Përse unë nuk jam krenar që jam shqiptar

0
30

Nga Elliot Sacchi, 3 gusht 2012

Shumȅkush mund tȅ irritohet menjȅherȅ sapo tȅ lexojȅ kȅtȅ titull dhe pikȅrisht kȅtu fillon arsyeja e mos-krenarisȅ time, tek mȅnyra se si ne reagojmȅ gjaknxehtȅsisht pa i shkuar gjȅrave deri nȅ fund. Kohȅt e fundit gjithȅkush me njȅ logjikȅ normale, vȅren se Shqipȅria ȅshtȅ kthyer jo vetȅm nȅ vendin e çudirave, ku ndenjtja nȅ ujȅ pȅr mȅ shumȅ se 140 minuta merret si njȅ arritje “politike”, por edhe nȅ vendin ku jeta e njeriut nuk vlen pavarȅsisht sa i pasur ose i zgjuar je.

Mosqenia krenar lidhet me faktin se nȅ vendin tone po tȅ gȅrvishtȅsh pa dashur njȅ makinȅ pȅrfundon nȅ varr, po tȅ futet lopa ose delja nȅ oborrin e komshiut pȅrfundon nȅ varr, po tȅ ngresh zȅrin pȅr taksȅn e ashensorit pȅrfundon nȅ varr, po tȅ kȅrkosh tȅ ndash vijȅn e ujit, pronȅn pȅrfundon nȅ varr, po tȅ ndȅrtojȅ qeveria bisnes afȅr shtȅpisȅ mund tȅ pȅrfundosh nȅn gȅrmadha, po tȅ ngresh zȅrin kundȅr bashkisȅ pȅrfundon i rrahur e tȅ tjera raste tȅ panumȅrta si kȅto. Mosqenia krenar gjithashtu vjen dhe nga fakti qȅ shumica nuk arrin dot tȅ kuptojȅ as tȅ drejtȅn e tyre minimale: protestȅn.

Nȅ tȅ gjithȅ kȅtȅ amulli tȅ krijuar nga politika e mbrapshtȅ e Sali Berishȅs me jeniçerȅt e tij nȅ kȅto njȅzet vite, ne nuk kemi arsye tȅ jemi krenar qȅ jetojmȅ nȅ Shqipȅri, e megjithatȅ nacionalizmi sot ȅshtȅ kthyer nȅ njȅ strehȅ ku ne kȅrkojmȅ tȅ fshehim paaftȅsinȅ tonȅ pȅr tȅ qeverisur vetveten. Kohȅt e fundit njȅ lȅvizje qȅ nȅ fillim nuk u bȅnte dot politike pȅr shkak tȅ qȅnies sȅ kryetarit tȅ saj nȅ njȅ post publik nga ku ai bashkȅ me tȅ tjerȅ arriti tȅ shkatȅrrojë ate qȅ vetȅm fjala i ka ngelur drejtȅsi, ȅshtȅ sot duke pȅrdorur njȅ pjesȅ tȅ pakȅnaqur tȅ shoqȅrisë per tȅ marrȅ vota nȅ zgjedhjet e ardhshme.

Natyrisht ȅshtȅ e drejta kushtetuese e kujtdo tȅ krijojȅ parti e tȅ ftojȅ njerȅzit tȅ votojnȅ pȅr alternativen qȅ paraqet, por nȅ kȅtȅ rast ekstremizmi qȅ Aleanca Kuq e Zi po tregon, mendoj se kjo force ȅshtȅ njȅ rrezik pȅr integrimin Europian dhe tȅ ardhmen. E kaluara gri e Kreshnik Spahiut, zgjedhja e tij nga regjimi i Sailut nȅ krye tȅ drejtȅsisȅ dhe mospranimi kategorik pȅr tȅ bȅrȅ koalicion me njȅ forcȅ progresiste siç ȅshtȅ Partia Socialiste, e bȅn kȅtȅ forcë ose tȅ paaftȅ pȅr tȅ bȅrȅ politikȅ ose njȅ LSI qȅ do tȅ mbledhȅ atȅ votȅ qȅ Saliu nuk e mbledhȅ dot vetȅ.

Kjo forcȅ po luan qorrazi pa asnjȅ vizion me ndjenjȅn kombȅtare dhe po na kȅrkon tȅ jemi krenarȅ pȅr dȅshtimin tonȅ sepse gjoja qenkȅrshka mȅ e rȅndȅsishme tȅ sulmojmȅ qorrazi pa asnjȅ shkak tȅ mirȅfillte njȅ fqinj si Greqia ku varet njȅ pjesȅ e mire e ekonomisȅ Shqiptare se sa tȅ shqetȅsohemi se pikȅrisht drejtȅsia qȅ Kreshniku e bȅri lesh e li ka rȅnȅ bashkȅ me shtetin. Qȅ tȅ kesh luksin tȅ merresh me mullinjtȅ e erȅs se nacionalizmit do tȅ thotȅ se ke njȅ bazȅ tȅ forte ne shtetin amȅ, ku drejtȅsia funksionon, mirȅqenia ȅshtȅ nȅ nivelet optimale dhe ku njerȅzit nuk kanȅ me se tȅ merren dhe i kthehen frymȅs nacionaliste.

Ne fakt ajo qȅ AK nuk arrin tȅ kuptojȅ ȅshtȅ se hapi i pare i nacionalizmit ȅshtȅ konsolidimi i shtetit ku drejtȅsia luan njȅ rol tȅ rȅndȅsishem, pa kȅtȅ baze nuk ke se si kȅrkon bashkimin e trojeve Shqiptare. Futja e Shqipȅrisȅ, Kosoves, Malit tȅ Zi dhe Maqedonise nȅ Bashkimin Europian automatikisht bashkon tȅ gjitha trojet Shqiptare madje dhe Camerine dhe ȅshtȅ nȅ dorȅn tonȅ pas kȅsaj tȅ manaxhojmȅ hapsirat qȅ na jep ky bashkim. Kjo ȅshtȅ e vetmja rrugȅ qȅ do tȅ bashkojȅ realisht Shqiptarȅt dhe jo sulmet qorre dhe pa adresȅ kundȅr njȅ vendi tȅ Bashkimit Europian ku duam tȅ integrohemi.

Per kȅto arsye Aleanca Kuq e Zi jo vetem qȅ ka zgjedhur njȅ rrugȅ qorre por gjithashtu refuzon tȅ bashkoje forcat me tȅ gjithȅ kundȅrshtarȅt e qeverisȅ sȅ sotme e cila ȅshtȅ e vetmja pengesȅ nȅ rrugȅn drejt Europȅs. Pȅrpjekja e kȅsaj force pȅr tȅ na bȅrȅ krenar pȅr vendin tonȅ tȅ shkatȅrruar, tȅ vjedhur e tȅ masakruar, ȅshtȅ njȅsoj si pȅrpjekja e Saliut pȅr tȅ na shitur varfȅrine tone tȅ tejskajshme si mirȅqenie dhe unȅ nuk jam krenar.

Nuk jam krenar qȅ ne nuk ngrihemi dot tȅ protestojmȅ pa pritur tȅ na organizojnȅ politikanȅt, nuk jam krenar qȅ ne ngasim makinat si tȅ çmendur duke vrarȅ njȅri tjetrin, nuk jam krenar qȅ jemi gjaknxehtȅ e nuk dimȅ tȅ hapim rrugȅ, nuk jam krenar qȅ nuk dime tȅ themi tȅ lutem dhe faleminderit, nuk jam krenar qȅ vjedhim vendin tone, nuk jam krenar pȅr Lazaratin, nuk jam krenar pȅr mos reagimin popullor ndaj shkatȅrrimit tȅ ambientit, nuk jam krenar qȅ kryeministri vret nȅ Gȅrdec dhe qȅndron nȅ pushtet tȅ vrasȅ pȅrsȅri dhe nuk jam krenar pȅr shumȅ e shumȅ tȅ tjera si kȅto.

Unȅ do tȅ jem krenar kur ne qytetarȅt Shqiptarë tȅ marrim nȅ dorȅ fatet e mohuara nga politika e mbrapshtȅ, do tȅ jem krenar kur ne tȅ mos jemi xhelozë tȅ njȅri tjetrit dhe kur tȅ çbȅjmȅ tȅ gjitha ato qȅ kemi bȅrȅ gabim nȅ kȅto vite tȅ errȅta tȅ historisȅ pas-komuniste. Nuk ka Sali Berishë qȅ tȅ na ndalojȅ tȅ kȅrkojmȅ liri-demokraci edhe njȅherȅ si ne 1990 nȅ qoftȅ se jemi tȅ gjithȅ bashkȅ, vetëm atȅhere unȅ do tȅ jem krenar qȅ jam Shqiptar.