Përse shkuan ministrat e LSI tek universiteti Kristal?

0
39

Nga Mentor Kikia, 07 Korrik 2012

Tiranë – Para disa muajsh në gazetën IDEA publikuam një lajm, bazuar në CV-në e zëvendës ministres së arsimit Nora Malaj, që ndodhej në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, e që e tregonte se zonja Malaj punonte si shefe e departamentit të çështjeve sociale në universitetin privat Kristal.

Nora Malaj reagoi atë kohë me një artikull shumë të gjatë, mbushur me sulme dhe mllefe kundër rracës së gazetarëve sepse ishte prekur rëndë në sedër. Gabimi kishte qenë se Nora Malaj kishte punuar atje, në atë të detyrë, por kur mori detyrën e zv/ministres e kishte dhënë dorëheqjen por harroi të korigjonte CV-në në faqen zyrtare të ministrisë.

Gjithësesi Nora kishte qenë atje kur universiteti shiste diploma e kur studentët vinin e regjistroheshin direkt në vitin e dytë apo të tretë. Ajo mund të ketë qenë në dijeni të këtij mashtrimi me përmasa penale, por nuk u largua nga universiteti siç bëri një mësues i vërtet para saj, kur i kërkuan të merrte pjesë në një mashtrim të madh. Megjithatë, mënyra se si ajo reagoi na bëri të kuptojmë se Nora ishte fyrer seriozisht, pasi morali i saj prej mësueseje të vjetër ishte cënuar rëndë në sytë dhe veshët e mijëra nxenësve që kanë dalë nga duart e saj.

Por të premtem pashë se Norës nuk ia ndjente fare për këto, as për moral e as për sedër. Nora i hipi makinës dhe shkoi sërish atje tek Kristali, “tek vendi i krimit”, bashkë kolegun e saj, ministër të shëndetësisë, Vangjel Tavo. Shkuan tek Kristali dhe folën në një auditor pikërisht për sukseset e arsimit të lartë privat, folën për arritjet e medha të Kristalit. Zëvendës ministrja e arsimit shkoi atje edhe pse Ministria e Arsimit është duke bërë një hetim pikërisht tek Kristali për shitjen e diplomave, për diplomën e Enzo Bossit dhe shumë bosërve shqiptarë që mund ta kenë marrë diploman në të njëjtën mënyrë. Zëvendës ministrja e arsimit shkoi atje, edhe pse ministria ku ajo drejton ia ka pezulluar licencen asaj shkolle për shkak të mashtrimeve që ka bërë me lëshiminm e diplomave. Në çdo normal, mësuesit me cipë do të kishin ikur në shenjë revolte nga një institucion që në të paktën një rast është vërtetuar se kë bara fabrikim diplomash.

Por Nora Malaj, që duhet të dije shumë më tepër se net ë tjerët se çfarë është bërë aty, sëbashku me kolegun Tavo, shkuan atje për ta pastruar sa të mundin imazhin e kësaj shkolle, për të reklamuar sa të mundin imazhin e kësaj shkolle. Por çfarë i shtyu të shkojnë atje?

Unë jam tërësisht i bindur se nuk kanë shkuar me vullnetin e tyre të lirë, as se janë të bindur se ajo është një shkollë model të cilës i duhesh referuar. Madje mund të jenë ndjerë edhe keq kur kanë shkuar atje, por kanë qenë të detyruar, ka qenë detyrë partie ajo punë. Dhe në këtë vend detyra e partisë është e shenjtë, aq e shenjtë sa ç’ishte edhe për zjarrfikësin Isuf Plloçi, i cili ndërsa po digjej nga zjarri, hengri teserën e PPSH, që të mos digjej bashkë me rrobat e tj. LSI njihet per lidhje të ngushta me këtë shkollë të lartë dhe tashmë në prag zgjedhjesh, bashkëpunimi intesifikohet dhe Meta e ka për detyre që resureset e tij qeveritare t’i përdorë në shërbim të biznesëve “partnere”. Paçka se në këtë rast kemi të bëjmë me një shkollë që bëri pis jo vetem behten por tërë sistemin, dhe jo vetëm në Shqipëri.

Megjithatë zonja Malaj nuk duhej të kishte shkuar atje, pavarësisht detyrës së partisë. Ajo është një mësuese e vjetër, është numri dy i Ministrisë së Arsimit. Kjo është sikur zëvendës ministri i Brendshëm të vizitojë një njeri që është në arrest për një krim. Eshtë njësoj sikur zëvendes ministri i Mjedisit të vizitojë në burg një njeri që është akuzuar për shfarosjen e pyjeve. Por nuk ka gjë, zonja Malaj është vrima e fundit të kavallit për të dhënë dorëheqjen si pasojë e një veprimi abuziv me detyrën.

Këtu doza e maskarallëkut është trashuar kaq shumë, sa e keqja nuk ka fund dhe njësi matëse dhe çfarëdo që të bësh eklipsohet nga një tjetër edhe më e madhe. Kështuqë Nora, riktheu tek Kristali, fillo të japësh sërish mësim dhe merr një pagë shtesë se ky do të jetë korrupsioni më i madh që do të bësh ti në atë ministri.