo është një temë disi e koklavitur dhe problemet e prostitucionit mund të përmasohen, duke u bërë problem i madh në një popullsi të vogël.

Që njeriu mund ta shfrytëzojë si të dojë trupin e vet me momente të pakontrollta të shfrenimit, mbase tashmë është një konkluzion i pranuar për shumë kënd në këtë botë kaq të madhe, e kaq të vogël. Por pika ku njerëzimi persiatet, është formësimi për ta bindur njeriun e shfrenuar të mos prodhojë ndryshime antropologjike, pavarësisht ndonjë sjelljeje të tek-tukshme të një pakice me prirje kafshërore. Një ligj që nuk e pranon shoqëria nuk mund ta zgjidhë kurrsesi në thelb problemin, tashmë të shumëpërbuzur dhe të papranuar nga shtete si fjala vjen Gjermania, Franca, Italia, Anglia, Greqia…, nga gati tërë Bota.

Por, ajo që ne ngrejmë në këtë shkrim është se ky Kuvënd, pasi ka miratuar ligjin e martesave brenda gjinisë, kur do e fusë në procedurë edhe dëmshpërblimin e të persekutuarve seksualë?! E, nëse këtë ligj ky Parlament e kalon, si do ndihen ish të dënuarit politikë, që ende sorollaten zyrave me shkresurina nëpër duart bosh?!